27 vjet burg për gazetarin turk me origjinë shqiptare

23 Dhjetor 2020, 10:45Bota TEMA

Pak më parë një gjykatë e Stambollit e dënoi me 27 vjet burg Can Dündarin, ish-kryeredaktorin e gazetës “Cumhuriyet”, e njohur për mbrojtjen e vlerave republikane.

Dündar nga familja e nënës është me origjinë shqiptare.

Nga viti 2016 ai jeton në ekzil në Gjermani.

Dündar është autor i 20 librave dhe i disa programeve dokumentare për televizione si CNN Türk.

Ai shkruan kolumne për gazetën gjermane “Die Zeit”.

Dündar u dënua për shkak se në vitin 2015 botoi dëshmi se si shërbimi sekret turk furnizoi me armë terrotistët e “Shtetit Islamik”.

Pra, Dündar kreu punën e tij si gazetar. Më 2016 Dündar ishte liruar nga akuza e spiunazhit.

Por ndërkohë kryekadiu i Turqisë, Rexhep Taip Erdoani, e ka futur nën kontroll komplet drejtësinë.

Prokurorët dhe gjykatësit janë vetëm zbatues të urdhrave të autokratit.

Tani erdoganistët neosomanë në viset shqiptare me siguri do t’i duartrokasin idhullit të tyre që dënoi edhe një gazetar, qoftë edhe me origjinë shqiptare.(E.R)

5 komente në “27 vjet burg për gazetarin turk me origjinë shqiptare”

  1. mik says:

    Ky gazetar kaq I “ rrezikshem “ , si eshte e mundur qe Erdogani nuk e ekstradon ne Turqi, ashtu sic beri ne Kosove dhe Shqiperi ?!! A ja mban . . . .

    1. Kote fare says:

      Turqija nje shtet muti ?

  2. Ketu eshte ulur turqia kembekryq says:

    Po gazetaret tane me origjine turke qe po nxisin luften vellavrasese ndermjet turkoshakeve,kur do arrestohen.
    Gazetat antishqiptare si dita e telegraf marin ne mbrojtje lloj lloj kriminelesh

    1. Publius_Varus says:

      I vetmi turkoshak ketu je ti o vemje.

      Ne Shqiperi nuk ka gazetare me origjine turke.

      Ik shko jepja motren Ahmetjat tani.

  3. SON says:

    Per ke e ke? Dihet kush eshte Ed oganist ktu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje