Prodhuesi gjerman i makinave “BMW” tërhoqi sot 145 000 automjete me naftë për shkak të një rreziku të mundshëm zjarri.
Makinat, të cilat i përkasin markave “BMW” dhe “Mini”, do të rikthehen në fabrikë për kontrolle në lidhje me ftohësit e riciklimit të gazit të shkarkuar.
“Ftohësit e prodhuar në 2016 ose 2017 do të kontrollohen për rrjedhje dhe, nëse është e nevojshme, do të zëvendësohen”, tha një zëdhënëse e “BMW”-së.
Tërheqja aktuale prek automjetet në një numër vendesh, përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.
prape budallallëqe,
si i terheq nga tregu?
jane te reja dhe nuk po i shet?
po i mbledh mbrapsht dhe po dëmshpërblen pronaret?
apo i ka derguar letër(recall) per ti kontrolliar makinat dhe nese kanë nevojë riparohen pa pagese nga kompania.
Boll me keto perkthime nga njerez qe nuk kane patur ndonjehere as biçikletë dhe jo me makine.
Gjeni njerez te përshtatshëm se na e keni ofenduar inteligjencen