Zgjedhje në Kosovë, Baton Haxhiu: Ka armiqësi të madhe në politikën kosovare, vetëm Haradinaj shkon me Kurtin! Vjosa Osmani s’është politikane

22 Dhjetor 2020, 09:45Rajoni TEMA

Gjykata Kushtetuese vendosi ditën e djeshme që Kosova do të ketë zgjedhje brenda 40 ditësh.

Ai dha një deklaratë të fortë për Vjosa Osmanin duke mos e konsideruar si figurë politike të vendit.

Larg disa fjalimeve populiste në studio, Kosova hyri në krizën më të madhe që nga përpunimi i luftës, e para paqartësia me dialogun, me presidentin, me qeverinë duke përfshirë liberalizimin e vizave, kemi një listë të shumtë të gjërave që nuk i përmbush as populizmi i zgjedhjeve në Kosovë.

Këto zgjedhje përfaqësojnë vetëm dëshirën e popullit por të vendosur se kush do të udhëheqë. Ata mendojnë se e gjithë bota është nën këmbët e tyre.

Ne jemi ata që në të ardhmen do të dëgjojmë se si vendoset e ardhmja jonë. Ata që kanë dëshirë që me populizëm të vendosin të dinë se ata e sjellin Kosovën në këtë gjendje.

Pas përfundimit të zgjedhjeve nuk e dimë se si do të sillen minoritete, kush do e qeverisë dhe se si do të duket. Armiqësia është e madhe në politikën e Kosovës.

Ky diskurs i armiqve tregon se gjuha edhe e atyre të cilët japin një dimension dramatik të situatës në Kosovë. Kosova është në pikën më të ulët sociale për të ardhmen.

Populistët ja ku e kanë rrugën e të shohim si do të përfundojnë. Ne e kemi të obligueshme të fusim minoritetet brenda, nuk e dimë se cili do të jetë qartësimi i tyre, a do të shkojë PD apo LD, nëse Vetëvendosja i merr mbi këto sondazhe 30 deputetë i duhen edhe 22 të tjerë që të arrijë kuotën për krijimin e qeverisë, kjo e bën të vështirë situatën sepse ka vetëm një partner atë që është fyer më së shumti mbi të.

I vetmi partner i vetëvendosjes është Ramush Haradinaj i cili është në gjendje të shkojë me këdo.

Edhe nëse e kalon 61, do të jetë qeveri e krizës së vazhdueshme, kjo tregon se fajësia e së ardhmes bie. Vjosa Osmanin nuk e regjistroj si figurë politike”, tha Haxhiu.

2 komente në “Zgjedhje në Kosovë, Baton Haxhiu: Ka armiqësi të madhe në politikën kosovare, vetëm Haradinaj shkon me Kurtin! Vjosa Osmani s’është politikane”

  1. Visi says:

    Iu dogj bishti dhelprës e tha “U kall dynjaja”

  2. Albini me Fustan says:

    Vjosa Osmani ,zoti Baton,beri mire qe erdhi ne shqiperi dhe u deklarua haptazi se cfare gruri ka ne koke dhe ne cilen ana rreshtohet.Fakti qe ajo foli si nje idiote e kalibrit te Metes,sikur kishte pire horto lazarati dhe duke koordinuar punet e saj me funderrinat politike shqiptare Berisha-Meta-Monika-Basha tregon se vleresimi juaj eshte i sakte: Nje Zero me xhufke.Tani ajo eshte dhe ne syte e shqiptareve nje anarkiste pa busull me shume,ose me mire te themi nje Albin Kurti me fustan qe vetem dem mund te beje per ceshtjen e Kosoves,pa shqiperise ajo i ha m.tin sepse pesha specifike e saj ne politiken shqiptare eshte nen zero.Eshte koha qe kete ta kuptojne mire dhe kosovaret qe duan vertet nje shtet te qendrueshem,te pavarur dhe qe aspiron ne te ardhmen te bashkohet me Europen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje