“Do të ishte e çuditshme që të presim gjëra të mira nga njerëzit, shumica e të cilëve kanë krijuar karrierën mbi Rusofobi dhe kanë hedhur baltë ndaj shtetit tim”, ka thënë Ryabkov më pak se një muaj para inaugurimit të Bidenit.
Marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Uashingtonit janë përshkallëzuar në vjetët e fundit për çështjet, përfshirë aneksimin e Krimesë nga Ukraina më 2014 dhe për rolin e saj në luftërat në Ukrainë dhe Libi, pa harruar edhe ndërhyrjet në zgjedhjet e Shteteve të bashkuara dhe Evropës.
Biden, që do të inaugurohet më 20 janar, pritet të ketë qasje më të ashpër ndaj Kremlinit në fushën e të drejtave të njeriut dhe politikës së jashtme në krahasim me presidentin në shkuarje, Donald Trump, i cili është akuzuar se ka pasur qasje shumë të butë ndaj Rusisë.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar Bidenin për fitoren e tij në zgjedhjet gjashtë javë pas mbajtjes së procesit zgjedhor dhe ka thënë se është i gatshëm për “bashkëpunim”.
Mirëpo zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë më 23 dhjetor se Moska nuk pret “asgjë pozitive” në lidhje me SHBA-në.
Ai ka thënë se Rusia është ndëshkuar vazhdimisht me “sanksione të reja “andaj nuk ka asgjë pozitive, fatkeqësisht”.
Ndaras tyre, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov është zotuar për përgjigjje në rast të sanksioneve të reja, dhe ka thënë se SHBA-ja “ka kohë që ka zbatuar politikë armiqësore” ndaj Rusisë.
Rusët janë pak si shumë të çuditshëm presin që të tjerët mos të bëjnë me ata atë që ata bëjnë ndaj të tjerëve …