Pas një periudhe dëmtimi, sulmuesi kosovar që aktivizohet në Serinë A me Lazion Vedat Muriqi, u rikthye në fushën e lojës në sfidën e djeshme kundër Napolit.
Sulmuesi u aktivizua nga trajneri në minutën e 67-të, duke dhënë kontributin e tij në fitoren e bardhekaltërve.
Pas ndeshjes Muriqi nuk e fshehu gëzimin e rikthimit në fushën e blertë duke shkruar:
“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer dhe që kam kontribuuar në skuadër. Tri pikë shumë të rëndësishme. Forca shqiponja!” ishte postimi i Muriqit.
Në këtë postim komentoi dhe shoku i tij i ekipit Milinkoviç-Saviç, por në gjuhën serbe. “Ajde srce” që në shqip përkthehet “Forca zemër”.
Në të njëjtën gjuhë iu përgjigj dhe bomberi i “Dardanëve”.
“Ajmoooo” që në shqip do të thotë “Forcaaaa”.
Ky shkëmbim komentesh nuk është pritur aspak mirë në Kosovë, duke ngjallur menjehërë polemika.
Kjo për shkak dhe të mardhënieve jo fort të mira që kanë në këto momente të dy shtetet. (TemA)
keto ti degjoje vjosa sallami keta jane kosovaret
Injorance totale. Ata jane lojtare te te njejtit ekip dhe derdhin djersen ne fushe per te njejtin qellim.
Nuk ka rendesi fare gjuha qe komunikojne me njeri tjetrin.
Mbajeni sportin larg nga politika. Ndertoni ura bashkimi ne vend qe te ndertoni mure ndarese.
Vetem keshtu do tu lini femijeve tuaj nje bote me te mire.
Ke shume te drejt por kujt ja thua?
Per shumicen e atyre qe kan komentuar negativisht gjeja me e afert ndaj sportit ka qene udhetimi ne vendet e BEs per transport dhe shperndarje malli!!!!
Jemi shume larg me SHQIPTARET nga Kosova.
Flasin SHQIP me njeri tjetrin kudo ne bote… na nderojn
Ndersa nga Shqiperia shume vuajm nga provincializmi .
Duan te hiqen si Italian Grek etj por i tradhton injoranca dhe veset .
deri dje ate gjuhe kane folur edhe ne jugosllavi sipas ketyre patrioteve sduhet ta perdorin ate gjuhe
Ende se keni kuptuar qe Kosovaret mbarojne per Serbine??
Lereni djalin te flase me shoket e tij ne c gjuhe te doje!! Gjuhet e huaja jane pasuri kulturore cilado eshte ajo !
Asnje gje te keqe nuk shoh une kur pershendet dike qe nuk e njeh gjuhen shqipe dhe i pergjigjesh ne gjuhen e tij. Kosova flet shqip dhe serbisht sepse i ka te dyja gjuhet zyrtare njesoj si ne Zvicer qe fliten tre gjuhe,Gjermanisht,Ferngjisht dhe Italisht apo Amerike,Anglisht dhe Spanjisht,Canada,Anglisht dhe Ferngjisht etj.
Ata jana shok skuadre flasin ne c’fare gjuhe te duan. Djerdhin djerse per dite bashke ,flene bashke , hane bashke, jane si 1 familje. Atyre qe nuk ju pelqen te hane mute bashke