Akuzat e Berishës ndaj përfaqësuesve të BE, reagon Balla: Konfirmim i zaptimit 30 vjeçar të PD nga sekretari i PPSH-së. Mirënjohje BE për ndihmën

21 Dhjetor 2020, 21:28Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se sulmet e ulta dhe të pabaza të kryetarit de facto të SHQUP-it Sali Berisha kundër përfaqësuesve të Bashkimit Europian, janë konfirmim i pamundësisë së kësaj partie për tu reformuar dhe çliruar nga zaptimi 30 vjeçar i një sekretari të PP.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Balla teksa ka shpërndarë edhe reagimin e komisionerit Varhelyi, thekson se këto sulme konfirmojnë edhe pamundësinë e drejtorit de jure të PD Lulezim Basha për tu distancuar nga kjo politikë qorre.

Qoftë kur sulmohen partnerët e Shqipërisë apo përfaqësuesit e tyre, qoftë kur sulmohen dhe vandalizohen institucionet apo prona publike.

Sipas Ballës, Më shumë se 90% e shqiptarëve mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Postimi i plote i Taulant Ballës:

Sulmet e ulta dhe të pabaza të kryetarit de facto të SHQUP-it Sali Berisha kundër përfaqësuesve të Bashkimit Europian, janë konfirmim i pamundësisë së kësaj partie për tu reformuar dhe cliruar nga zaptimi 30 vjeçar i një sekretari të PP.

Ato konfirmojnë edhe pamundësinë e drejtorit de jure të PD Lulezim Basha për tu distancuar nga kjo politikë qorre. Qoftë kur sulmohen partnerët e Shqipërisë apo përfaqësuesit e tyre, qoftë kur sulmohen dhe vandalizohen institucionet apo prona publike.

Më shumë se 90% e shqiptarëve mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Mirënjohje BE dhe përfaqësuesve të saj për angazhimin e vazhdueshëm në dobi të reformave si dhe në programet e shumta të asistencës dhe ndihmës për Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje