Qëllohen për vdekje tre oficerë policie në Francë

23 Dhjetor 2020, 08:32Bota TEMA

Tre oficerë policie janë qëlluar për vdekje dhe një i katërt është plagosur në Francën qendrore.

Ata po i përgjigjeshin një thirrjeje mbi dhunën në familje dhe u qëlluan nga një burrë 48-vjeçar ndërsa u përpoqën të shpëtonin një grua, në një shtëpi afër Puy-de-Dome kur sulmuesi hapi zjarr.

Tre oficerët e policisë u vranë nga një i çmendur në një fshat të izoluar afër Saint-Just (Puy-de-Dome), njoftoi zyra e prokurorit Clermont-Ferrand të mërkurën në mëngjes dhe një i katërt u plagos.

Personi i armatosur qëlloi drejt oficerëve para se t’i vinte zjarrin shtëpisë, ndërsa gruaja raportohet se është e sigurtë.

I dyshuari thuhet se është i njohur për autoritetet për çështjet e kujdestarisë së fëmijëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje