Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se kontratat koncesionare janë paligjshme dhe zgjidhen në mënyrë të njëanshme nga qeveria.
Ajo theksoi se të gjithë ata persona që përfshihen në këto kontrata të paligjshmë do të përballen me një sërë akuzash, në çdo shtet ku ata do të shkojnë.
“Vullnet politik për të zbatuar ato kontrata, që ata edhe pse i kanë firmosur nuk i kanë zbatuar kurrë.
Pra janë disa kontrata të cilat po t’i shikoni kanë një nxitim me vrap të qeverisë, edhe të bizneseve, të cilët po kërkojnë të zgjidhin kontratat e koncesioneve, në mënyrë të tillë që të shkojnë në arbitrazh, që të fitojnë ato para që kanë pasur në plan nëpërmjet gjyqeve të arbitrazhit, të cilat edhe këto kanë nga mbrapa një mafie tjetër.
Nëse deri dje kishim injektimin e parave të drogës në ndërtim apo në projekte të ashtuquajtura të rindërtimit, apo parave të pista, pa origjinë, zhvillime aeroportesh tre dimensionale që nuk u gjendën kurrë paratë dhe s’u bënë kurrë aeroportet, por ishin thjesht trampolina të parave të pista për t’i sjellë në Shqipëri dhe për ta kthyer Shqipërinë në lavatriçe pastrimi parash.
Ashtu është edhe kjo situatë tani, që për të lëvizur ose për të marrë një përfitim përsëri, bëhen këto të ashtuquajtura kontrata koncesionesh, të cilat janë të paligjshme.
Zgjidhen në mënyrë të njëanshme nga qeveria dhe më pas çdo zgjidhje kontrate bëhet sërish e pa ligjshme, e parregullt, në mënyrë të tillë që koncesionari t’i drejtohet Gjykatës Europiane”.
edim
“Do ti ndjekim leket kemba-kembes”..hahaha ,pse deri tani nuk e kane bere !
Do ndjekim dhe Liken, dhe Floririn, dhe ty moj bushterz bashke me pinjollet e tu!
Ouuu monika po ben presion! Na trego dhe ndrico edhe ne Popullin e thjeshte si do i gjurmosh vjedhjet…? Se mbase fillon ndonje tjeter me pare te gjurmoj pasurite qe ti Monika, bashkshorti yt, shkelzeni, argita dhe gjithe anetaret e klaneve tuaja lsi&pd qe i keni grabitur Shqiptareve. Nuk ka me njeri qe ju beson dhe ju ndjek o te ndyre… nga pas ju vijne vetem hajdutet, kriminelet trafikant dhe idiotet…. Populli ju njeh dhe me 25 prill do ju tregoj vendin dhe ne plehra do te perfundoni.
??? KY ËSHTË KULMI MORE SHOKËËËË. !!!!
normale qe do ti ndjeki kemba kembes nuk shtuhet me 11 hale ne shtepi duhen edhe ca te tjera
Kontrat e paligjshme! Kuptojeni lajthitjen e Znj.Kryemadhi. Por, ne fakt kontratat nga pikepamha juridiko-formale jane te ligjshme. Nuk mund te prishen kontratat ne menyre te njeanshme.
Do ti ndjekim leket kemba kembes…… per ti marre vet se jemi ne diete prej vitesh. Shyqyr iliri qe po na shkrin floririn se si do jetonim duke lypur pastaj sa turp