Dy humbje në një ditë, goditje e rëndë për Juventusin, Fiorentina i shënon 3 herë

22 Dhjetor 2020, 23:16Sport TEMA

Pas vendimit të Gjykatës së Komitetit Olimpik Italian që vendosi që ndeshja mes Juventusit dhe Napolit të riluhet, duke i hequr 3 pikë nga renditja, bardhezinjtë kanë pësuar dhe një tjetër disfatë gjatë mbrëmjes së të martës.

Djemtë e Pirlos janë mundur në ndeshjen e radhës në shtëpi me rezultatin 3-0 përballë Fiorentinës, duke u shkëputur dhe më tej nga gara për titull.

Duhet thënë që ndeshja u kushtëzua shumë dhe nga dalja me të kuqe e Kuadrado, i cili e la “Zonjën e Vjetër” me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të lojës.

Për Fiorentinën ndeshja nisi me gol që në minutën e 3 falë Vlahoviç. Juventus u përpoq të kundërpërgjigje, por miqtë ishin të vendosur mirë në mbrojtje.

Në momentin më të mirë të bardhezinjve vjen dhe goli i dytë për Fioren falë një autogoli të Alex Sandro. Goli i tretë u shënua nga Caceres.

Kjo është humbja e parë për Juventusin në këtë kampionat, i cili nuk mposhtej në Serinë A që prej ndeshjes së fundit nga sezoni i kaluar kur Roma fitoi 3-1 në Torino.

2 komente në “Dy humbje në një ditë, goditje e rëndë për Juventusin, Fiorentina i shënon 3 herë”

  1. llotaria says:

    humbi pikët por e nxorri “gjelin e detit” ………….

  2. fc bayern mynshen says:

    I hengri tre Juvja , skuader vari lesht , skuader ku adn – ja e saj eshte , korupsioni dhe blerja e lojrave dhe arbitrave …….e kuptoi dhe corape kuqi qe mbeshtet skuader te gabuar , dje kish dale me xhupin e Bayernit , skemi nevoj per pelivaner sa andej e ketej
    Ndoshta ne 8 -she ndeshet me Bayernin ne Champions , atje do te kuptoje Juvja se cdo me thene te quhesh skuader potente …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje