Nga Max Boot, The Washington Post
Në fillim të këtij viti, ekspertët u përpoqën të zbehnin entuziazmin për një vaksinë të mundshme të koronavirusit duke theksuar se koha e zhvillimit për çdo vaksinë të mëparshme kishte qenë katër vite si në rastin e vaksinës së shytave në vitet 1960. Shumica e vaksinave kërkojnë 10 deri në 15 vite për tu krijuar dhe shumë sëmundje infektive ende nuk kanë vaksinë.
Pra, nuk është për t’u habitur që në më pak se një vit pasi filloi pandemia e koronavirusit, dy vaksina që janë afërsisht 95 për qind efektive janë miratuar tashmë, dhe shumë prej tyre janë ende në procesin e zhvillimit. Kjo gjë u bë e mundur duke përdorur ARN-në për të shkaktuar një përgjigje imune, një teknikë që kurrë më parë nuk është përdorur me sukses në një vaksinë.
Është pozitive dhe një lajm shumë i mirë pasi ka filluar një epokë e re e përparimit shkencor në të cilën teknologjia pioniere po realizon të pamundurën- përfshirë zhdukjen e shumë sëmundjeve.
Por, nuk duhet të harrojmë se krahas përparimeve të mëdha në shkencë jemi duke u përballuar më mosbesimin e njerëzve.
Amerika që ndihmoi në zhvillimin e vaksinave të koronavirusit në një kohë rekord është i njëjti vend ku, në një sondazh të fundit, 36 përqind e të gjithë votuesve (dhe 77 përqind e votuesve të Trump) deklaruan se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin vjedhur, edhe pse nuk ka prova që tregojnë se ka pasur manipulime në zgjedhje.
Më 19 tetor, një ish-shef i policisë së Hjustonit që punonte si hetues privat për një grup të krahut të djathtë ndaloi një kamion dhe vendosi një armë në kokën e shoferit sepse ishte i bindur se kamioni po transportonte fletëvotime të rreme me postë. Në të vërtetë ajo mbante pajisje për riparimin e kondicionerëve.
Amerika moderne është njëkohësisht e zgjuar dhe memece – një “idiokraci” krah për krah me një “gjeniokraci”.
Në romanin e tij të vitit 1845 “Sybil”, kryeministri i ardhshëm britanik Benjamin Disraeli krijoi idenë e “dy kombeve; midis të cilëve nuk ka marrëdhënie dhe simpati; të cilët janë aq injorantë ndaj zakoneve, mendimeve dhe ndjenjave të njëri-tjetrit, sikur të ishin banorë në zona të ndryshme, ose banorë të planetëve të ndryshëm. ”
Disraeli po iu referohej “të pasurve dhe të varfërve”. Ndërtimi i “dy kombeve” u aplikua më vonë për ndarjet racore dhe së fundmi për ndarjet politike midis Amerikës së kuqe dhe blu. Por ndarja më e madhe në Amerikën moderne, është midis atyre që janë racionalë dhe atyre që nuk janë.
Lajmi i mirë është se afërsisht dy të tretat e vendit banojnë në vendin e fakteve, ku informacioni vjen nga mediat kryesore. Lajmi i keq është se të paktën një e treta jeton në një vend të “fakteve alternative” dhe “lajmeve të rreme”, ku burimet më të besueshme të informacionit janë Fox News dhe Facebook – ose Newsmax dhe OAN.
Ekziston një humnerë e madhe, e pashkueshme që ndan shkencëtarët që zhvilluan vaksinat e koronavirusit dhe injorantët që besojnë se koronavirusi u krijua nga Bill Gates për të përfituar nga vaksinimet, ose që u krijua si një armë bio nga Kina, ose që përhapet nga rrjeti 5G, ose që në të vërtetë nuk ekziston, ose që rreziqet e saj janë tepër të ekzagjeruara, ose që maskat janë të padobishme ose të dëmshme në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Kjo pandemi e keqinformimit ndihmon të kuptojmë pse Shtetet e Bashkuara janë ndër vendet me shkallën më të lartë të viktimave në botë pavarësisht se kanë sektorin më të zhvilluar mjekësor.
Tani këto dy kombe janë në një kurs tjetër përplasjesh për shkak të rezistencës ndaj vaksinimit kundër koronavirusit. Ekziston një lëvizje e thellë anti-vaksinave që pretendon në mënyrë të gabuar se vaksinat e fëmijëve, të tilla si vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës, shkaktojnë autizëm.
Këto janë disa grupe, të cilat janë bashkuar me teori më të mëdha konspirative, të tilla si QAnon.
Fondacioni Kaiser Family zbuloi se 27 përqind e të anketuarve deklaruan se nuk do të vaksinoheshin edhe pse vaksina është e sigurt dhe efektive. Kjo shifër ka rënë me shtatë pikë që nga shtatori, por mbetet jashtëzakonisht e lartë.
Anthony S. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, vlerëson se 75 për qind deri në 80 për qind e popullsisë do të duhet të vaksinohen për të ndaluar transmetimin e sëmundjes, për të arritur “imunitetin e tufës” dhe për të lejuar rifillimin e biznesit si zakonisht.
Kjo do të jetë si një luftë.
Por edhe nëse e arrijmë atë prag dhe e hedhim pas të shkuarën e Covid-19, rezistenca ndaj arsyes në afërsisht një të tretën e popullsisë do të vazhdojë të paraqesë një rrezik afatgjatë për vendin. Siç tha mjeku Sanjay Gupta për CNN: “Vaksina mund të na ndihmojë të shpëtojmë nga sëmundja, por nuk mund të na shpëtojë nga vetja. Ne duhet të vaksinohemi. ” Përktheu Sonila Backa/abc
Do ta shofim njerezimin e gates e faucit e ktij gazetari te paguar Brenda 10 vjetesh.
Mos merrni vaksinat e moderna e Pfizer.
Kina sinopharm e sputnik 5 perdorin virus te vdekur dhe rmna.
Efektet ansore te moderna e Pfizer Jan mbi 20 perqind.
Do ta shifni vete
Kazan Talibani je !! 20 miljon vaksina as 0.2% efekte serjoze. Vaksinat virale po ste dhane efekt te keq javen e pare ato gradualisht bien si imun. Prandaj vaksinohesh cdo vit. Vaksina e atyre vendeve totalitare qe thua ti nuk jane ARN, por metode e vjeter e shekullit te 19-te dead host-live host. Metode qe po del jashte mode dhe ku shkenca e atyre vendeve qe te mohojne egzistencen tende ka ngelur ne vendnumuro.. Ste japin as nje perqindje per efekasitetin e tyre, sa kane filluar fazen e trete ne njerez (dhe te thone mos pi alkol kjo eshte qesharkja). Po pse e kishte te veshtire Amerika te krijonte kete metode ?!?! Ata me kete metode do kishin vaksinuar gjith Ameriken der tani.. Por ajo metode nuk ka efekt. Eshte virus i ri dhe spjerdh per metoden tende te sterpersetitur..
Pa dyshim perdorimi i mRNAs (ARNse mesaxhere) ishte nje sukses i jashtezakonshem, ne krahasim me vaksinat e sotme me viruse te ngordhur ose te dobesuar. Merita e madhe per kete i takon firmes gjermane BioNtech tek e cila investoi shume Pfizeri.
Nuk ka diskutim se nje vaksine e tille qe fut ne trup vetem nje nga qindra proteinat qe permban virusi do te kete me pak pergjigje imune negative
se sa vaksinat e derisotme.
A e di ti Piro qe metoda me perdorim te mRNAs per “vaksina”, quhet terapi gjenike dhe deri tashti eshte perdorur per te semure terminale me principin, i vdekur se i vdekur eshte, prandaj le te perdorim terapine gjenike se kushedi shpeton. I njejti koncept po perdoret tashti me “vaksinen” (e quajne vaksine, per te mos e quajtur “terapi”), pandemia po vdes njerez per dite me shumice, e provojme nje here kete “vaksinen” se kushedi ulet numri i vdekjeve. Eshte e vertete qe shume nga te vaksinuarit mund te mos semuren, po te tjere mund te vuajne efekte anesore per te cilat prodhuesit e vaksines kane deklaruar se nuk mbajne as nje pergjegjesi. Me nje fjale tafti – bafti.
I dashur “nje modest naiv”.
Se pari, ti thjesht gabon kur thua se vaksina me mRNA eshte perdorur per ate qe ti e “quan terapigjenike” per arsyen e thjeshte sepse nuk ka ekzistuar “vaksine me mRNA” deri para se te krijohej nje jave me pare nga BioNtech ne Gjermani e nga firma e re farmaceutike MODERNA ne Boston MA,
Se dyti, ne parim vaksina do nje periudhe qe varion nga disa dite deri nje muaj qe te krijoje imunitetin, keshtu qe do te ishte cmenduri te perdorej per te semuret terminale, sepse ajo vetem sa do te shpejtonte vdekjen e tyre.
Se treti, vaksinimi nuk eshte terapi por profilaksi dhe midis tyre ka nje ndryshim esencial; e para te mbron qe mos te te zeje semundja kurse terapia eshte mjekimi i atij qe tanime eshte semurur.
Se katerti, ne historine150 vjecare te prodhimit te vaksinaveasnje firme prodhuese ne asnje kohe nuk ka pranuar te mbaje pergjegjesi per efektet anesore qe mund te jape vaksina sepse cdo vaksine, pa asnje perjhashtim jep efekte anesore.,
Media amerikane (New York Times”, Washington Post”, “Los Angeles Times”, “Chicagio Tribune”, etj.) ne 95% ka vetem interpretime propagandistike te informacionit ne sherbim te oligarkise financiare. Gazetaria klasike neutrale ka kohe qe ka vdekur. Media eshte shnderruar ne nje zgjatim te propagandes.
I dashur “nje modest naiv”.
Se pari, ti thjesht gabon kur thua se vaksina me mRNA eshte perdorur per ate qe ti e “quan terapigjenike” per arsyen e thjeshte sepse nuk ka ekzistuar “vaksine me mRNA” deri para se te krijohej nje jave me pare nga BioNtech ne Gjermani e nga firma e re farmaceutike MODERNA ne Boston MA,
Se dyti, ne parim vaksina do nje periudhe qe varion nga disa dite deri nje muaj qe te krijoje imunitetin, keshtu qe do te ishte cmenduri te perdorej per te semuret terminale, sepse ajo vetem sa do te shpejtonte vdekjen e tyre.
Se treti, vaksinimi nuk eshte terapi por profilaksi dhe midis tyre ka nje ndryshim esencial; e para te mbron qe mos te te zeje semundja kurse terapia eshte mjekimi i atij qe tanime eshte semurur.
Se katerti, ne historine 150- vjecare te prodhimit te vaksinave, asnje firme prodhuese, ne asnje kohe, nuk ka pranuar te mbaje pergjegjesi per efektet anesore qe mund te jape vaksina sepse cdo vaksine, pa asnje perjashtim jep efekte anesore.,
Shume i dashuri Piro,
Ti ose nuk ke kuptuar asgje nga ato qe kam shkruar une, ose i ke bere lemsh me vetedije:
Se pari, une termin vaksone e kam vene ne thonjza per te treguar qe ajo qe paraqitet si vaksine, behet me qellimin e thjeshte qe njerezit ta marrin per vaksine. Ne fakt, qe ta kuptosh zotrote po the atehere qe preparatet e meparshem te pergatitru me mRNA jane perdorur per terapi gjenike. Lexo te lutem ketu:
http://www.panorama.com.al/analiza-e-shefit-te-kardiokirurgjise-prof-edvin-prifti-inteligjenca-virale-dhe-te-pathenat-e-vaksinave-te-koronavirusit/
Se dyti, te gjitha qto qe thua me poshte jane, me fal termin, pak si pallavra sepse nuk ka asnje cmenduri te perdoren preparate terapeutike gjenike (qe tani po shiten per “vaksina”) per te semure terminale, sepse ka pasur raste sherimesh. Ta tregon ai linku me siper.
Se treti, ate dallimin midis vaksines dhe terapise, po nuk e ke kuptuar akoma se cfare dua te them une, shko shpiegoja ndonje nxenesi qe ka deshire te studioje per mjeksi kur te rritet.
Dhe se katerti, tjeter eshte te mos marresh pergjegjesi per efektet ansore, tjeter eshte te mos jesh ne gjendje te tregosh se cilet mund te jene efektet ansore.
Se fundi, po te kishe lexuar pak me shume edhe mund ta kishe kuptuar ate qe kam shkruar une. Salut!
Edhe nje gje tjeter per ty o shoku Piro. Ti e ke keqkuptuar “terapine gjenike”. Duket qarte qe ti e shkruan si nje fjale “terapigjenike”, mesa duket ne kuptimin terapeutike. Jo or shoku Piro. Terapi gjenike dmth terapi me qellim per te sheruar semundjet e renda gjenetike duke ndryshuar genet qe shkaktojne semundjen, Prandaj edhe e ashtuquajtura vaksine, ne fakt eshte nje preparat i tipeve qe jane perdorur per terapi gjenike. A e more ndopak vesh, apo ke nevoje edhe per ndonje skice?