Kaos në kufirin mes Britanisë dhe Francës pas zbulimit të variantit të ri të COVID-19

22 Dhjetor 2020, 21:20Bota TEMA

Varianti i ri i COVID-19 që është zbuluar në Britaninë e Madhe ka sjell kaos në të gjithë Evropën. Franca dhe më pas shumë vende të tjera bllokuan udhëtimin drejt Britanisë, por tashmë duket se nuk lejojnë as transportin e mallrave.

Sot në kufirin me Francës dhe Britanisë më shumë se 1,500 kampionë kanë mbetur të bllokuar, pas përplasjeve mes dy qeverive për masat e marra kundër përhapjes së variantit të ri të virusit.

Kaosi ka ardhur pas masave të qeverisë franceze që bllokoi për 48 orë kufirin, ku ndaloi si lëvizjen e qytetarëve ashtu dhe të mallrave.

Sipas BBC, kaosi mund të zgjidhet duke testuar të gjithë shoferët dhe të lejohet hyrja e tyre në Francë. Lidhur me këtë përplasje ka ndërhyrë dhe BE që kërkon nga Franca të lejojë lëvizjen e mallrave dhe të shmangen përplasjet.

Varianti i ri i virusit në Britaninë e Madhe ka disa ditë që është zbuluar dhe qeveria vendase ka marrë masa duke futur vendin në karantinë. Vendet e BE, SHBA dhe shtete të tjera kanë ndaluar udhëtimet drejt Britanisë.

Mjekët nga ana tjetër janë shprehur kundër masave dhe kanë kërkuar që qeveritë të kenë reagim të përmbajtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje