VIDEO: Ecte me shpejtësi në sensin e kundërt, policia ndalon shoferin e "çmendur"

23 Dhjetor 2020, 14:53Kronika TEMA

Policia Rrugore e Lezhës ka shoqëruar drejtuesin e një mjeti pasi  po qarkullonte me shpejtësi në sensin e kundërt  të qarkullimit në aksin rrugor Thumanë-Milot-Lezhë.

Patrulla e Policisë ka bërë menjëherë bllokimin e automjetit, si dhe ka proceduar për në OASH drejtuesin e mjetit, për lëvizje në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar.

Deklarata e Policisë:

Qarkullonte me shpejtësi në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar në aksin rrugor Thumanë-Mamurras, duke rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, bllokohet gjatë lëvizjes nga Policia Rrugore e Lezhës që ishte në patrullim në këtë aks.

Paraditen e sotme, rreth orës 09:30, patrulla e Policisë Rrugore të DVP Lezhë që ishte në patrullim në aksin rrugor Thumanë-Milot-Lezhë, ka konstatuar një automjet tip “Benz” duke qarkulluar me shpejtësi në korsinë e shpejtësisë, në sens të kundërt, nga Mamurrasi për në Thumanë, duke rrezikuar seriozisht përfshirjen në ngjarje rrugore.

Patrulla e Policisë ka bërë menjëherë bllokimin e automjetit, si dhe ka proceduar për në OASH drejtuesin e mjetit, për lëvizje në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar.

Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën horizonte dhe vertikale dhe të mos kryejnë manovra të  gabuara apo të qarkullojnë në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar, pasi rrezikojnë seriozisht jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

(TemA)

2 komente në “VIDEO: Ecte me shpejtësi në sensin e kundërt, policia ndalon shoferin e “çmendur””

  1. Angjelini says:

    Te blesh mercedes pa mesuar rregullat bazike te qarkullimit rrugor eshte diqka qe e hasim shpesh ne shqiperi. Denimi duhet te jete i ashper.

  2. Maloku Lindinez says:

    Mendoi se ishte në Angli katunari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje