Rama rrëfen marrëdhënien me babain dhe për rastin e Havzi Nelës: Më thoshte se 'mund të shkosh në burg me këte mendje që ke'! S'jam i bindur se është firma e tij për ekzekutimin e poetit

24 Dhjetor 2020, 22:04Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në një interviste në emisionin “Opinion” ka folur gjatë për raportet me të atin.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se ku qëndronte raporti mes tyre edhe për faktin se i ati ishte pjesë e sistemit, Rama tha se në fakt ai ishte njeri I përzgjedhur nga sistemi, por zyrë kishte vetëm atelienë.

Ndërkohë, Kryeministri vuri në dyshim firmën e të atin në dënimin me vdekje të poetit kuksian Havzi Nela, ndërsa shtoi se kjo tezë u ngrit nga të njëjtët njerëz që sajuan një dosje të tërë, për historinë e tij të divorcit.

Pjesa nga intervista:

Rama: Im atë ishte komunist, ishte artist, skulptor. Si i tillë im atë ishte njeriu që krijonte dhe punonte në funksionon të atij sistemi, besonte tek ai sistem deri vonë. Nuk di ta them deri sa vonë por mendoj që deri në fund të viteve ‘70, ‘80.

Pastaj besonte më pak, por ai ishte njeri goxha i përmbajtur, njeri i heshtur dhe si pjesë e pushtetit ai nuk kishte asnjë lidhje me pushtetin. Siç nuk kishin asnjë lidhje me pushtetin të gjithë ata që përzgjidheshin në Kuvendin Popullor për të ngritur dorën në ato sesionet parlamentare që mbaheshin 1 apo 2 herë në vit. Si i tillë ai ishte pjesë e dekorit të madh, por nga pikëpamja e jetës së tij, ai zyrë kishte vetm atelienë.

Fevziu: Ndërkohë ju i keni dalë në mbrojtje në rastin e Havzi Nelës, ku ai ka qenë një nga ata që ka firmosur dënimin me vdekje të Havzi Nelës.

Rama: Jo në fakt unë nuk i kam dalë në mbrojtje dhe as nuk kam bërë të kundërtën për rastin. Rastin e kam parë. Është një rast shumë i trishtuar në vetvete. Historia e tij është komplekse, por nuk jam prononcuar lidhur me këtë sepse më mungojnë 2 elementë.

E para më mungon fjala e tim eti. Rasti ka dalë shumë vite pasi ai ishte ndarë nga jeta dhe ka dalë në funksion të luftës politike me mua, nuk ka dalë po themi si dalje në dritë e fakteve në të shkuarën.

Më mungon fjala e tij dhe e dyta më mungon bindja për atë firmë. E kam parë dokumentin. Nuk jam ekspert, por firmën e tij e kam në disa nga librat, se ai i shënonte dhe nuk jam i bindur as për firmën e tij dhe më mungon dhe fjala e tij.

Fevziu: Çfarë raporti keni patur me babain? Ju më keni folur vetëm për momentin e fundit kur erdhët në varrimin e tij.

Rama: Babai ka qenë një dhuratë e Zotit për mua në sensin, që ai nuk është përpjekur asnjëherë të më imponohet mua. Nuk mbaj mend të ketë ngritur dorën ndaj meje, apo dhe më pas kur unë fillova t’i jepja gojës, ai të imponohej ose të kërkonte që unë të mbyllja gojën.

E vetmja gjë, që në rastet kur kishim debat ose mosdakrodësi, unë kam qenë fëmijë goxha rrebel në aspektin e debatit, ishte që në fund thoshte: Dakord, po unë me timen ti me tënden, me këtë mendje që ke mund të përfundosh edhe në burg, por puna jote. Ka qenë shumë liberal në raport me mua,.

Më ka dhënë mundësinë që unë të jem unë. Në aspektin artistik nuk ishim në një vijë, por në atë pikë im atë ishte shumë përpara meje, në aspektin e tolerancës apo mirëkuptimit.

2 komente në “Rama rrëfen marrëdhënien me babain dhe për rastin e Havzi Nelës: Më thoshte se ‘mund të shkosh në burg me këte mendje që ke’! S’jam i bindur se është firma e tij për ekzekutimin e poetit”

  1. Drenova says:

    Per cfare goje derdellit o mashtrues,kur ti e ke mjele lopen socioaliste si askush!
    Ti ke qene nip i antarit te byrose politike dhe dhali i deputetit te Kuvendit Popullor,pra ishe cun blloku!
    Cfare te mungonte ty,qe te bente te ishe rebel?
    Ty nuk te ka munguar asnjehere mishi,peshku,.vera,bulmeti,plazhet,qejfet,bredhjet etj!
    Ti nuk e ke njohur punen ne fshat,se ke jetuar tere kohen ne asfalt!
    Ti nuk e ke njohur padrejtesine,pabesine,perbuzjen,talljen etj si ke qene pjella e perkedhelur e regjiomit,gje qe te ka bere sot nje njeri diktator i urryer,qe perbuz fukarenjte!

  2. Buda says:

    Kristaq Rama ishte nje nga tre skulptoret me te talentuar te Shqiperise Socialiste dhe personalitet i nderuar shoqeror.
    Per keto atribute pasardhesi i Enver Hoxhes ne krye te piramides diktatoriale socoaliste ne Shqiperi, Ramiz Alia,
    e afroi si anetar te Kryesise se Presidiumit te Kuvendit Popullor te Shqiperise, te cilet, nder te tjera,
    kishin te drejte te falnin ose jo nje te denuar me vdekje nga Gjykata e Larte e Shqiperise.
    Vepra e Havzi Neles ish- i denuar nje here per arratisje dhe ne tentativen e dyte per arratisje
    kishte kundershtuar dhe plagosur nje punonjes te Policise se Shtetit, sipas ligjeve ne fuqi denohej me vdekje.
    Vendimi i Kryesise se Presidiumit te Kuvendit Popullor ishte unanim dhe brenda Kushtetutes se RPSSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje