“Ilir Daja blerja më e mirë që kam bërë te Partizani”, Gaz Demi: Jemi optimist për hapjen e merkatos, ja e ardhmja e Asanit dhe përfundimi i stadiumit

21 Dhjetor 2020, 10:42Sport TEMA

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi në një intervistë për “Ora Sport”, ka folur për ecurinë e skuadrës së kuq deri më tani në Superligë. Numri një i Partizanit ka prekur shumë tema të ndryshme, ndërsa nuk ka kursyer elozhet për trajnerin Ilir Daja.

“Jam shumë I kënaqur nga skuadra deri më tani edhe pse kemi bllokuar merkaton. Mendoj se kemi bërë blerjen më të mirë që në kohën që unë kam qenë president, Ilir Daja. Që kur kemi mbyllur marrëveshjen me trajnerin kisha besim se Partizani do të ishte në rrugën e duhur. Besoj se do të ecim shumë mirë në kampionat”.

Objektivat e Partizanit? “Që të jem korrekt, që kur kemi marrë Dajën nuk kemi trysni këtë fazë pasi jemi dënuar nga UEFA. Dëshira ime është që të jemi në Kupat e Europës dhe trajneri Daja është optimist që mund të shkojmë më larg. Presioni te Daja do të jetë 0 dhe unë mendoj se ai minimalisht do të na nxjerri në Kupat e Europës. Partizani gjithmonë ka qenë për titull.

Stadiumi I ri? “Janë mbyllur të gjithë përveç fushës, kemi një ngërçë të vogël, por shpresojmë që disa ndeshje të këtij sezoni t’I zhvillojmë atje. Janë disa gjëra që nuk janë në dorën tonë, por mendoj se do të zgjidhet shumë shpejt e do të luajmë minimalisht disa sfida të këtij sezoni në stadiumin e ri.

Te Partizani ka gjithmonë trysni pasi është një klub I madh. Vjet ndodhi që u bënë disa gabime dhe jo se kishte trysni të madhe. Nga kampion që ishim dhe përfunduam aty nuk ishte diçka e mirë për ne. Këtë vit nuk ka trysni pasi nuk kemi bërë merkato, nëse do të merrnim lojtarët është normale që do të kishte trysni”.

Seanca në CAS? “Unë jam informuar nga drejtori Rama pasi ai ka marrë pjesë. Çdo gjë mendohet se ka qenë pozitive edhe besoj se gjyqtarët e CAS kanë kuptuar që diçka nuk shkon. Nuk e di vendimin që do të jetë, por ne jemi euforik pasi ne jemi të pafajshëm në këtë situatë”.

Merkato nëse merrni përgjigje pozitive? “Shifrat janë konfindeciale, por trajneri Daja nuk do të ketë asnjë pengesë për dëshirat që do të kenë. Kam dëgjuar që kemi probleme në mbrojtje, por nuk mund të flasë dot për këto gjëra teknike. Partizani ka shënuar 10 gola deri tani, Kukësin e di që ka bërë më pak se ne dhe nuk është difekt I madh kjo”.

Jasir Asani? “Asani është në kontratë me Partizanin. Unë e kam edhe miq familjen e tij dhe jam takuar me babin e tij para dy ditësh. Më kanë thënë që të firmosi Partizani sa vite të dojë. Ne nuk do t’I prishim karrierën nëse ai gjen skuadër më të mirë. Nëse nuk do të ketë ofertë serioze ai do të jetë pjesë e jona për shumë sezone”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje