Karim Benzema ishte edhe një herë protagonist absolut i suksesit të Real Madridit, 3-1 ndaj Eibar. Tri pikë që lejojnë “Los Blancos” të arrijnë Atletico Madridin e Simeone, në krye të La Liga-s (“colchoneros”, megjithatë, kanë dy ndeshje më pak).
Francezi shënoi një gol dhe shërbeu me dy asiste, duke zbukuruar kështu paraqitjen e tij mbresëlënëse të sezonit. Ish-sulmuesi i Lyon, në fakt, midis La Liga dhe Champions, ka shënuar 11 herë. Dhe sikur të mos mjaftonte kaq, gjithashtu ka shërbyer me 5 asiste për shokët e skuadrës.
Zidane, i cili tashmë e ka zgjedhur atë si sulmuesin më të mirë francez në histori, duke e renditur mes “monstrave të shenjta” si Trezeguet dhe Henry, i përgjigjet edhe krahasimit me Cristiano Ronaldon:
“Karim është thelbësor, sepse ajo që bën është fenomenale. Kjo, jo vetëm sa iu përket golave të shënuar. Unë e përsëris atë që them gjithmonë për Karim, nuk janë vetëm golat.
Ai gjithashtu luan shumë, na lejon të shprehemi me cilësi. Është një lojtar shumë i rëndësishëm. Kur shënon, edhe më mirë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin tonë”.