Nga Ilir Mborja
Pas gjashtë muajve që u dorëzua familjarisht diku në ekzil se kinse «i rrezikohej jeta nga komunistët», më 28 maj 2020, i denoncuari im për «doktoratë» të vjedhur Agron Tufa u dorëzua për atë. E pranoi vjedhjen! Megjithëse vonë, shumë vonë, sidoqoftë u zbyth dhe, jo vetëm që e pranoi botërisht akuzën për vjedhje, por i njohu dhe i ktheu pas të dëmtuarit Aristotel Spiro një pjesë të konsiderueshme të saj. Tani, pas më shumë se një viti, që prej andej, Agron Tufa, na bëri thirrje: «Të marrim pushkët, Ramën se rrëzojmë dot me votë»…
Më 28 maj 2020, azilkërkuesi «politik», Agron Tufa duke iu kthyer me dëshirën e tij (?!) (apo i detyruar nga azil dhënësit) akuzës sonë, te blog-u «FJALASHQIP», riboton pjesën e «doktoratës» së vet në formë artikulli dhe aty, këtë radhë, citon edhe Aristotel Spiron.
Por edhe në këtë ribotim, duke lënë paragrafë të tërë nga kumtesa e tij të kopjuar e të pa cituar, plagjiarizmi i Tufës vazhdon!
Kush dëshiron të bindet plotësisht për këtë, mund të krahasojë botimin më të fundit të tij
(https://fjalashqip.com/origjina-e-termave-perkthim-me…/…) me kumtesën «Fan S. Noli dhe shqipërimi si antinomi terminologjike» (http://www.unkorce.edu.al/…/materiali_fnoli_130vjetor.pdf, faqe 313-319).
Kjo, mënyra se si Agron Tufa dorëzon një pjesë të gjësë së vjedhur, më shumë se një «ndjesë» prej hileqari të poshtëruar, ngjan me atë hajdutit tashmë të kapur që nuk pranon t’i zbrazë të gjithë xhepat…
Sidoqoftë, edhe kjo lloj «ndjese» e pjesshme, mua denoncuesit të parë të vjedhjes e plagjiaturës më vlen.
Agron Tufa me budallallëkun dhe pafuqinë ta pranojë deri në fund vjedhjen e tij nëpërmjet mashtrimit (në grup me krerët e Dekanatin e Filologjisë së UT) më 2008-n, me këtë ribotim të 2020-s, më në fund hoqi dorë edhe nga loja e tij qesharake me datat.
Pra, për ata që e kanë harruar atë histori që filloi më 2008-n e kur «Doktor» Tufa nisi të përfitojë pagën shtesë për «doktoratën» (200 000 lekë të vjetra në muaj) plagjiatura e tij kishte të bënte me kumtesën që Dr. Aristotel Spiro mbajti në Konferencën me rastin e 130-vjetorit të Nolit, zhvilluar në Universitetin «Fan Noli» të Korçës më 2012-n.
Duke anashkaluar 2015-n, datën kur bëri shkarkimin në internet të «doktoratës» që përmbante plagjiarizmin nga teksti i Aristotel Spiros, Agron Tufa bënte të «habiturin».
Pra, duke shmangur 2015-n, me këto katër vitet diferencë nga 2008 deri në 2012, si një shejtan budalla i vërtetë, mundohej të hutonte kë të mundte.
«Si kam mundësi që unë më 2008-n të kem kopjuar një tekst që do të shkruhej 4 vjet më pas më 2012-n» – ngrinte pyetjen i «çuditur» Agron Tufa?
Kështu, duke shmangur 2015-n, me një gur vriste dy tre zogj. Duke luajtur me datat e duke bërë «viktimën» që prej 2015-s, jo vetëm që linte të nënkuptohej se «i plagjiatuari» ishte ai vetë nga Aristotel Spiro dhe jo e kundërta siç ishte në të vërtetë, por synonte dhe shumë të tjera: Edhe vjedhjen e vet e mbulonte, edhe bashkëpunëtorët që e ndihmuan i mbulonte…
Por, me këtë «ndjesë» që bëri tani më 2020, Agron Tufa i preu në besë dhe i shiti të gjithë ata që më 2008-n ia dhanë në të bardhë, pa shkruar asnjë rresht, «doktoratën».
«Doktori» u dorëzua për vete dhe na la zbuluar gjithë «trimat» e tij këtu në Universitetin e Tiranës. Agron Tufa la të dekonspiruar në mëshirë të opinionit ca nga ata «doktorët» e «profesorët» e saj, që, ashtu si ai, «antikomunizmin» e përdorin si gjethe fiku për të mbuluar vjedhjet e paaftësinë e tyre shkencore.
Po ata, a do të dorëzohen tani si ai? Apo, meqë «kjo diktaturë duhet rrëzuar me forcë dhe duhet të mbulohet me turp», do t’i përgjigjen thirrjes së «Doktorit» hajdut e do të bëjnë atë që: «mbetet më e vështira, më e dëshpërueshmja, por dhe më e domosdoshmja e të rrëmbejnë pushkët»?..
Pra, ç’prisni?! «Hajdutë të gjithë Shqipërisë, mos u dorëzoni! Rrëmbeni pushkët!» E dëgjuat? Agron Tufa me «duart lart» ju thërret…
Pika pika qeverise.
Agron Tufa ben thirje per te permbysur Qeverine me pushke..dhe Qeveria, policia, prokurorija, hesht, dhe nuk kontakton me policine Belge per ta arestuar, dhe ta ncjere ne gjyq.
Seshte ky vetem..
Duke filluar nga Saliu, Iliri,e plot analiste te tjere dhe njeres te Shtypit,po e bejne kete gje..
Mire qeverija spo ben gje..po SPAK..si si vete ndermend..per kete..,??
Po me Voltana Ademin cu be,Nje vere ne uje..
Bravo Rama..Prit kur te te fusin ndonje plump ne koke..dhe atehere do te te vije ne ndime SPAKU..yne i famshem..
Plerat bejne thirje per LUFTE
Tufa Bytha , Sali VIRUSI LIKEN floriri MONA Basha
Ku e gjejn Fuqin keta qe bejne thirje per vrasje
Ku eshte Drejtesia
Turp per kete drejtesi qe ben Seir
Keta njeres nuk I duhen Shqiperis
Qelbesir me te madhe se Agron Tufa e Sal Berisha nuk ka njoft historia.
Pse nuk kerkohet extradimi i tij per thirje per lufte Dhe per vjedhje mqnse ka perfituar per shume vite leke nga nje doktorature e vjedhur?
Shume kohe me pare , ndodhi kjo histori. Dy persona u grinden per nje problem vjedhje. Personi hajdut,pasi mori dhe dy -tri shuplaka u largua duke bertitur me te shara.
– E dini- foli nje plak qe ndodhej aty – si dallohet gomari nga kafshet e tjera, kur eshte i fshehur ne mes te pyllit ?
– Nga te pelliturit ,xhaxha .
Ja pra, adoni te mesoni se cili eshte ky “demokrati” i madh Agron tufa ? Ky person qe ka folur prt demokracine e te drejten e votes ? Ja, lexoni te palluren e tij : “…… rrembeni armet ! ” E kush po therret ?!! Agron Tufa hajduti i sa e a shkrimeve per t’u bere profesor i degjuar….
Titulli me rreal: muslimon brother’s rrembeni armet!
Ti ke ik per lesh fare.
o cope trangulli,vetem mut di te hash?
Nuk ke ndonje argument tjeter?
Ike ti e ne te marrim armet hahaha
Rama nuk eshte cudi ta hash ndoje plumb.
Njeriu dhe reagon.
Ama e paska pranu vjedhjen hajduti? Po leket i ktheu? Ca na duhen keto fjale, kush e njgjon zogn e gomarit qe ka shku ne Zvicer.
Zoteri Mboria , nuk di nese keni edhe ndonje titull shkencor , apo vetem universitar jeni . Por sidoqoft , ju ato qe dini i keni shpikur vet , apo thjesht keni mesuar nga puna dhe shpikiet e brezave te me parshem ?. Zoteri Tufa , ndoshta eshte disi i nxituar , dhe ajo marria e armes , sigurisht eshte simbolike e thenies , te rrezojme Pushtetin aktual me te gjitha mundesite tona . Kushdo qe flet sot per arme , e ka fjalen , tek pa durimi , ndaj qeverisies pa rendimente te dukshme ne ekonomi e kudo tjeter . Megjithate cdo njeri ka detyrimin dhe mendimin e tij , te kushtezuar nga pozicioni ekonomik dhe siguria qe ka me krahun politik qe mbron . Sa per doktoraturen , nese Tufa e dorezoi , kemi tij dhe te tjere si ti qe na e keni shpure shkencen kaq para , sa dukemi sheshit sa e perparuar eshte shqiperia . Mir gje s’beni , por se paku mos perbaltni njere tjeterin , si femijet kur lozin neper baltovina .
Nese sju kam prekur diku interesat , e botoni .
Boll i mencem kenke o zoteri Konjaku, taman si me ken vet Zoteriu disi i nxituar Tufa.
E paske tepruar me konjak!
Agron Tufa eshte nje nga plehrat e PD !
Komenti i Konjakut, sipas meje i sakte. Z.Tufa nuk eshte budalla, por interesci. Po te banonte ne Tirane siguroj se nuk do te vuante asnje kercenim e rrezik. Ne Zvicer hetohet me mire. E kuptueshme. Nuk ka gjasa qe nje qeveri te rrezohet me forcen e armeve ne Shqioeri. Thirrja e Tufes eshte thirrje e nje te pakenaquri, i pazoti qe te beje dicka te hajrit per vendin. Duke qene Drejtor i Instutit te Perndjekurve dhe Persekutuarve politike iu dha nje mundesi qe te bente gjera me vlere ne politike, etj. Por, Z.Tufa nuk beri gje. Ai u muar me replika bajate, nderpersonale, mbajti shenim ca pseudonime dhe fragmente nga dosje te pavlera te ish-sigurimit dhe hetuesise, dhe me ne fund, ia mbathi. Me vjen keq qe nje shkrimtar e poet me pretendime ne dukje prezantohet si vjedhes dhe shperdorues i pasurise arkivore te Shtetit shqiptar. Ju flm
Aklma gjalle qenka ky plera, edhe ne p*dh te arushes te fshihesh krimet qe ke bere do ti lash. Je gjakatar pushket qe thua ne koken tende do te bien.
Po Edi Rama i ketu ku çdo dite bejne thirrje per rrembim armesh per te marr pushtetin e Rama dhe gjithe sovjalistet nuk ndihen a jane gjalle . Pse nuk ndihen , ose kan frike ose jane edhe keto hajduter e i ndajne bashke . Po si mo kujt i qaheni ju deputet e qeveritar socjalista qe dit per dite i tnoni Lulit e tjereve hajdute , e Berishes hajdut kriminel , ndersa per ti bere kallzim ne prokurori nuk bejne , kujt i qahen keto dhe kuj ja kerkojne te behet denoncim per keto . Ndersa ne kerkojme qe pse flet kriminel Tufa nga Rusia apo ku ne fe te sembes eshte , ata ( socjalistet ) ketu e paten e nuk kerkuan proçedimin e tij . Tufa ja beri kriminel edhe baban e Alfred Mojsiut dhe ai zgerdhihet as nuk e denoncoj as nuk e hoqi dyrnjaje , biles dikush nga keto e ndihmuan te arratisej se gjoja i kercenohej jeta , po mire jua ben .
O iksi, sapo Rama të hap gojën ” drejtësia nuk vepron,, e gjithë ” drejtësia,, do të hidhet kundër Ramës për ndërhyrje në “punët e brëndëshme,, . Arsyea? Drejtsia është e pavarur nga shteti de varur nga krimi dhe korrpsioni.
Në se nuk e merrni dot pushtetin me votë atëherë hani m…. kush jeni ju që dilni mbi popullin ? Një tufë banditë nuk mund te vendose për fatet e popullit.
Mos harro dhe merre dhe mamin me vete kur te vish per lufte Gone
Kush te perfill tij qen bir qeni , zagar e majmun qesharak . Ke par ndonjehere te pergojoj ndonje komentues , ne komentet e mia ?!. Po kush te perfill ti more lugat . Mos u mundo me kot , ti qe shkruan dhe i boton , kundra askujt , felliqesirat qe te prodhon mendia , prei debili .
Aaaaa po prandaj paska ikur Goni se paska vjedhur, jo se doe vrisnin komunistet. E more goni more e paske harru ate fjale e urt se rrena i ka kamet e shkurtera dhe vhdhja nuk rrin pa dal
ANTIKOMUNIZMI ËSHTË BËRË NJË ÇADËR E FORTË E HAJDUTËVE TË SHKENCËS DHE POLITIKËS
KËTO HAJDUTË JANË BËRË SI GJITHET E PEMËVE NË VJESHTË
QË DALË NGA DALË DO BIEN TË GJITHË PËRPARA RELITETIT DHE SË VËRTETËS
SEPSE ATO JANË FITUES ME VJEDHE TË MBËSHTETUR NGA POLIKA PËR TI PASUR SI LEVA TË LUFTËS NGËRSHQIPTARE
Komenti i Konjakut, sipas meje i sakte. Z.Tufa nuk eshte budalla, por interesci. Po te banonte ne Tirane siguroj se nuk do te vuante asnje kercenim e rrezik. Ne Zvicer hetohet me mire. E kuptueshme. Nuk ka gjasa qe nje qeveri te rrezohet me forcen e armeve ne Shqioeri. Thirrja e Tufes eshte thirrje e nje te pakenaquri, i pazoti qe te beje dicka te hajrit per vendin. Duke qene Drejtor i Instutit te Perndjekurve dhe Persekutuarve politike iu dha nje mundesi qe te bente gjera me vlere ne politike, etj. Por, Z.Tufa nuk beri gje. Ai u muar me replika bajate, nderpersonale, mbajti shenim ca pseudonime dhe fragmente nga dosje te pavlera te ish-sigurimit dhe hetuesise, dhe me ne fund, ia mbathi. Me vjen keq qe nje shkrimtar e poet me pretendime ne dukje prezantohet si vjedhes dhe shperdorues i pasurise arkivore te Shtetit shqiptar. Ju flm
O Kole, Z. Tufa asht edhe budall edhe interesci, po ma shum eshte budall. Si i thon nji fjalet, Di me vjedh? di. Di me mcef? sdi. Ky asht identik shoqi i Monika Kryemadhit.