Varianti i ri i COVID ul çmimin e naftës, ekspertët parashikojnë krizë të sektorit

23 Dhjetor 2020, 09:15Bota TEMA

Çmimi i Naftës është ulur me 50 dollarë për fuçi këtë të martë, për shkak të zbulimit të një varianti të ri të COVID-19 në Britaninë e Madhe.

Nafta e papërpunuar e Brent ka pësuar një ulje me 1.2%, në 50.32 Dollarë, ndërsa nafta e papërpunuar e SHBA Teksasit Perëndimor Intermediate pësoi një ulje me 1.5%, në 47.25 Dollarë për fuçi.

Çmimet më pas janë ulur pas shqetësimit për përhapjen e COVID-19, dhe pritet që çmimet të ulen më tej nëse situata e frikës të vijojë në këtë mënyrë.

Phil Flynn, analist i vjetër në Price Futures Group në Çikago ka deklaruar se situata po vijon të jetë kaotike në lidhje me virusin e ri dhe kjo do ndikojë në ekonomi dhe do ketë një krizë në këtë sektor.

Ndërkohë në SHBA, sektori i naftës mori një mbështetje financiare nga Kongresit Amerikan me në paketë ndihme me rreth 892 miliardë dollarë.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët, një grup i njohur si OPEC +, janë vendosur të rrisin prodhimin me 500,000 fuçi në ditë në Janar që të mos asnjë lëkundje të çmimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje