Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.
“U takova me me Bledi Çuçin për t’i uruar suksese në detyrën e re si Ministër i Brendshëm.
Më vjen mirë që dëgjova se ai ka urdhëruar për të hetuar trajtimin e protestuesve.
E drejta e protestës paqësore duhet të respektohet.
Gjithashtu diskutuam rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje.
Ne ramë dakord për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe zbatimin e ligjit” – shkruan Kim.