Në fokus të konferencës së sotme në kryeministri është energjia, dhe kryeministri Rama ka bërë një rezyme të 7 viteve e 2 muaj të punëve të qeverisë së tij në këtë sektor.
Rama thotë se e gjeti sistemin e energjisë elektrike në vend të degraduar, teksa sot thotë se i është hapur rruga e një ndryshimi rrënjësor.
Pas vënies në funksion të linjës së interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë, Rama thekson se është hapur kantieri edhe për linjën tjetër që e lidh me Maqedoninë e Veriut. Po ashtu ai shton se tregu tashmë i përbashkët Shqipëri-Kosovë synon të zgjerohet dhe bashkohet me atë të Italisë e Malit të Zi.
”Me një sistem të degraduar skajshmërisht dhe pas 7 vitesh e 2 muajsh mund të themi se kemi hyrë në një fazë krejtësisht të re pasi kemi hapur rrugën e një ndryshimi rrënjësor.
Nuk dua të zgjatem me shtjellimin e të dhënave në këtë fushë kaq të rëndësishme, dua të vë theksin në disa pika kyçe. Ministrja do bëjë shtjellim të plotë.
Më lejoni të sjell në vëmendje se aktualisht jemi në kantier për projektin e linjës së interkonjeksioni Shqipëri-Maqedoni, sapo më në fund kemi vënë në punë linjës me Kosovën. Një projekt i konsideruar historik nga paraardhësi im, por i kthyer në histori sa të dhimbshme dhe qesharake për vite të tëra nga qeverisjet e mëparshme, dhe më pas i bllokuar nga vetoja e Serbisë, të cilës e hoqi aq më shumë e as më pak Shengeni Rajonal.
Nga ana tjetër besoj shumë se ky zhvillim kaq i rëndësishëm mes dy shteteve tona, dhe nga ana tjetër projekti Shqipëri-Maqedoni, janë pjesë e një tërësie ndryshimesh të mëdha që po ndodhin, përfshirë këtu dhe kushtet për themelimin e bursës shqiptare të energjisë që nisi me ndryshimet ligjore të 2018, dhe pastaj me nënshkrimin mes aksionarëve mes operatorëve të Shqipërisë e Kosovës për shpërndarjen, çka përbën etapë të re për sektorin.
Jemi në proces të zgjerimit të tregut, dhe bashkimin me Italinë e Malin e Zi. Duke parë se tregjet e energjisë po zhvillohen edhe më shumë, mund të flasim për rrjetin tonë për një arritje në uljen e humbjeve, pastaj edhe në aspektin e mbledhjes së detyrimeve që tanimë janë kthyer në normë që nuk e diskuton më askush.
Dua të prek edhe një pikë tjetër të rëndësishme, që është zhvillimi i madh strategjik që është tanimë është futur në rrugën e realizimit, nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA për Skavicën, që do krijojë mundësi që mos çojë më dëm asnjë pikë ujë të destinuar për energji, dhe do e kthejë Shqipërinë në fuqi eksportuese të energjisë, por edhe mundësi të kursejmë për shkak të mundësisë për rezerva. Mos i drejtohemi tregut nga krizat e thatësirave.”- tha Rama.
Skavica shkakton deme te jashtezakonshme Shqiperise.
Vetem nga blegtoria aty mund te fitohej qindra miliona euro dhe mijra te punesuar.
Kaskada e Devollit e rregullon problemin energjitik te Shqiperise bashke me gazifikimin
po mor dashnoria e erdokarit . ti tallesh o drogaxhi
Skavica është një projekt i mirë, por në duar të mira. Menaxhimi i kaskadës së tërë Drini duhet t’i jepet një kompanie të kualifikuar të energjisë nën marrëveshje dhe me kusht për të ndërtuar Skavica … Nga Skavica, vetëm eksporti i “produkteve të akakulturës” do të gjenerojë 2 herë më shumë të ardhura sesa energjia. Fabrikat e përpunimit dhe zinxhiri i ftohtë. Produktet do të arrijnë në Japoni. Një kompani shumë e specializuar e energjisë nga Turqia (BREKET) ishte e interesuar ta ndërtonte atë, por nuk kishte një qeveri “të fortë dhe korrekte” në këtë fushë! Unë e dija ekspertizën e tyre si inxhinier dhe ata kishin një zgjidhje të shkëlqyeshme duke përfshirë terrenin e Shkodrës kundër përmbytjeve.
100%. Ne nuk kemi nevojë për ndonjë armik tjetër! Armiku më i madh i Shqipërisë janë shqiptarët. Njerëzit zgjedhin politikanë për të marrë shërbim. Politikanët mbushin xhepat. Ata nuk mendojnë për interesin publik! Kompani të tilla të mëdha nuk po vijnë në Shqipëri për këtë arsye. Ka para në dorë, por ata duhet të hedhin paratë e tyre në një “fushë të sigurt”.