Ndërsa pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në vend më 25 prill, analisti Baton Haxhiu, tha se shumica e shqiptarëve ndihen të papërfaqësuar dhe janë të pakënaqur me partitë në vend.
Në “Tok Talk”, ndërsa komentoi rezultatet e sondazhit, ai u shpreh 28% e elektoratit janë të pavendosur dhe se gjykimi i njerëzve po anon nga qendra.
Sipas gazetarit, 50% e njerëzve që kanë një qëndrim të papërcaktuar, mund të mos votojnë fare më 25 prill.
“Shumica e shqiptarëve janë të pakënaqur me partinë. Ndihen të papërfaqësuar dhe kanë ndërtuar në qëndrimin e tyre si të papërcaktuar. Nuk dihet si do të jetë qëndrimi i tyre, por përvoja tregon se ata realisht, 50% e tyre nuk dalin në zgjedhje fare.
Nuk besoj që ka kohë për t’i kapur ata sepse ky votues gjykon me dy mënyra, të kthehet aty ku ka qenë dhe një pjesë e tyre refuzojnë fare të votojnë.
34% e të anketuarve kërkojnë një qeverisje ndryshe. Nëse një lider i mirë del, shihet që mund ta kapë këtë elektoral. Gjykimi i njerëzve po anon nga qendra”, tha Baton Haxhiu.
Baton mos e dridh..Ke qene objektiv, dhe mik me Thacin e Ramen..
Na fol pake per Albin Kurtin,Vjosen, Saline dhe Ilirin qe sop i permend fare
Dridhe moj Bajame me lesh kombinati i thone nje fjale popullore
Batln Haxhiu je nje personaitet me vlera te larta dhe me i tegritet.