Drejtori i përgjithshëm i kryeqytetasve, Olsi Rama zhvilloi një intervistë në “Sport News” në “News 24”, ku foli per situatën aktuale te Partizani, çështjen “Çinari”, por edhe tifozët dhe pretendimet që do të ketë skuadra këtë sezon.
Por, Olsi Rama u shpreh se deklaratat e tij nuk kanë ndikuar fare në gjobën që ka marrë Vllaznia nga Komisoni i Displinës dhe nuk kanë pasur atë qëllim por, të ruhet shëndeti i njerëzve që vlen më shumë se çdo gjë në këtë periudhë pandemie.
“Që në momentin që situata filloi të bëhej serioze, filluam angazhimet me firmat. Për ne prioritet ishte dhe mbetet pafajësia jonë dhe ndërshmëria jonë në transfertën e Çinarit. Arritëm t’i bindim dhe avokatët tanë. Besoj shumë te shanset e Partizanit. Puna e bërë nga avokatët ishte e mirë për të treguar të vërtetën në raport mënyrën se si Partizani veproi. Ndoqëm më vëmendje “Ëebsite” e Alavesh apo dhe te ekipeve tjera, por nuk kishte asgjë. Mendoj se gjykatësi i arbitrazhit arriti t’a kuptonte situatën. U shprehën se është çështje interesante. Thanë që përgjigja mund të vijë para vitit të ri.Vëmendja jonë është te parimi i pafajsisë. Ne kemi vepruar me ndershmëri. Unë citova jo prej tre vjetësh, por prej 10 vitesh nuk kemi asnjë çështje të hapur në FSHF. Ne i kemi trajtuar të gjithë me respekt. Partizani përpiqet të jetë model, edhe te çështja Çinari është e njëjta gjë. Po bëjmë një punë të mirë. Ne flasim me trajnerin Daja përditë. Me marrjen e vendimit, do veprojmë.”
Dënimi i Vllaznisë
“Nuk ka lidhje me deklaratën time. Edhe Vllaznia duhet të luajë me të njëjtat kushte. Kjo është keqardhje nga ime, sepse do doja të kishte tifozë në stadium. Duhet të përballemi me rivalitetin. Nuk kam të bëjë fare. Ekipi që do shkojë të luajë në Shkodër, të ketë kushtet për situatën që po kalojmë. Kjo është e vetmja mënyrë që mos rrezikohet shëndeti.”
Rikthimi i tifozëve
“Më i rëndësishëm është shëndeti në këtë situatë. Duke qënë se jemi në pikun e infektimeve, nuk mendoj se është momenti të rikthehemi në stadium kur situata është e atillë. Nuk e di se në cilin proces, tifozët nuk do bëjnë mënyrat e duhura. Shumë njerëz diskutojnë edhe jashtë. Nëse njerëzve u mungon ndërgjegja, atëherë kjo është arsyeja që ndodhin. Dënim i Vllaznisë tregon që duhet të vihen të gjitha ekipet në kushte të barabarta. I kthej mbrapsht kur më thonë që duan të vijnë në stadium.”
Ambiciet
“Sezoni deri tani është shpresdhënës. Kemi parë një Partizan që ka luajtur mirë dhe përtej prtishmërive tona. Sezon pak anormal edhe për faktin e tifozëve apo pandemisë, por edhe për bojkotin. Lojtarët filluan stërvitjet pa mundur të masin veten. Ka patur luhatje. Vlerësoj faktin që kemi treguar që dijmë të luajmë. Asnjë ndeshje nuk i ngjason tjetrës. Gara është vetëm me veten tonë, jo me tjerët. Ne do përmirësohemi dita-ditës. Nëse del një ekip më i mirë, i shtrengojmë dorën fituesve. Objektivi nuk varet nga “CAS”. Objektivi është ndeshja e rradhës”.
Kompleksi
“Mezi po presim. Kompleksi është i realizuar. Duhet menjëherë të fillojnë punimet. Sapo të fillojmë punimet, do shtrohet edhe terreni. Do kemi shpresë për zhvillimin e disa ndeshjeve në këtë sezon aty.”
Sikur kompleksi do te mbarohej ne shtator. E shoh. As ne shtator 2022 nuk mbaron.
Duhen pare jo llafe. Duhen dy rruge. Po u beri Demi dy rruge pa u zbuluar, e nderton kompleksin. Po u mbyllen rruget, s,ka kompleks…