Partia Demokratike denoncon se që prej marres së detyrës nga kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, pesë vite më parë në kryeqytet janë ndërtuar 540 kulla 10-katëshe.
Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak, Akil Kraja, tha se në 5 vitet e Veliajt në krye të bashkisë bilanci i tij është 26% më shumë kulla.
“Çdokush duhet të vijë një herë pranë Malit të Dajtit për të kuptuar sesa të pabanueshëm e ka bërë qytetin tonë Erion Veliaj në këto 5 vjet. Në Tiranë nuk ka oksigjen.
Ne vend të tij, ne thithim pluhur betoni. Prandaj vetë e ka marrë shtëpinë në një nga kodrat e qytetit, larg trafikut dhe ndotjes. Prandaj edhe shefi i tij, Edi Rama, që nisi betinizimin e Tiranës, e ka ndërtuar vilën luksoze jashtë qytetit.
E keqja është se edhe këtë vit, Erion Veliaj, me mbështetjen e Edi Ramës do të vazhdojnë të betonizojnë Tiranën. Buxheti i bashkisë parashikon rritje të të ardhurave nga taksa në ndërtim.
Gati në çdo rrugë në Tiranë, ndërtohen kulla. Që kur ka marrë drejtimin e Tiranës, 5 vjet më parë, Erion Veliaj ka ndërtuar mesatarisht 540 kulla 10 katëshe. Nëse konvertohen në para, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, janë 2.2 miliardë euro beton” – tha Kraja në denoncimin e tij.
Kraja tha më tej se edhe pse premtoi ndalimin e ndërtimeve në Tiranë, Veliaj ka bërë të kundërtën duke pastruar lekët e krimit me ndërtimet pa kriter e duke dëmtuar jetën e shëndetin e qytetarëve.
“Erion Veliaj premtoi moratorium për lejet e ndërtimit, por sot Tirana është një qytet betoni, që pastron paratë e krimit dhe dëmton jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Ndërsa kullat shtohen, ajri ndotet, lulishtet zhduken, në Tiranën e Erion Veliajt nuk shtohet asnjë orë ujë ne çezma, rrugët mbrten të shkatërruara dhe shërbimet jetësore nuk përmirësohen. Boll më me Erjonin dhe betonin! Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga mashtrimet e tij. Banorët e Tiranës meritojnë shumë më mirë! Tiranës i duhet ndryshim! Shqipërisë i duhet ndryshim!” – mbyll Kraja denoncimin.
Oh ketyre I dhembin syte ta shofin Tiranen te bukur, eurpoiane. E duan germadha dhe ndertime zgeqe me qerpice jo me me beton. Keta jane talebane qe e duan tiranen shurretore mbas cdo kioske, ne cdo shesh, park apo pergjate Lanes. Si nuk u qytetruan keta kafshe qe i sulen dhe e bejne pi’s cdo gje te bukur. Jane trashgimtaret e atij shpellari qe gojen dhe mendjen e ka hale talebane.
Kurse ju i vidhnit lekët dhe ndërtonit kjoska dhe barake.
O injorante gjithe Tirana ka 4 kulla ku i gjetet 540 apo ne vizionin pallatet 10 kateshe jane kulla
Po mire more zagar i PD-se , njef ti ndonje qytet metropol ne bote , me mbi nje milion banore siç eshte Tirana , qe te mos kete kulla ? Tirana zgjerohet e shtohet çdo dite , ku do te streohen gjithe ata banore ? Po turistet , qe vitin e kaluar , e kaluan si numur popullsine e Tiranes , ku do te flene ? Po pse Erion Veliaj i shpiku grataçielat ? Ikni more , zhulsa , kerkoni edhe te qeverisni vendin ju , me mentalitetet viçidolliste , qe kini .
Jo te gjitha qe thote Opozita jane te pa verteta. 50 plus 1 jane te verteta. Mjafton kaq!
ne te gjithe boten qytetet dhe sidomos kryeqytetet jane me beton pra me ndertesa shumekateshe ose me pak kate se mor vesh cfare derdellisin keta langaraqe po ajt ta linim si me perpara me kioska edhe barraka qe vinin era shurre dhe skaloje dot dukej Tirona si nje fshat jevgjish ne qoftese do natyre ka sa te duash vende per ate pune Tirana as qe mund te krahasohet me ate sic ka qene me perpara .Prandaj o BARINJ ne qoftese ju duhen kullota per bagetine kerkojeni jashte qytetit