Darkën me Yuri Kim, dyshja Berisha-Meta e sheh si një ‘mision’ për të shpëtuar Bashën?!

21 Dhjetor 2020, 12:53Politika TEMA
Darkën me Yuri Kim, dyshja Berisha-Meta e sheh si një

Darka e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kreut të PD Lulzim Basha, në një nga restorantet e kryeqytetit ditën e shtunë ka sjellë pështjellim në radhët e opozitës shqiptare.

Menjëherë sapo u dha lajmi për këtë darkë pune, dhe për më tepër pas mesazhit të dhënë nga ana e Kim pas takimit, ka sjellë në mobilizim të lidershipit të PD dhe LSI në rrjetet sociale, ku shfaqej shqetësim dhe frikë për objektin e bisedës “kokë më kokë”.

Teksa Basha ka folur në përgjithësi në lidhje me darkën e punës me Yuri Kim, ka qënë ambasadorja amerikane në Tiranë ajo që ka vendosur pikat mbi “i” një orë më pas.

Teksa disa media në vend, kryesisht afër opozitës, raportuan se takimi mes tyre lidhej me problematikat dhe situatën ekonomike në vend e se pjesë e tij ka qënë dhe dosja “184” rezultatet e së cilës prej dy ditësh po kritikohen nga PD, ka qënë Yuri Kim ajo që ka shuar të gjithë zërat.

Në mbrëmje vonë ambasadorja e SHBA shkroi në Tëitter se: “me kryetarin e PD, Lulzim Basha sonte diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

Pikërisht kjo deklaratë ka tërbuar ish kreun e PD Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta, të cilët kanë shprehur skepticizmin e tyre mbi atë që është diskutuar në darkën Basha-Kim.

Në fillim ishte gazeta afër LSI “Koha Jonë” ajo që ka hedhur për konsum politik një goditje të tërthortë ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë, teksa pas sponsorizimit në një media anonime kishte sulmuar shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Calavera.

E cila sipas medias afër Metës kishte telefonuar Komisionin e Venecias, që të mos marrë në shqyrtim kërkesën e Metës për kushtetutshmërinë e ndryshimeve në Kuvend të Kodit Zgjedhor.

Madje në këtë artikull akuzohej drejtpërdrejt se Calavera kishte mbështetur “cubin e Tiranës Edi Rama”, duke anashkaluar dhe qëndrimet e BE që kërkojnë respektimin e marrëveshjes politike të 5 qershorit. Por dhe hidhej hije dyshimi mbi efektshmërinë e reformës në drejtësi.

Artikullin e ribotuar dhe në gazetën afër LSI e pason dhe sulmi i numrit dy të kësaj partie Petrit Vasili, i cili teksa akuzon SPAK për dosjen “184” duke e thënë se ka kryer një tradhëti kombëtare, sulmon dhe ambasadorët e BE dhe SHBA se deklaratat e tyre në anglisht nuk e shpëtojnë Prokurorinë Speciale.

Me i drejtëpërdrejtë ka qënë ish kreu i PD Sali Berisha, i cili akuzon Colaverën se ka telefonuar Komisionin e Venecias duke i kerkuar qe te mos shqyrtoje kerkesen e presidentit Ilir Meta për ligjin zgjedhor.

“Skandal i ri ndërkombetar i Edvin Drogës! Parate e tij te droges bejne kerdine. Zbulohet segment tjeter i rrjetit te strukturuar mafioz Tirane-Bruksel.

Pas ndrikull Romana Vllahutin, e cila blinte me katerfishin e çmimit per meter katror rezidencen e delegacionit te BE ne Tirane del dhe Ndrikull Calavera bashkepuntore Edvin Droges.

Ajo, sipas mediave te mire informuara te Brukselit, ne nje akt te paster korruptiv per llogari dhe me kerkese te Edvin Hajdutit dhe ne kundershtim flagrant me qendrimet zyrtare publike te zyrtareve me te larte te Komisionit dhe Parlamentit Europian, ka shfrytezuar postin dhe i ka telefonuar Komisionit te Venecias duke i kerkuar qe te mos shqyrtoje kerkesen e Presidentit te Shqiperise per ligjin zgjedhor.

Nderkohe qe zyrtaret me te larte te Komisionit Europian, Parlamentit Europian por edhe te Bundestagut i benin thirrje publike Edvin Droges qe te mos votoje ndryshimet ne kodin elektoral por te prese mendimin e Komisionit te Venecias per keto ndryshime.

Rikujtoj ketu se Calavera, drejtoreshe per Ballkanin Perendimor gjithashtu drejton grupin nderkombetar te monitorimit te procesit te Vetingut, proces per te cilin flitet se paguhen shuma marramendese parash te zeza.

Miq, fjalet e ndrikull Calavera dhe jo ato te Komisionerit per Zgjerim as dhe kryetarit te AFET-it te Parlamentit Europian citohen ne fjalimet e Edvin Kristaq Droges si direktiva apo kerkesa te Komisionit Europian per Shqiperine.

I bej thirrje Komisionit Europian ne perputhje me standartet e tij etike ta hetoje e largoje zonjen Calavera nga detyra qe mban dhe te hetoje lidhjet e saj toksike per detyren qe mban me Edvin Drogen”, shkruan Berisha. I cili i referohet për akuzat e tij një portali anonim, që boton herë pas here shkrime kundër reformës në drejtësi në Shqipëri, pa emra autorësh, por me pseudonime, teksa sulmon drejtëpërdrejt zyrtaren e lartë të BE.

Me sa duket, deklaratat e Yuri Kim dhe të Luigi Soreca se reforma në drejtësi ka mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE, si dhe paralajmërimi se Gjykata Kushtetuese është vetëm një gjyqtar larg të qenit funksionale dhe ky gjyqtar është në dorën e Metës, i ka acaruar dhe më tej dyshen Berisha-Meta.

Shtuar këtu dhe darkën e papritur të Kim me Bashën dhe biseda “kokë më kokë” e tyre, e cila me sa duket po interpretohet si një përpjekje për të shkëputur kreun e PD nga dyshja radikale Sali Berisha-Ilir Meta dhe presioni i tyre, ka sjellë dhe një reagim tjetër akoma më të drejtëpërdrejtë e të ashpër të Berishës dhe Metës ndaj ndërkombëtarëve dhe ka vënë nën dyshim besueshmërinë e Lulzim Bashës, që sipas tyre po bën një lojë kundër tyre.

Por “kapakun” dyshimeve të Berishës dhe Metës se Lulzim Basha po fiton statusin e të pavarurit prej tyre, duke qënë një partner i preferuar për ndërkombëtarët, shtuar këtu dhe qëndrimin e moderuar të liderit të PD gjatë protestës së dhunshme pas vrasjes së Klodian Rashës, ia ka vënë sërish gazeta afër Presidentit.

Gazeta Nikollë Lesit, hedh dyshime mbi vërtetësinë e deklaratave në darkëne ambasadores Yuri Kim dhe Lulzim Bashës. “Pasi e bënë lajm darkën, sipas kësaj mediaje, ambasadorja amerikane ka dhënë detaje se çfarë është diskutuar në këtë takim. Përmes një shënimi në Tëitter Kim ka deklaruar se është diskutuar për rolin e opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25prillit 2021.

Por ajo që të bën përshtypje ajo që thotë ambasadorja në Tëitter janë gjërat e duhura në një demokraci normale. Dhe ndër të tjera, darka duhet të fshehë ato që janë diskutuar realisht!”, shkruan gazeta e cila rendit disa fakte që sipas saj, tregojnë se biseda e vërtetë mes Kim dhe Bashës është fshehur.

Ndërkohë që sulmon Yuri Kim se ka folur me liderin e PD për disa tema që janë shumë të njohura dhe të stërpërsëritura, madje i shkojnë me shumë t’ia thonë Edi Ramës, media afër Metës i kujton Lulzim Bashës se është kreu i opozitës dhe se nuk duhet të përsërisë më ofertën politike të 18 majit të vitit 2017, me Edi Ramën.

Madje i bën thirrje Bashës që të bëjë publike bisedën e zhvilluar me ambasadoren e SHBA, një kërcënim i hapur ndaj liderit demokrat vetëm 4 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Berisha dhe Meta kanë shfaqur një alarm publik në lidhje me faktin se janë të bindur se Lulzim Basha ka dalë jashtë “radarit” të tyre dhe po operon politikisht me një linjë shumë më të butë ndaj mazhorancës, duke u përqëndruar më shumë në ofertën e PD për qytetarët më 25 prill se sa në përballjen radikale me kreun e PS Edi Rama, që sipas tyre po përgatitet të blejë zgjedhjet.

Këtij qëndrimi i shërbeu dhe thirrja e ish ministrit të LSI Ylli Manjani, i cili apeloi hapur se Basha duhet të vendosë sa më shpejt për të dalë me një listë unike me LSI më 25 prill.

Një shqetësim i tillë i Metës ka ardhur dhe për shkak se të gjitha sondazhet, por dhe ato partiake në PS, PD e LSI e nxjerrin këtë të fundit në limitet e 2-4 përqind mbështetje. Ndaj një listë unike me kandidatë të sigurtë të LSI mund të sjellë dhe më shumë deputetë për këtë parti.

Berisha e Meta po lënë të kuptohet se ka një mision nga ndërkombëtarët që ta shkëpunin liderin demokrat Lulzim Basha nga ndikimi i tyre, larg strategjisë radikale kundër Edi Ramës dhe mazhorancës që drejton.

Të gjitha qëndrimet e deritanishme këtë frikë të dyshes Berisha-Meta kanë shfaqur. Nuk përjashtohet mundësia që goditja ndaj Bashës por dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë të vijojë me një intensitet akoma më të shtuar nga Berisha dhe Meta. Me sa duket po e shohin si një luftë për jetë a vdekje. (M.Nikaj-TemA)

3 komente në “Darkën me Yuri Kim, dyshja Berisha-Meta e sheh si një ‘mision’ për të shpëtuar Bashën?!”

  1. Olimpia says:

    Pas sondazhit te fundit,ku LSI pothuajse shkrihej dhe PD mbetej ne shtratin e saj maksimal 30…34 % sepse kurre nuk ka qene shumice,duket Basha po ndihmoet nga SHBA qe te shkeputet nga thonjte e Berishes,pasi Meta tashme ka kaluar ne delir cmendurie. Mendoj se plani amerikan eshte nje gross koalition i stilit gjerman ,pavaresisht se PS merr mbi 60% te votave dhe mbi 84 deputete.Synimi eshte qe mbi kete baze te realizohen shpejt te gjitha reforma ne menyre qe BE te hape dyert per Shqiperine ,duke mos patur me aresye,qofte edhe formale per te refuzuar.Me se fundi Perendimi e ka kuptuar,pas 30 viteve,se Marksi nuk ka lindur ne Kuc dhe Tirana nuk eshte as Pekini dhe as Moska.Me mire vone se kurre.Me se fundi po po i pret te gjitha urat me anarkotribalizmin fashist te Berishes dhe kupolen mafiose te don Metes.Drejtesia e re nderkohe do tu jape goditjen e fundit gjarperinjve helmues te korruptuar te politikes shqiptare .

  2. Jimi says:

    Ne rastin konkret, Basha eshte nje i penduar, qe kerkon te bashkpuinoj me diplomacine amerikane.

  3. PD says:

    Ndrikull qe cke me te Romana Vllahudin!
    Pasi beri cfare deshi, ne fund o Sali te qiu ne bythe publikisht, kur votove si pederast i shkerdhyer dhe i perdhunuar reformen ne drejtesi, poshte cizmeve te saj qe puthej me Lune, ndersa krimbat si ty benin ate qe donte ajo.
    Ti Sal i tregove Romanes, qe ske as trimeri as burreri por vetem goje laperesh dhe vrime bythe qe qihet lehtesisht nga shantazhi dhe me i forti, qofte kjo edhe Vllahudin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje