Meta e LSI të trembur nga sondazhet, apel Bashës përmes Manjanit: Opozitë zgjohu! Urgjent bashkohuni, nuk ka kohë më

23 Dhjetor 2020, 15:03Politika TEMA

Pak ditë më parë u zhvillua një sondazh nga NDI sesi do të ishte pjesëmarrja në zgjedhje nëse ato do të organizoheshin në atë moment.

Vetëm 29 përqind e tyre e kanë vendosur pjesëmarrjen, një shifër kjo mjaft e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 kur 4 muaj para votimeve 50 për qind konfirmonin pjesëmarrjen.

Nisur nga ky sondazh, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale. Manjani shprehet se është koha që opozita të bashkohet sa më parë sepse nuk ka më kohë.

Postimi i plotë i Manjanit:

Sondazhi i NDI duhet lexuar me vemendje të shtuar, veçanërisht nga opozita.

Ai sondazh ka konfirnuar bindjen tonë të kahershme se partia më e madhe në vend është ajo e mosvotuesve. Të zhgënjyer, të pavendosur, të mërzitur apo të pa interesuar,ska fare rëndësi si quhen. Ata janë shumica.

Politikisht kjo shumicë, e cila tenton të mbetet jashtë vendimmarrjes politike, është shumë e rrezikshme. Veçanërisht në zgjedhjet që vijnë, ku nevoja që ka vendi është për të ndaluar instalimin e rregjimit më të ri të dhunshëm në vend.

Ne nuknpo shkojmë në zgjedhjet e radhës, por në marrjen e një vendimi shumë më të madh:

do pranojmë vendosjen e rregjimit të sundimit të njishit, duke dorëzuar liritë e të drejtat civile, apo ndalimin e tij dhe rivendosjen e njëfarë normaliteti politik e demokratik, pa një njish të fortë,  ku nuk do hamë me lugë floriri por, do vijijmë normalitetin si njerëz të lirë. 

Ky vendim është më i rëndësishmi për ne të gjithë, në këtë stad ku liria, demokracia e shteti kanë rrëshqitur keq në hone të rrezikshme.

Ndaj kanë rëndësi këto zgjedhje. Ndaj ka rëndësi pjesmarrja në to.

Opozitë zgjohu!

Dilni mbi veten, mbi interesat e emrat që ofroni si marketing. Në radhë të parë BASHKOHUNI. Sa më shpejt! Nuk ka më kohë!

5 komente në “Meta e LSI të trembur nga sondazhet, apel Bashës përmes Manjanit: Opozitë zgjohu! Urgjent bashkohuni, nuk ka kohë më”

  1. Lab says:

    Sa i zgjuar qe je o Magjari

  2. festimi says:

    Po ata kane qene dhe jane te bashkuar per te kriminalizuar dhe vjedhur, tani do hane njeri tjetrin; boll me me shqiptaret e ndershem, do kthehen nga vetja se dhe SPAK-u po dremit.

  3. Irfani Shkoder says:

    Ti Manjan shih punet e tua dhe te LSI-se te ciles i perket.
    Pse gjithnje rri duke ba vrejtje per PD-ne? Kush ta ka dhene kete tager? Ti i perket pjeses ekstreme te se majtes dhe pjeses me regresive te atyre komunisteve te pandreqshem qe sot bejne pjese bashke me ty ne LSI. Kujt po i jep mend ti Lulzim Bashes? Lulzim Basha nuk eshte vartesi yt dhe nuk ka ndonje detyrim qe te ndigjoje keshillat e tua, e nje njeriu te pacipe, pa moral dhe pervers.
    Bashen ne nuk e kritikojme se pse mund te beje neser nje koalicion me LSI apo parti te tjera. Por zotrote ty qe nuk te voton as edhe familja yte ( e sigurte kjo) as mos te shkoje mendja se ti apo ndokush tjeter nga LSI do te mund te futeshit ne listen e PD duke i u zane vendin atyre djemve e vajzave qe jane pjese e PD. Perndryshe ne se Basha e ben kete gabim, atehere te mbaje pergjegjesi per humbjen se ne nuk e votojme. Ky asht mendim i pergjithshem i demojkrateve dhe asht premtim i Bashes.

  4. qytetar says:

    Çe çe Manjani !!??

  5. Baftjari says:

    Dili per zot kesaj pune,se me c’duken bathet,per ju jane shume larg pashket,per keto zgjedhje,keni mbaru pune,po organizohuni per 2025-en,po mendo per formacionin,se keta qe jane sot ne drejtim,ne 2025 nuk do jene as ne stol,mereni me qetesi,pa zhurme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje