FOTOT: Tensionet, nëndetësja bërthamore amerikane mbërrin pranë Iranit

22 Dhjetor 2020, 17:57Lifestyle TEMA
FOTOT: Tensionet, nëndetësja bërthamore amerikane mbërrin

Nëndetësja bërthamore amerikane, USS Georgia, mbërriti të hënën në Ngushticën e Hormuzit në Gjirin Persik, e shoqëruar nga dy anije luftarake amerikane.

Mbërritja e nëndetëses në zonë vjen në një moment tensionesh tepër të larta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, fajësoi Iranin për sulmin me raketa që iu bë ambasadës amerikane në Bagdad, të dielën.

Disa zyrtarë amerikanë kanë shprehur shqetësimin se Irani mund të përdorë përvjetorin e vrasjes së Gjeneralit Qasem Solemani për të kryer sulme kundër Shteteve të Bashkuara.

Marina amerikane rrallëherë jep detaje mbi vendndodhjen e nëndetëseve të saj, por në njoftimin e së hënës specifikohej edhe fuqia luftarake e saj, me “154 predha Tomahawk”.

1 komente në “FOTOT: Tensionet, nëndetësja bërthamore amerikane mbërrin pranë Iranit”

  1. hamalli says:

    Nqs kane qelluar ambasaden e USA, jepuni nje leksion callmave se si sh jane kapardisur. Sic duket u mesuan nga e kaluara, mendojne se do tu cojne ndonje avion me para..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje