Misteri: Vetëvritet zv.shefi i sigurisë së Putinit, rasti i dytë brenda muajit

22 Dhjetor 2020, 20:38Bota TEMA

Në Moskë ka kryer vetëvrasje zëvendësshefi i një prej departamenteve të Shërbimit të Sigurisë Federale (FSO), shërbimi që ruan presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas medieve ruse, diten e sotme trupi i nënkolonelit u gjet në rrugën Tsandera në kryeqytetin rus. Në fund të nëntorit, oficeri Mikhail Zakharov qëlloi veten me armë zjarri gjatë shërbimit të tij.

Kolegët e Zakharovit e lidhën vetëvrasjen e tij me kushtet e këqija të punës, zgjatjen e orarit të punës dhe indiferencën e Gardës ndaj të punësuarve.

Kjo është vetëvrasja e dytë brenda muajit në FSO, çka sjell tepër dyshime se çfarë është duke ndodhur në Kremlin.

FSO është një agjenci qeveritare ruse e ngarkuar me mbrojtjen e zyrtarëve të rangut të lartë duke përfshirë dhe vetë presidentin Putin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje