Një haker shqiptar i Bitcoin: 28-vjeçari vodhi mbi 500 mijë euro, e kërkojnë 3 shtete europiane

22 Dhjetor 2020, 19:53Kronika TEMA

Autoritetet shqiptare janë përfshirë në një ekip ndërkombëtar hetimi për zbulimin e një rrjeti mashtruesish kompjuterikë që sipas të dhënave të deleguara nga drejtësia austriake është faktuar se kanë përvetësuar mbi 504 mijë euro.

Burime të besueshme pranë prokurorisë i thanë TCH se në këtë skemë ka dyshime se është implikuar edhe një i ri shqiptar i moshës 28 vjeç, të dhënat e të cilit janë zbuluar nga gjurmimi në rrjet.

Hetuesit po kërkojnë hakerin shqiptar pas një sërë veprimesh të kryera nga bullgarët  dhe gjermanët që referojnë se i riu shqiptar është përgjegjës për autorësinë e mashtrimit dhe se ai ka rol për pagimin e domainëve, website dhe infrastrukturës së IT.

Burimet e TCH shpjegojnë se të huajt njoftojnë prokurorinë se këto dy faqe interneti  që prezantohen si cripto markete , përmes një përfaqësimi on line rrëmbëjne besimin e viktimave të tyre duke ju premtuar tregti me aksionet dhe valutat e kriptuara.

Sapo shënjestra regjistrohej ne platforme duke dhënë identitetin dhe numrin e telefonit, autorët e kontaktojnë qytetarin duke i sugjeruar investim ne sasi te vogla me premtimin se ndërmjetësi do realizoje një investim te madh te valutave.

Qëllimi i grumbullimit te të dhënave sipas asaj që është faktuar deri më tani është se përdoruesit këmbejnë monedha të kriptuara si bitcoin dhe se pas çdo shkëmbimi atij i premtohen shuma më të mëdha

1 komente në “Një haker shqiptar i Bitcoin: 28-vjeçari vodhi mbi 500 mijë euro, e kërkojnë 3 shtete europiane”

  1. armand says:

    Po’ c’haker o gazetar , thjesht mashtrues. Hakeri s’te telefonon dhe s’te Josh me oferta investimi me rendiment te l’arte. Hakeri hyn me force ne sistem , grabit dhe largohet. Ky eshte thjesht viktime e paditurise ne artin e vjedhjes. Eshte ne hapat e pare te karrieres ndersa hakeri eshte doctor profesor qe anonimitetin e ka rregullin nr. 1 ne aktivitetin e tij. Ky edhe pagesat i paska bere me emrin e vet ( sipas bullgareve dhe gjermaneve ). Bullgaret te dorezojne zonjen “One Coin” qe vodhi miliarda $ nga investitoret e me pas le te meren me hajdutet e pulave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje