Presioni amerikan: Ngrihet Gjykata Kushtetuese, Ilir Meta dekreton anëtarin e 6

23 Dhjetor 2020, 17:57Politika TEMA

Nga sot Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale, pasi presidenti Ilir Meta emëroi gjyqtarin e gjashtë, Përparim Kalon.

Mes Aleksandër Tomës e Përparim Kalos, Ilir Meta ka zgjedhur Kalon.

Më herët sot, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Metës dy kandidatura, përkatësisht të Kalos dhe atë të Aleksandër Tomës.

Kalo është anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë tanimë këtë gjykatë funksionale dhe duke përmbushur një kërkesë të ndërkombëtare për vënien në funksion brenda këtij viti.

Duhet thënë se vendimtar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese ka qenë presioni i shtuar i ditëve të fundit nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Përparim Kalo është themelues dhe administrator i Kalo Associates, një kompani ligjore në Tiranë që ofron konsulencë, kryesisht për biznesin. Sipas përshkrimit të tij në faqen e biznesit, ai ka eksperiencë në “hartimin e legjislacionit tregtar si legjislacioni për koncesionet, energjinë e rinovueshme, lizingu financiar, etj” si dhe punon si përfaqësues i disa prej korporatave të mëdha ndërkombëtare.

Sipas ligjit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhej të përzgjidhte te kandidatë, por në këtë rast ishin vetëm dy. Javën e kaluar, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi ish-prokurorin Altin Binaj si anëtar i pestë i Gjykatës Kushtetuese, ku Binaj ishte kandidati i vetëm nga minimumi tre që kërkohen nga ligji.

Anëtarët e tjerë janë: Vitore Tusha, e cila vijon të mbetet në detyrë pasi i ka mbaruar mandati shumë vite më parë; Elsa Toska, e cila u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë në nëntor 2019; Marsida Xhaferllari e cila u emërua nga Meta në nëntor 2019 dhe; Fiona Papajorgji, e cila ka një karrierë si këshilltare në Gjykatën Kushtetuese.

Shqipëria mbeti pa Gjykatë Kushtetuese në vitin 2018 pasi shumica e anëtarëve të saj u tërhoqën, dhanë dorëheqjen ose u shkarkuan nga vetingu. Plotësimi i vakancave rezultoi një proces i vështirë për shkak se palët politike synuan të kontrollonin procesin në pritje të përplasjeve të mundshme në këtë gjykatë.

Numri gjashtë përbën minimumin për mbledhjen e Gjykatës Kushtetuese në seancë plenare. Megjithatë, në mënyrë që të vendosin për diçka, anëtarët ekzistues duhet të jenë në një mendje në shumicë dërrmuese pasi nevojiten pesë vota për të marrë një vendim.

Dekreti i Metës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka administruar sot nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme).

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimin nr. 59, datë 23.12.2020, ka vendosur miratimin e listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, e rishpallur në datën 27.09.2019 dhe e rishpallur për herë të tretë në datën 24.09.2020, me renditjen e kandidatëve si më poshtë:

1) Përparim Kalo 90.29 Pikë

2) Aleksandër Toma 75.57 Pikë

Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11882, datë 23.12.2020, ka vendosur që:

– Zoti Përparim Kalo emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

19 komente në “Presioni amerikan: Ngrihet Gjykata Kushtetuese, Ilir Meta dekreton anëtarin e 6”

  1. Land says:

    E po pune te mbare, me ne fund. Dhente zoti mos dale nga binaret dhe ti sherbeje me nder Atdheut e popullit.

    1. Shenjestra says:

      Land,e kupton ti qe kjo gjykate do t’i sherbej vetem Ilir Metes? Ti je i ndergjegjshem dhe ke deshire ashtu siç thua t’i sherbejn me nder atdheut dhe popullit,por me emrimet qe ka bere KED-ja me urdher te Metes dhe dekretimi nga ai nuk i sherben popullit por Metes dhe Sali Berishes.Pershendetje.

  2. Shqiptar says:

    U tremb nga Yuri Kim. E miratoi menjehere dhe me nje fryme. Tani prit shkarkimin si President dhe arrestimin. Se ke vjedhur pasurine e Shqiptateve. Je Grabitqari i Floririt te Krrabes.

    1. Titi says:

      Nga gjashte tre gjygjtare jane ushtare te Likes.

      1. Shqiptar says:

        Ata tre te Likes tashme jane te Amerikaneve.

  3. vlora says:

    O trim qe kushtetuten e mban ne dore edhe kur shkon ne banje ,kushtetuta thote qe duhen 3 kanditatura dhe ti zgjedh nje e jo dy.President te ka kapur ambasadorja ne vend te lig e te shtrengon fort,nuk ta mbajti bytha ta kundershtoje.Ti hajdut mos thuaj qe e bere per integrimin se integrimin nuk e llogarit fare para fatit tend personal.Mashtrues, e pe shokun tend Sali si u zbyth per Calaveren?Ju jeni jashteqitje e kombit te dy,intrigante e te paskrupull

  4. Nuk di sa vite u deshen por perfundimisht gjykata u be funksionale. E lini Liken te haje gjelin e detit e mbas festave e benibismilah se populli vetem gezohet Sekuestrimi si ato te dukshmet edhe te padukshmet sa me i forte se e kane zhytur vendin ne borxh kopilat ne keto 30 vjet. Ne se gjykata nuk vepron atehere me anen e rrjeteve sociale te organizohemi se kupa eshte mbushur e besoj se budallenj nuk ka me qe te bej sehir keta ndyresira.

  5. festimi says:

    Po tani? Nje vrime ne lumin Vjosa. Spak-u aspak, Bkh hbk, gjykata kushtetuese, gjykata pordhuese dhe ne fund = reforme ne padrejtesi; saliu bertete per lufte, Iliri vete per permbysje, ndersa Monika gatuan petulla per macet. Adriatik Llalla si historia qe tregohet: Nje mashkull i ishte qepur nje femre te bukur dhe donte te bente sex (anglisht) ose qirje ne shqip, me te. Pasi mbaruan pune, ajo femra i thote: po çfare bere keshtu? Ai i pergjigjet: beme nje loje. Jo, i thote ajo. Qe kjo eshte qirej, qirje eshte, por ai kosi ma prish mendjen. Spermen e quante kos , nuk e dinte. E, pra kjo ishte reforma me sa shikoj; valle gjykata kushtetuese do ta shkarkoje Ilir Meten per ato qe ka shkelur me te dy kembet apo do i prish mendjen “kosi” ?! Ju qe do ta lexoni do me falni per leksikun qe perdora, por une, e para fola shqip dhe e dyta te gjithe jemi produkt i qirjes dhe demokracia nuk e pranon moralin. Keshtu qe ngelem demokrat.

  6. Prokurori prej Hot e Grud says:

    Tash po e shiqon bithen e mizes ki edhe Monika. Amerikanve nuk ka cu duhet ma tutje firma e kokkatrorit te Cepanit. Fal me shnet spakut.

  7. benca says:

    Me ne fund….. O te q*fte Kina Moniken o Like floriri…… PIRATI U BE PAPE…..

  8. Avokat FL-OI says:

    z. Mero Baze; Jam nje Avokat me emer e mbi 25-vite ne kete profesion, qe i njoh “goxha mire” te 6_te emrat tashme Anetare te Gjykates Kushtetuese, te dekretuar (i 6_shti sot) nga Ilir Meta. Pa asnje ambicje dhe dashakeqesie per ate Institucion shume te rendesishem te Drejtesise se Shqiperise, me duhet te shkruaj dhe te NJOFTOJ HAPTAZI opinionin mbare shqipetare dhe Nderkombetaret ne Tirane e pertej, sidomos Ambasaden Amerikane dhe ate te Bashkimit Europian, dy kryesoret ne vendin tone se, 4_er nga 6_te dekretuarit per Anetare te Gjykates Kushtetuese jane njerez totalisht te Ilir Metes.
    Me shume se kaq s’ka ku te shkoj me KEQ Drejtesia e Re shqiptare, ku Nderkombetaret Euro-Atlantik kane kaq vite dhe nuk ja arriten dot te mos lejojne kthetrat e Ilir Metes dhe indirekt dhe te Sali Berishes, si dy “Vellezer Siemez” qe jane prej Dhjetorit-1990 per te ZEZEN e Shqiperise ne cdo drejtim keto 30-vite post-Komunizem. Njeri me hajdut se tjetri dhe vrases me shume se tjetri, qe po mbajne Shqiperine peng ne 3 dekada dhe po e nxijne cdo dite me veprime Terroriste.
    Do me japesh te drejte z.Mero qe ne mbledhjen apo shqyrtimin e pare qe do beje kjo trupe prej 6-vetash e Gjykates kushtetuese, qe do triumfoje gjithcka do Ilir Meta (brenda dhe Sali Berisha patjeter…) 100%, me rezultatin 4 me 2.

    1. Illyria-Shqiperia says:

      I nderuar avokat, nuk e vë ne dyshim këtë, qe thua. Te paktën dy i dime te gjithe. Nuk besoj se 4 Gjithesesi, te paktën 3 te parlamentit sjane me te, sidomos dy grate. Gjithesesi, per te shkarkuar nuk e shkarkojnë dot, se duhen 5 per te marre vendim. Tushen dhe ate dashnoren e atij islamikut i ka te vetet. Kur do ndërrohet Vitoria meqe ra fjala?!!

      1. Meta says:

        tani gjykata kushtetute ka korumin te pastroje vetveten dhe pas kesaj te filloje punen.

    2. joel shkodra says:

      Cilindo qe te vene ne Gjykaten Kushtetuese, ne Gjykaten e Larte, SPAK e kudo, asnje nga “peshqit e medhenj” nuk do te denohet. Mos t’ju genjeje mendja.

  9. Uran Marku says:

    Hahahaha ja ngulen Metes , dhe jo vetem qe do ja ngulin keq por do ta vene dhe te hapi gopen e vet me duart e tija me kazem e lopate qe mos te paguaj shteti dhe taksapaguesit varmihes ……. e pidh te semes si vine punet …..

  10. k says:

    Shikoni vështrimin e trembur të fshatarit injorant ?

  11. 7% says:

    Ishte esell , nuk kishte pire Baftjari , ja kishte fshehur rakine Baftjarica !

  12. Julia says:

    Per cfare Gjykate flasim? Si mund te funksionoj kjo Gjykate qe per cdo vendim duhen te pakten 5 vota? Ku do gjenden 5 vota? 3 gjyqtaret jane te Likes, keshtu qe ky vend eshte plot me kancer nga brenda, na genjyen me Spak, pastaj me BKH, tani dhe me kete Gjykate Kushtetuese.

  13. rexha 10 says:

    ME DUHET TE THEME ,SE NGA NJE HERE FRIKA E MADHE QE KANE TE GJITHE NJERZIT E LIGJIT ,APO TE POLITIKES , MUNDE TE SJELLE EDHE NDONJE SKANDALE NE ATE GRUPE TE LEGJISLACIONIT. PRANDAJE DUKE MOSE GJETUR PAQE ,DHE QETESINE E DUHUR PER INTERESAT QE KANE ME NJERI TJETRIN,MUNDE TE KALOHET NE LAJETHITJE PERSONALE.KETA VEPRIME I KEMI PARE EDHE TEKE AI PRESIDENTE QE DEKRETONE EMRAT QE I
    INTERESOJNE.PORE DUKE DITUR QE AI VENDE ,KU KA ME PARASYSHE POPULLIN ,DHE TOKEN E ATIJE VENDI ,NUKE KA ME ASNJE GJE QE TI JAPI ATYRE KRIMINELAVE ,APO HAJDUTERVE, (quani si te doni) SEPSE JA KANE RREMBYER TE GJITHA.ATHERE PER MOMENTIN MJAFTON VETEM NGRITJA E INSTITUCIONIT.
    JAME NDAKORTE ME ATE QE TREGON AVOKATI ,PORE NE FILLIM JA VLENE QE TE KRIJOSHE INSTITUCIONIN ,PASTAJE TE MENDOHET PER KONFLIKTETE E NJERZEVE ME PERSONIN QE I KA DEKRETUAR.QELLIMI I KETYRE VONESAVE ISHTE PIKRISHTE KJO ,QE TE GJENDESHIN PERSONAT QE KANE BASHKEPUNUAR BASHKE. DUHET TA PRANOJME SEPSE E KEMI KRYETARE TE KLGJ.PER C’DO ANTARE I BEHET NJE DOSJE E RE.
    KA ARDHUR KOHA QE AI QE TI BESON ME SHUME ,AI TE DAMKOSE ME MIRE ,SEPSE TI DINE TE GJITHA GJERAT SE C’FARE KE BERE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje