Kush janë këta “jakobinë kokëprerës” që s'u "dihet" as e kaluara e as pasuria, të marrin vendime kaq të rëndësishme në PD?

22 Dhjetor 2020, 10:31Politika TEMA

Nga Romeo Gurakuqi*

Në mbrëmjen e 22 tetorit 2020, pa prit dhe pa kujtu, nga media mësova se isha vendosun në një listë të zezë përjashtimore nga një komision, të cilin Kryesia e PDSH e kishte krijuar për sigurimin e asaj çfarë ambasadorja e SHBA në Tiranë, zonja Yuri Kim, e konsideroi një përfaqësi të kandidatëve të pastër të demokratëve në Parlament, në përmbushje të rolit thelbësor të opozitës në demokracinë e brishtë shqiptare.

Ekziston një Kod i Heshtjes dhe i Konfidencialitetit brenda PD, por një nga komisionerët kishte shpejtuar ta nxirrte në media “veprën” e tij. Prita me qetësi arsyetimin e vendimit personal të marrë nga komisionerët, por asgja e tillë nuk më është dhënë deri më sot, përveç disa deklarimeve të përgjithshme, prozhmuese, fyese dhe akuzuese, të lëshueme në mënyrë konfuze nga komisionerët e paçertifikuar dhe që në kodin tonë konsiderohen shpifje për të cilat autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Pyetja që i bëj vetes që nga ai moment është se kush janë këto “dinjitarë”, që kanë të drejtë të japin verdikte përkufizuese dhe poshtëruese mbi anëtarët e opozitës?

Në një sistem demokratik, vertetë ruhet e drejta e institucioneve për ndërtim akuze dhe dënime, por ekziston edhe e drejta e qytetarit, për mbrojtje ligjore pranë institucioneve përkatëse. Kjo e drejtë përforcohet, kur komisionerët marrin pamje sekretarësh organizash bazë, nuk reshtin së foluri dhe akuzuari, ndërsa ne detyrimisht duhet t’i përmbahemi një kodi heshtjeje, që tashmë është tejkaluar nga koha. Por heshtja ime u jep të drejtë atyre dhe kjo nuk mund të ndodhë. Pranë institucionit drejtues politik, me 30 tetor 2020 kam depozituar një akt-padi për Komisionin e Apelit.

Mbasi Gjykata e Apelit ende nuk është mbledhur, unë po paraqes arsyetimin tim mbrojtës: Askujt nuk i ka shkue ndër mend 30 vite ma parë, se do të vinte një ditë, që filtri i vlerësimeve të elitës politike të PDSh-së, si parti e Qendrës së Djathtë, e vendosur sot në vitin 2020 në rrugën e çmontimit të një regjimi kleptokratësh, do të kalonte përmes një komisioni, të përbërë nga anëtarë që janë formatuar në fillesë në kuzhinën e ish- Komitetit Qendror të PPSH, në Grupin e Oficerëve Enveristë Bustambajtës të Shkollës së Bashkuar, subjekte të proceduar në një kohë për tregtim pyjesh; ose ndër njerëz, që ende nuk janë drejtuar pranë institucioneve, që të vertetojnë pastërtinë e figurës, të tregojnë çfarë bënin ata qysh në bankat e shkollës së mesme dhe vijim ne vitet (70-80), ku diktatura po bëhej çdo ditë dhe më e ashpër me rininë shqiptare.

Imagjinoj si do të kishte reagu sot, dëshmori i demokracisë, Arben Broci kur do të shihte shkresmbajtësin dhe përkthyesin e Institutit të shoqes Nexhmije, duke u matur për ta shënuar emrin e tij me stilografin e dhuruar në zyrat sovjetike, apo çfarë deklarate do të kishte dhanë Dom Simon Jubani, kur do të shihte, se vlerësimin e kandidatëve të djathtë e komandon njëriu i parë i zinxhirit të uljes së gradës së marrëdhënieve të Shqipërisë me Seline e Shenjtë dhe e ka lanë Shqipërinë tash 7 vjet pa ambasador në Vatikan.

Përkufizimin final të kësaj gjendjeje paradoksale besoj ta bante i madhi Arshi Pipa: “paskeni ra sërish në duart e “Jeunes Turcs” të prodhuem nga regjimi i vjetër bijt e mi, sikurse ua paralajmërova”! Po, i paharrueshmi Ati ynë politik! Ata kanë ardhë për të vra Opozitën, atë të njimendtën; atë të njërëzve të vuajtur, liridashës të qytetit tand dhe të të gjithë Shqipnisë së andrave tuaja!

Ndodhi pra në vitin 2020, mbas një kohe të pazakontë dhe pa shembuj të ngjashëm opozicioni parlamentar dhe extra parlamentar, dhune policore në kushtet e çmontimit të institucioneve të mbrojtjes së qytetarit, sakrificash të panumërta të popullit jokomunist të Shqipërisë dhe PDSH, që projekti i ardhshëm i burimeve njerëzore të destinuara me përmbys regjimin e Rilindjes së Etërve, të skicohej 100% nga majtistë të ri-integruar brenda të Djathtës.

Por nuk është realisht vetëm e majtë kjo sipërmarrje e pafamë. Brenda kësaj skeme ndërhyrëse ka një produkt të ardhun si rezultat i tre muajve thëna e thashash të brendshme komisionare, siç me thojnë dëshmitarët, të denja për t’u krahasuar me modelin e diskutimeve të byrosë se pleqve të rrjedhur të PPSH, që rroposnin njerëz, por që planifikonin kapje të nesërme porcionesh pushteti, shpërblenin me favore, miq kohësh pushteti, lokal dhe qendror, që i mbajtën gjallë, etj.

Në fund, ka edhe një desk komisionerësh të padukshëm, që s’kanë lidhje me konservatorizimin politik, perëndimizimin e Shqipërisë dhe çlirimin nga banda e zgrapcave: ështe desku i oligarkëve që hakmerret për çdo përmendje, atje nga periferitë juglindore të Tiranës. Të gjitha në kurriz të efikasitetit, racionalitetit dhe shpejtësisë së veprimit opozitar, kur koha nuk pret, kur përkufizimet politike duheshin bërë prej kohësh dhe skuadrat e aksionit opozitar në terren duheshin vënë përballë paramilitarëve të PS, që tashmë kanë kapë pikat e dobëta të Shqipërisë së varfën dhe kanë xanë votuesit me “tul buke”.

Askush nuk shpjegon dot kujt i duhej që një grup njerëzish të papërputhshëm më funksionin e vlerësuesit, të cilët nuk kanë realizuar marrjen e vertetimit të pastërtisë së figurës nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentët e ish-Sigurimit të Shtetit (sikurse e parashikon neni 4 pika ç e Udhëzimit numër 60, datë 25.06.2020 i Kryesisë së PDSH për procesin e zgjedhjeve të brendshme), të vendoseshin në një funksion të tillë kaq me përgjegjësi!

Askush nuk arrin të kuptojë pse një procedure e tillë e ndërlikuar dhe e pangjashme ishte e domosdoshme t’i ofrohej si shpëtim demokratik Opozitës, që don sot një motorr të fuqishëm në shpirtin e saj riformatues të shoqnisë, institucioneve dhe drejtësisë!

Pa asnjë respekt për detyrën e ngarkueme, pa pikën e seriozitetit dhe përulësisë ndaj shansit të dhanun për të lanë nji herë një emër të mirë ndershmërie e drejtësie, pa asnjë metodologji, Komiteti i Shpëtimit Publik-Mehmeti II, i gjendur pa prit dhe pa kujtue sërish në një vend nderi në Selinë mbi të cilën vodhën vrer për 3 vite me radhë, e përdoren shansin e dhanun jo për bashkim, por për “hakmarrje zemërthyerish” të modelit 2017: “dogjën” çdo raport koordinatorësh, nuk morën parasysh asnjë votim të anëtarësisë së PD, lanë mënjanë raportet periodike të Instituti i Studimeve Politike mbi efikasitetin e deputetëve në Parlament dhe në jeten publike, nuk shqyrtuan asnjë dosje rekordesh mbi mënyrën se si është vënë pasuria, nuk kërkuan asnjë rekord nga Autoriteti për Informim (nuk kishin se si derisa për vetë druheshin ta bënin) dhe një natë, papritmas, ilegalisht, në formë shantazhi, nxorën një listë me rreth 20 ish- deputetë të skualifikuar pa dhënë asnjë argumentim.

Ishin ata e gjithë e keqja e PD, “të panevojshmit”, “jo qytetarët”, “njerëzit me hije” dhe brenda kësaj të keqeje isha edhe unë, “ai shkodrani që guxoi t’i kërkonte paraprakisht me shkrim “komisionarëve”, të merrnim ata të parët çertifikaten e pastërtisë”.

Pyetja që i bëj vetes është se kush janë këto “jakobinë kokëprerës”, që kanë të drejtë të japin verdikte përkufizuese dhe poshtëruese mbi figurën time? Në fakt, pyetjen komisionit ia kam bërë që herët, më, 24 shtator 2020, kur kam marrë prej tyre një shkresë të formuluar në kundërshtim me Udhëzimin nr. 60, datë 25.06.2020, neni 18, që përcakton si datë të fillimit të punës së Komisionit, në aspektin vlerësues të kandidatëve, 3 gushtin 2020 dhe datë përmbyllëse, datën, 10 tetor 2020, d.m.th. momentin kur listat e Komisionit të Vlerësimit dorëzohen për konsultim përfundimtar në anëtarësi.

“Robespieristëve” që thithin dhëmbët pa të pa dot në sy, u shtrova pyetjen: Ju që kërkoni të më vlerësoni mua, a keni kryer detyrimet ligjore të deklarimit personal, mbasi për të çertifikuar të tjerët, duhet më së pari të kryenin çertifikimin, se nuk është firmosur në “Regjistrat e Djallit”, nuk keni qenë informatorë shokësh gjimnazi dhe universiteti, dëshmitarë në gjyqe politike kundër të akuzuarve “për veprimtari armiqësore”, ”agjitacion dhe propagandë”, para datës, 31 mars 1991”.

Me datë, 30 shtator 2020, në degën e PD Shkodër u zhvillua faza e tretë, ajo e konsultimit, e parashikuar nga Udhëzimi, në përfundim të së cilës, unë, kam rezultuar më i mbështeturi nga anëtarësia (më pak se 3% vota kundër), nga të gjithë kandidatët potencialë, që do të kalonin për shqyrtim në fazen e tretë (lexo nenin 18) në Kryesinë e PDSH.

A e morën parasysh komisionerët votimin e anëtarësisë në bazë kur bënë seleksionimin e kandidatëve? Fakt është se komisionerët çertifikuan kandidatë, që nuk morën mbështetjen e anëtarësisë dhe skualifikuan kandidatë që anëtarësia i mbështeti fuqishëm. Pas kësaj çdo vendim i tyre bie, mbasi nuk është ligjor por i projektuar me arsye paragjykimore.

Në procedim të Udhëzimit nr. 60, në tagret mbetëse të Komisionit të Vlerësimit përfshihej zbatimi i detyruar i nenit 31, gjegjësisht, çertifikimi i listës finale të dalë nga konsultimi i anëtarësisë, d.m.th. rankimi mbi bazën e votës, dhënia e vlerësimit për kandidatët që kishin marr kontestime mbi 20% të votës së anëtarësisë. I gjithë ky procedim formal, do të duhej të realizohej mbi bazën e leximit të proces-verbaleve zgjedhore të dorëzuara Komisionit nga ana e drejtuesve të procesit zgjedhor në Shkodër, duke bashkëngjitur më pas vlerësimin e përgjithshëm të kandidatëve realizuar në fazën e dytë, që konsiderohej i protokolluar në Protokollin e organizatës.

Çuditërisht, në vend të çertifikimit të rezultateve dhe marrjes së vendimit skualifikues për kandidatët, që nuk ishin aprovuar nga anëtarësia në Shkodër dhe kudo, Komisioni ndërhyn në fazën e tretë, ndërkohë që tagret ndërhyrëse u kishin përfunduar në fazë të dytë. (Neni 25 i Udhëzimit e ka të përcaktuar qartë, se faza e vlerësimit të kandidatëve është faza e dytë dhe jo faza e tretë; “Komisioni i Vlerësimit bën vlerësimin përfundimtar të kandidatëve, sipas metodologjisë së përcaktuar paraprakisht. Në përfundim të procesit të vlerësimit hartohen listat e kandidatëve të mundshëm, që do të përfshihen në procesin e konsultimit nga anëtarësia në secilen Degë”).

Konkluzioni: Vendimmarrja e fundit e komisionereve u realizua qartazi në shkelje të plotë të autoritetit të dhënë atyre nga Udhëzimi nr. 60 kryetarit të PDSH dhe Statuti i PDSH. Ata morën një vendim kur tagri u kishte përfunduar. Vlerësimi përfundimtar i komisionerëve mbyllej në momentin kur emrat e kandidatëve dërgohen në degë. E drejta e komisionerëve për të shqyrtuar kandidatët përfundoi ditën, që emrat i shkuan anëtarësisë për konsultim (në Shkodër, me datë, 30 shtator 2020).

Pika 32 e udhëzimit e përcakton krejt qartë këtë: “Kryesia e Partisë përzgjedh kandidatët zyrtarë të PD në zgjedhje nga Lista e Kandidatëve të konfirmuar nga anëtarësia”. Mirëpo Komisionerët, nën ethet e tyre paranojake skualifikuese, gabimisht iu referuan nenit 31, duke bërë të paditurin, mbasi ajo pikë qartazi duhej të përdorej nga komisioni vetëm për ata kandidatë, të cilët ishin konfirmuar fillimisht, por më pas u skualifikuan nga anëtarësia.

Për të gjitha arsyet e shpjeguara më lart, unë pyeta kryetarin e PDSH që së pari, ndaj meje të kërkohej falje nga autorët, për shprallimin e padrejtë publik dhe të korigjoheshin pasojat e dëmeve juridike. Po ashtu, vendimi i datës 21/22 tetor 2020 i Komisionit të Vlerësimit të Deputetëve të shpallej nul, d.m.th. i pavlefshëm, për shkak se dilte jashtë të gjitha parashikimeve dhe konceptit të Udhëzimit nr. 60.

Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit nuk kishin kryer vlerësim individual mbi metodologji, të protokolluar, bazuar në parashikimet e nenit 19 të Udhëzimit, por votim të fshehtë, të pabazuar në kriteret e vendosura. Mbi të gjitha, pretendimi se ishte bërë vlerësim bazuar në kritere, rezultoi i pavertetë (një mashtrim i rëndë publik i takticienit, tregtarit të proceduar të pyjeve dhe përkthyesit të Nexhmijes), i pa protokolluar dhe shumë fyes në deklarimin diferencues.

Sipas deklarimeve të besueshme, komisionerët kishin realizuar vetëm votim të fshehtë mbi emra në fazën e tretë, pa pasur parasysh rezultatet e arritura në procesin e konsultimit në bazë, ndërkohë që neni 25 e saktëson atë shumë qartë. Po ashtu i kam kërkuar, Gjykatës së Partisë dhe kryetarit të opozitës, që të shpallë papërputhshmërinë për të qenë pjesë e strukturës verifikuese dhe shqyrtuese konform me kërkesat e Udhëzimit për Pastërtinë e Figurës, të gjitha ato anëtarë të Komisionit, që janë të thirrur nga ligja për të marrë çertifikatën respektive para autoriteteve zyrtare dhe nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Me mbetën një mijë pyetje pa përgjigje, por veç njera prej tyre më rëndon shumë: si asht e mundshme, që personazhe të cilët nuk i kanë deklaruar më parë anëtarësisë së PD dhe publikut prejardhjen e pronave dhe pasurisë që disponojn, nuk kanë marrë çertifikatat e pastërtisë sikurse e kërkon ligja dhe rregullat e brendshme të PD, guxojnë të vendosin nën shenjestër panddershmërisht njerëz, që punojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre bazuar në norma tërësisht të pastra morale dhe ligjore?

Dikush e solli këtë kombinim të pamenduem, këtë kontorno të cinizmit, ligësisë, egoizmit, pabesisë, mendjemadhësisë boshe, për të rrethuar me presion një udhëheqësi opozitare, që po ngrihet nga rrënojat e një sistemi të shkatërruar kushtetues dhe juridik, për të marrë drejtimin e stabilizimit të vendit, për t’i dhanë popullit shpresë dhe perspektivë për të ardhmen.

Posaçërisht e rëndë është përpjekja për të dëmtuar përfaqësinë demokrate shkodrane, për t’i imponuar Shkodrës, Malësisë, Dukagjinit, Pukës, që ka qenë mbështetja tradicionale e opozitës properëndimore, një përfaqësi të pilotuar dhe formale. Kjo është tëresisht e papranueshme, ndaj besoj se zoti Basha do ta shfuqizojë përpjekjen sabotuese të komisionerëve, ndaj një procesi te ri demokratik, që PD filloi me aq përkushtim e seriozitet në muajin korrik 2020 dhe do rikryejë vlerësimin përmes metodologjisë së aprovuar dhe rrugës institucionale.

*Ish-deputet i PD

33 komente në “Kush janë këta “jakobinë kokëprerës” që s’u “dihet” as e kaluara e as pasuria, të marrin vendime kaq të rëndësishme në PD?”

  1. Vari Janullen! says:

    Eshte fundi i sherbetorve lapanjoze. Po mos u merzit se kane gjetur nje tjeter leshko qe te mosndihet boshlleku i trashesise, identik si ty qe ushqehet me zorren e jashteqitjeve berishiste, me folklor tribal, me ekstremizem fetar dhe qe eshte plot mut brenda. Llustraxhi i vrimes se Sali kermes dhe teveqelit qe shet per lider, imzot Agronom Gjekmarkaj.
    Meqe na cave k… me llumin e jashteqitjeve te klerit, Feja e shqiptarit esht shqiptaria!
    Hoxhallare dhe prifterinj dhe ju puthadoret e tyre mund te shkoni edhe ne hale te gomerve.
    Shqiperia di jete nje vend i lire, kur hoxha i fundit te varet me zorret e priftit te fundit, thonte Enver Hoxha, por une them se do jete nje vend i lire kur shqiptaret te jene me qytetare, me patriote, me perendimore, me te lexuar qe llumi i mesjetes dhe profeteve te tyre, te mos kete me vend ne kulturen tone.

    1. Nuk kuptoj says:

      Po mire mor Gurakuq, vertet nuk kuptoj.
      Si ka mundesi i kritikon anetaret e komisionit si te pergatitur ne guzhinen e Nexhmije Hoxhes dhe kerkon te hysh ne ate parti ku kryetari i saj SRB ka dale nga ajo guzhine?
      Apo nuk i ke pare fotot me djemte e Nexhmijes dhe Enverit ulur prane zjarrit ne guzhinen e tyre.
      Cfare do ti ne ate parti?
      Ajo eshte partia e guzhines komuniste dhe ju qe e mbani veten te djathte nuk guxoni te thoni nje fjale kunder SRB por keni 30 vjet qe prisni qe ti bjene koqet dashit dhe ju te merni ate qe mendoni se meritoni.
      Nese mendoni se jeni pasardhes te nje klase te rrezuar nga komunistet perse vraponi pas ish komunisteve?
      Si ka mundesi nuk keni kapacitete te krijoni nje levizje vertet te djathte te asaj klase qe u shpronesua dhe u persekutua?
      Kjo tregon se vertet ju si klase ju krijoi Turqia si pasoje e sherbimeve dhe tradhetise qe keni bere perhere ndaj pushtuesve.
      Sepse eshte per tu cuditur qe ajo klase megjithese kane kaluar 30 vjet, nuk po nxjerr kapacitete intelektuale dhe drejtuese. Jo vetem kaq por pasardhesit e asaj klase, femijet dhe te rinjte te lindur ne vitet 80 dhe 90 nuk shkelqejne fare ne fushat e studimeve ne Universitete apo pas perfundimit te tyre.
      Studentet me te mire per cudi, kane spikatur ata te ish administrates komuniste, perfshi ish ushtaraket.
      Kush ua ka fajin Gurakuq. Ju u kenaqet me demshperblimet qe moret dhe me pronat qe u kthyen dhe femijet tuaj mbeten disa medioker te pashprese.
      Keshtuqe ne PD po penetrojne femijet e ish komunisteve dhe te nomenklatures se tyre.
      Rrini ju….

      1. Tomas says:

        Sa bukur ke komentuar z. Nuk kuptoj. Bravo, sinqerisht bravo.

        1. B. Gruda says:

          Gurakuqi ..ka te drejte plotesisht per cfar shkruan., por ..po Salehi me shoke (krishti i gurakuqit) , Po nuk eshte veshtire te kuptohet pse pd e Shkodres e ka mbeshtete. Ka 30 vite qe pd e Shkodres drejton..shkatrron pervetson ,pordhose Shkodren si asnje nje vendin tone….dhe Gurakuqi i nderuem..asgje per ta! Tan Skodra i njeh keta shkatrrimtare> Per fat te keq.. vec indiferentizmi iqytetareve eshe difekt i madh ne Shkoder.

        2. Oketo says:

          E vetmja gje e mirë që ka bere komisioni i PD !
          Përjashtimi i ballistit Gurakuqi që edhe sot justifikon kolaboracionistët e pushtuesve !
          Farë e keqe !

      2. Ilirjan says:

        Perfekt! Uroj ta lexoje Gurakuqi, dhe te kuptoje dicka. Te pakten te kuptoje qe kur zgjatesh e zgjatesh, nuk te ndjek askush, e as te marin seriozisht.

      3. Qyterar i zakonshem says:

        Komenti juaj “Nuk kuptoj” eshte me me vlera se artikulli i cili eshte vetem qarje dhe ankime hakmarrse te nje njeriu te perjashtuar. Pyetjet qe ngrini jane thelbi i tranzicionit pa fund , 30 vjeçar , te vendit tone per vendosjen e nje demokeacie funksionale. Mungesa e nje te djathte te vertete te ndergjegjshme per perkatesine e saje klasore dhe ideologjike dhe e gateshme qe te mare mbi vete angazhimin dhe pergjegjesine per te perfaqesuar ne politike interesat e perkatesise dhe ndoshta per te drejtuar shtetin. Ti thuash Berishes te verteten, se nuk je i djathte , se nuk mund te jesh perfaqesues i borgjezis dhe pronareve per shkak te trashigimis tende, se ligji 7501 nuk mbron interesat e te djathteve , prandaj duhet ta abrogonte si i djatht qe duhej te ishte. Te gjitha keto qe t’ia thuash Berishes kerkon guxim dhe marje pergjegjesi mbi vete, do te thote qe per bindjet e tua te nderrosh partine dhe jo per partine te nderrosh bindjet.

  2. Idriz Mazreku says:

    Ky, gjoja profesori, qe e shkruan shqipen me gabime, e pandeh veten person shume te rendesishem e qe pa te kuvendi i ardhshem do te jete nje hiç! Sa per komosionin e ka te drejte, ata nuk ndahen dot nga nostalgjia e regjimit qe dikur i ka sherbyer dhe u ka dhene grada e tituj, por me te tille eshte e mbushur e gjithePD, qe vetem demokratike nuk eshte.
    le te ngushellohet “profesori” me ato leksionet me histori te shtremberuar qe helmon mendjet e studenteve.

    1. B. Gruda says:

      Gurakuqi ..ka te drejte plotesisht per cfar shkruan., por ..po Salehi me shoke (krishti i gurakuqit) , Po nuk eshte veshtire te kuptohet pse pd e Shkodres e ka mbeshtete. Ka 30 vite qe pd e Shkodres drejton..shkatrron pervetson ,pordhose Shkodren si asnje nje vendin tone….dhe Gurakuqi i nderuem..asgje per ta! Tan Skodra i njeh keta shkatrrimtare> Per fat te keq.. vec indiferentizmi iqytetareve eshe difekt i madh ne Shkoder. Ky mbeshtet banden qqe drejton shkodren

    2. Mesuesi says:

      Fillon me gabim qysh në titull. Nuk shkruhet ‘kush’ janë, por ‘cilët’ janë. Ndoshta nuk ia vlente ky korrigjim, por kur shkruhet kështu nga një profesor se si ndjehesh..,

  3. kolec karkaleci says:

    O Romeo, ju katoliko jakobinet e Shkodres jeni per psikiatrik. Mir Don Jubanin e Arshi Pipen e morem vesh si shembuj engjellore, po Mehmeti II cfare lidhjeje ka per te pershkruar ato qe do te shash o pyk jari? Po te flasesh per Erdoganin psh, dakort. O ty te iqte Don Jubani e Arçibald Pipa ne myth o rrot gari fanatik.

  4. Babale says:

    Sic ndodh edhe ne Vlore.Nje fare Vilsoni qe shiti zgjedhjet n kur e cuan kryetar qe ishte drejtor i policis financiare ne filles te PDdhe me tej nenkryetar i PD cuditersiht bene nje hartim ne dy gazeta Telegraf dhe Sot ose neser me nje fjale per Leskaj se ky eshte drejtuesi politik.Keto elozhe kaq te neveritshme tregojne se koha e elitave eshte larg.Keto behen per te zen nje vend tjeter kryesor ne PD duke u lajkosur.Sa e varfer dhe mjere eshte sot PD qe bejne shkrime 70 vjecaret per 55 vjecaret.Nuk ka Vlora shkrimtar ,gazetar dhe te tjere qe te shkruajne po mbeti puna te shtdhjet vjecaret qe duan serish karrige.Eh moj kasolle ku na mblodhe.Te pike per nje partite till kandisur ne hall te hallit.

  5. Shenjestra says:

    Nuk mund t’a lexonja deri ne fund kete shkrim te Guarkuqit,se me ngriti nervat me keto budalleqet e tij.
    Koimisioni ka bere shume mire qe e ka skualifikuar Gurakuqin.Ai eshte nje tip mendjemadhi,ku kerkon te na shes mend si shkrimtar,shkencetar,historian (eshte kryegomar).Ai nuk ja vlen te jete deputet i PD-ke se e turperon ate.Nuk goditet PD-ke se na ike nje deputet si Gurakuqi qe vetem di te shpif e te shtremberoi histarine sipas rradakes se tij.Basha te mos beje gabim t’a riabilitoj kete dhe te dale kundra komision

  6. Ideali says:

    Mos u lodh kot zoti Gurakuqi. Madje, ke ndenjir shume ne ate parti. Bashkohu me NDRYSHIMIN e Yopallit, Patosit dhe te koalicionit te djathte jashte PD te Bashes. Dhe ketu mbyllet.

  7. Juristi says:

    O Romeo,por tan jeten kastravec ngele,o burre i dheut.Komisioni eshte si ty,ti si komisioni.Apo tash qe ta futen po fillon me fol.Pse nuk flisje ma pare per Jarin qe mbante bustin e Dulles?

    1. Elona Rada says:

      Bravo juristi, te kishte kaluar provimin s’e hapte gojen Romeo se Zhuljeta Bashen e ka xhan edhe ky. Ta futi Mark Marku kaurr si ti, pse ate dite ai me dy pale pelena s’ishte ne mbledhje.

  8. Shqiperia Etnike says:

    Nuk lexohet deri ne fund!
    Irritues dhe kafon!
    Dhe Me nje nivel intelektual mizarabel!
    Diarre!
    Politikani i mencur dhe i afte, di ti flase te gjithve me gjuhen laike te qytetarise, nuk sillet si ky lloj llumi tribal qe me pompozitet hajvan na shet prifterinjte, kryqin dhe tallashin qe kane ne koke, si fashizem tribal superioresh.

  9. Bureto says:

    E lexova shkrimin me sforco, sepse ishte i lodhshëm. Gjithsesi konstatova disa përcaktime që nuk kanë qenë edhe më parë të panjohura si brenda PD, por edhe për publikun e gjerë. Konkretisht fjala është për Besnik Mustafajn, Genc Rulin dhe Bujar Nishanin (Mehmeti i II, siç aludon Gurakuqi, me që ky ka qenë mbiemri i Bujarit, i ndryshuar). Pra këta tre anëtarët e komisionit që ai atakon me të drejtë, si ‘figura të papastra’, apo me ‘cene’ ne i dimë. Dhe ne demokratët e vërtetë kemi qenë të befasuar e të përjashtuar qysh në fillimet e saj, ashtu si një armatë e madhe demokratësh të ndershëm në vite, që ua punuan siç ua punojnë ende sot falangat komuniste. Ndaj, sa i përket shkrimit akuzë të Romeos, ajo që më shqetëson është fakti, që po ai dhe të tjerë si ai që pretendojnë se janë me integritet, pse kanë heshtur për ata të sipërpërmendurit, kur ata partia i bënte ministra, deputetë e president? Apo me që dhe unë u bëra deputet si ata, atëhere ç’i qi t’ëmën PD dhe më tej cilësisë së demokracisë?? E pra ky është një minus i madh integriteti, për të por edhe për jozefinat, patozët (lista është goxha e gjatë, po ta llogarisim qysh nga vitet 1991-1992) që heshtnin kur PD-në po e hante mola. Dhe sot, gjithë kjo skotl, i hakërrehen Bashës sikur nuk e dinë se ku fshihet Hilja në daç thoni Skilja. Basha është aty për të bërë atë detyrë që i kanë ngarkuar. Të riformatojë PD, sipas interesave të klanit të familjes Berisha për dekadat e ardhshme, kur ai të mos jetë më ndër të gjallët. E di që dhe ju e dini se kjo është e vërteta, po ju s’ua mban ta thoni, ndaj dhe po ua fusin me procedura komisionesh ala Ruli-Mustafaj-Nishani, e blla, blla, blla.
    E fundit më duhet të kujtoj se para teje zoti profesor, kështu reagoj edhe Azgan Haklaj. Ai ishte shumë i “egër” posaçërisht ne Besnikun e të gjitha partive, duke na parajmëruar se akuzat e tij (si kofini pas të vjelave) do të ishin vetëm fillimi. Do ta shikonte tropojani i tij komunist se çfarë do t’i punonte (deri tani asgjë! Heshtje!), por edhe në atë rast dhe Azgani (goxha emër apo jo), nuk e ngriti dot stekën më lart.
    Të nderuar demokratë të prekur nga mënyra se si u trajtojnë, mos u merrni me bëzhdila të sojit Basha dhe etourazhi i tij. Ashu siç jeni, dhe jeni jo pak, kërkoni me forcë reformimin e PD, duke filluar nga denoncimi i berishizmit, si e jeqja më e madhe që ka kapluar jo vetëm PD, por ka kapur për fyti, krejt demokracinë shqiptare që ai me veprën e tij këto 30 vjet, e ktheu në demokraturë. Bëni një parti të vërtetë europiane të qendrës së djathtë, që të jetë e besueshme për elektoratin skeptik apo siç i thonë gri, dhe që sondazhi i fundit e nxorri 43%. Shikoni çfarë zhgënjimi, shikoni gjithashtu ju o të ashquajtur të djathtë se pse elektorati më shumë se sa ju, preferon PS, që është trashëgimrarja (s’e ka mohuar kurrë) e PPSh! Bëhuni pra njëherë burra e burrnesha dhe thoni ndal rrokullusjes së partisë që lindi si shpresë për shqiptarët, por që u është kthyer në makth i shumicës së tyre. Po i latë gjërat të rregullohen me vetrrjedhje, partia tuaj do vazhdojë ca kohë për inerci, për shkak edhe të qëndrestsrëve të paepur të saj, por shkrirja nuk do jetë e largët. Nëse me qesëndi prisni këtë fund, atëhere mos u ankoni, ndalni dhe prisni ta shihni!

  10. paloqja i pd says:

    Tani me eshte vertetuar se PD eshte thjeshte nje krijes e partis se pune,
    ketu mos ta ngaterrojme shume titullin partia e punes se ata ishin njerez te ndershem dhe e kuptonin ligjin
    por behet fjale per spijunet e partis se punes qe ishin vetem jashteqitja e tyre dhe nje nder keto ishin
    BESNIK MUSTAFAJ
    SALI BERISHA
    BUJAR NISHANI
    Me keto njerez ajo parti nuk reformoheg por degradohet
    PD ka marrre fund kushe eshte i fort kap anijen e rradhes

  11. TURI EMIGR says:

    ESHTE INTERESANTE SE ASNJE PD,ist NUK E KUPTON SE NE CFARE PARTIE BEN PJESE . SHIKOJNE KUR PERJASHTOHEN THEMELUES TE PD ,NJEREΖ ME DEKADA NE PD, DHE SKUPTOJNE PSE. VETEM KUR PD JU IEP SHKELMIN B,,,,S ATEHERE KUPTOJNE SE KJO PARTI KA NJE NGJASHMERI ABSOLUTE ME PPSH.PD VETEM EMRIN NDRYSHOJ PORNE METODAT DHE MENTALITET ESHTE E NJEJTA .PASTAJ O PROFESOR MOS KI FRIKE THUΗE DREJ KUSH TE HOQI ,STE KA HEQUR KOMISJONI PA LEJEN E LULUSHIT . ΜΟS KI FRIKE, SE BURG DHE INTERNIM SKA ME SHUM SHUM NDONJE DAJAK MUND TE HASH. HIDHU NJE VRAP NGA PARTITE E REJA ,MOS KA NGELUR NDOJE VEND BOSH

  12. Mandravellua says:

    Puna aeshte se keta kujtohen kur u ka hy trangulli thelle…
    Njelloj si ne kohrat e Vekes. I perdorte Vekja per te sulmuar te tjeret, dhe leshohej lukunia, pa e ditur qe do u vinte rradhe dhe vete atyre.
    Pse nuk fole me pare, mer djalosh. Do ishe me i besueshem
    Pse nuk thua dy fjale per baba Sqapin, qe jep urdhra si Toto Rina dhe ben sikur s’di gje…
    Taktika i funksionoi, Leshoi Genc Rul Kusarin qe te thoshte dy-tri fjale kunder kandidimit te tij…. ne fillim, sa per te krijuar idene : Kur diskutohet Sal Berisha…kush jam une qe te mos diskutohem???!!!
    Kjo e `certifikoi` komisionin e zgjedhur si `te forte`, `te pavarur`dhe te paanshem`, me qellim qe te evitonte revolten e brendeshme…
    Nashti, ta gezoni. Shendet e bythe te forta… Edhe shiko mos te hap ndonje vend Fate Mehdiu, se ka plote vende bosh ai.

    1. ppa says:

      Mandravello, je i madh; nuk e mbaja dot te qeshuren; mu duk si humor nga Vlora.

  13. Haka Tekizoti says:

    Romeo, Romeeeeeeo!… E dashura jote PDSH e ka pirë helmin që i ka dhënë Sali Montazhi (Montegu), kryeje edhe ti aktin e pjesës që plotëson tragjedinë e të dashuruarve! Bëja këtë nder atdheut që t’u gëzohet edhe ai Romeos e Zhulietës së vetë e kështu hyni në histori edhe ti e Zhuljeta jote.

  14. Arben says:

    Kam pare ne tv fjalimin qe z.R.Gurakuqi ka mbajtur ne vitin 2017 kur e kishin kandiduar per deputet ne shkoder,nderkohe qe kishin eleminuar znj.Topalli. Ne ate miting ka ndodhur edhe nje incident ku disa perkrahes te znj.Topalli shprehen mosdakortesi te kryesise se kesaj partie per mos kandidimin e saj ne ato zgjedhje. Por brilant ishte fjalimi i profesor Gurakuqit,i cili mesa me kujtohet,pasi ishte disi i veçante, duke u ndier edhe pak keq per ate çfar kishte ndodhur me znj.Topalli i eshte drejtuar personalisht atij qe ishte me i madhi ne podium pak a shum me keto fjale…. Nuk ka ndermend me e perly emnin tem me klane perçarese dhe klane kunder vlerave europiane,por do te punoj me ndershmeri e ne sherbim te qytetareve etj, etj…. por Gurakuqi ishte nder te pakte deputete me graden me te larte shkencore ne parlament,nje njeri i ditur i ndershem,trashegimtar i denjte i fisit te tij Gurakuqi dhe perfaqesues i shkelqyer i komunitetit. Qe ne ate kohe, me ate fjalim ai eshte vetperjashtuar nga nje parti politike totalisht siç ai vete e ka pershkruar.Mendoj se eshte nje humbje e madhe e parlamentatizmit dhe e intelektualizmit shqiptar mosqenia e tij perfaqesues i popullit. Ka shume te padenje qe presin te hyjne ne ate parlament vetem e vetem per klane pushteti e vjedhjesh.

    1. Kirasi says:

      Normal qe do t`i hiqnin nje tulle!! Eshte shume”i gjate” nese e krahason me nivelin intelektual te PD se Shkodres, kryesuar nga injoranti Xhoda!! Me qe ra fjala, a lexon gja ky Xhoda?!

  15. UT says:

    Po te mos ishte parti vari karin, prone familjare e nje rrote kari shpellar, nuk mblidhte leshko vari karin si ty o Rromee!
    Po shyqyr Zotit qe je latin dhe tani qe te shporri Sali kerma dhe lulaqi i tij, ke kujt ti lepish bolet qe te ndihesh krenar i madh, me kultun tmadhe…

  16. tom says:

    Je kujtu vone Romeo, tash qe te dogji betha ty u kujtove me e pa se kush asht PD e vertete.
    Mandej kur kjo shkerdhata qe pershkrun ti paske kene PD,ca mutin don aty, apo i lezecem posti?

  17. dhembeli says:

    Eh….,mor Gurakuqi !
    Mire ben qe shkrove ,se tregove sesi kane vepruar komisjoni i vleresimit (i pavetevleresuar), por kujt i thua!… Beson se degjojne nga ai vesh ata qe e caktuan ate komisjon…. !?
    Eshte komisjon i pa kolauduar,…e kupton apo jo!?
    Me kujtove ate elegjine e Cajupit:
    …”Grua me eshte prish kandari,
    S’eshte me ai i pari”….
    Dhe gruaja ju pergjegj; -…E lodhe sa e kepute ,
    ku gjete vrime e fute.
    T’a lava me uje te ngrote ,
    por me shkoi mundimi kote….
    Dhe kjo pune ,……. Mos u lodh kote! nuk ndreqet me “ai kandar”.
    Respekt per Ty, Romeo.

  18. Copa mishit says:

    Nuk po ke kurajo “ti biesh mohit/djallit” e po i bie samarit. Frikacak i felliqur – do te kishte patur me hijeshi sikur te merrje lapsin dhe ti “kishe qit syte”, Saleh Kermes te parit, Shkelzen Berishes se dytit.. e pastaj ta kishe lene rreshtin e fundit per karagjozin tockukllen e familjes Mender Bashen.
    Dhjaksa qe keni ngrene e keni lepire nga dora e Djallit tani merreni me ushtaret e tij kur ju nxoren me shkelma nga tepsia.. ne fund te fundit prandaj ju perzgjodhi edhe ai dikur me keto gropa ne karakter..

  19. Oketo says:

    E vetmja gje e mirë që ka bere komisioni i PD !
    Përjashtimi i ballistit Gurakuqi që edhe sot justifikon kolaboracionistët e pushtuesve !
    Farë e keqe !

  20. Ari says:

    Ceshtja eshte, Mr Romeo, se ti e kuptove se kush eshte PD pasi U PREKE VETE, PASI U PREKEN INTERESAT E TUA. Por, a ka qene kjo PD ne kohen tende? sigurisht ajo ka qene, por qe ti NUK E SHIKOJE…!!??
    Pra, nuk te besoj sa thua, sepse po mbron inteersin tend, dhe nuk arsyeton ne parim, sepse nuk ke parime, djalosh!

  21. specialisti says:

    Romeo
    Fillimisht sqaro akuzen e Bujar Nishanit.
    Lexo dy dosjet e sigurimit te shtetit.
    Kerkoji se aty jane.
    Shiko mos je ne ato dosje.

  22. trendafili Permetit says:

    Sa miop njerezor tregohet ky Romeo Gurakuqi! Ne dime se çfare prodhon guzhina e Saliut, ama kur te gacmohen interesat ty Romeo, kerkon qe te na tregosh se kush ishin komunistet etj! Edhe nje here tregon se ju jeni nje mark njerezish qe s’keni pase kurre objektiv Shqiperine dhe shqiptaret por veten tuaj, jeni te pandreqshem dhe te pa riciklueshem ne sofren e demokracise. Ju jeni e keqja e ketij vendi; nuk e di se kur do tu vije dita qe te bini ne gjume e te mos zgjohi me apo kush do tu detyroje. Megjithate , keta “kundershtaret” e tu per karrike dhe ti do ta marresh dhe nje pergjigje te forte nga njerezit me 25 prill qe do te jete katastrofe vdekje prurese per “kundershtaret” e tu. Keshtu u prek dhe Kastriot Islami ne ps apo Arben Malaj etj; nuk jeni vetem. Jeni garda e markes shqiptare te prodhimit te mbarsur jashte martese dhe keto forma, pavaresisht nga “liria” e sotme quhen dobiçlleqe, ndersa ju dobiça pa u ditur origjina e spermes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje