“No pasaran”, shqiptarët që luftuan në tokën spanjolle

26 Dhjetor 2020, 21:20Dossier TEMA
“No pasaran”, shqiptarët që luftuan në tokën

Përse shqiptarët vendosën të shkonin në Spanjë? Çfarë i shtyu ata të sakrifikonin rininë e tyre për të luftuar për një popull tjetër. Mos vallë kërkonin të mbronin idetë e kuqe që kishin filluar të pushtonin pak nga pak vendet e botës? Apo ishin antifashistë, të cilët nuk donin që ajo e keqe të përhapej më tej?

Në parathënien e librit “Dëshmorët Shqiptarë në Luftën e Spanjës” të Veiz Bajos , citohet ajo që Skënder Luarasi, njëri prej vullnetareve shqiptarë që luftuan në Spanjë, thotë në atë kohë në emisionin shqip të Radio Barcelonës: “Nuk ka në Shqipëri, një qytetar me pesë para mend në kokë që të mos kuptojë se pas Abisinisë dhe Spanjës, do të jetë populli shqiptar viktima e tretë e fashizmit. Mjerë Shqipëria po ta fitojnë gjeneralët fashistë luftën që i kanë shpallur Republikës në Spanjë”.

Vetë Luarasi, djali i patriotit të madh të gjuhës shqipe dhe hapësit të shkollës së parë shqipe Petro Nini Luarasit, ishte një nga ata që pas luftës mundi të kthehej në Shqipëri dhe që arriti të japë dëshmitë e tij nga Lufta e Spanjë. Ai vdiq më 1982, ndoshta i fundit nga shqiptarët që kishin thënë “no pasaran”.

Në kujtimet e tij ai thekson bindjen e tij se fashizmi ishte një rrezik i madh për të gjitha vendet. Një bindje që detyroi mjaft shqiptarë të ndërprisnin studimet apo jetën e qetë dhe të shkonin si vullnetarë për të luftuar. Vullnetarët shqiptarë ishin ne pjesën më të madhe oficerë që kishin mbaruar akademitë ushtarake dhe ishin të aftë që në situata lufte të merrnin përsipër edhe komandën. Ata luftuan së bashku në një kompani të batalionit të katërt të Brigadës së 12-të Ndërkombëtare që quhej edhe brigada “Garibaldi”, për shkak se në të bënin pjesë shumë italianë.

HISTORIKU

Spanja u shpall për herë të parë Republikë më 1873. Më 1923 në u vendos diktatura e Primo de Riverës. Tre vjet më vonë nënshkroi një traktat me Italinë fashiste të Benito Musolinit dhe më 1928 edhe me Hitlerin. Një gjë e tillë shkaktoi protesta të fuqishme në të gjithë vendin dhe që e detyroi Primo Riverën të jepte dorëheqjen. Vazhdimi i protestave bëri që në zgjedhjet bashkiake të vitit 1931, të fitonin partitë e majta. Atëherë mbreti Alfons i 13 u detyrua të largohej menjëherë nga Spanja.

Periudha 1931-1934 do të ishin për Spanjën një luftë e pandërprerë midis Republikës dhe përpjekjeve të forcave monarkike për të rikthyer pushtetin absolut. Disa përpjekje të organizuara për grushte shteti dështuan vetëm në sajë të gatishmërisë së vetë popullit. Vitet 1934- 35 janë vite të vështira për popullin spanjoll. Në pushtet tashmë kishin ardhur fashistët, të cilët gëzonin një mbështetje të hapur nga ana e Musolinit.

Në këto kushte populli organizohet përsëri dhe shpërthejnë luftimet e para. Në rrugët e Madridit demonstrojnë 400.000 punëtorë dhe fshatarë. Këta të fundit jetonin në kushte tepër të këqija: ata zinin 45 përqind të popullsisë por zotëronin vetëm 14 përqind të tokës. Megjithatë, si pasojë e bashkëpunimit politik të komunistëve me socialistët, forcat e majta marrin përsëri pushtetin. Dhe kësaj here fashistët, të përkrahur hapur nga Gjermania dhe Italia, u betuan se nuk do të toleronin më.

Lufta civile ishte në prag. Shkurt 1936. Fronti popullor fiton zgjedhjet parlamentare. Në korrik gjeneralët spanjollë të ndihmuar edhe nga 300.0 trupa që u dërguan nga Musolini dhe Hitleri nisën bombardimet. Një luftë në të cilën erdhën gjithashtu 5.560 vullnetarë nga 53 vende të botës, mes të cilëve dhe 60 shqiptarë. 16 prej tyre u vranë në luftime.

SHQIPTARËT

Shqiptarët e parë që arritën në Spanjë ishin studentët e Akademisë Ushtarake të Torinos të cilët mbërritën nëpërmjet Francës. Ishin Dhimitër Lito, Zef Hoti, Xhelal Bajrami, Ramiz Varvarica dhe Urfi Agolli, të cilët nën pretekstin për t’i kaluar pushimet e vitit të ri në Francë dhe arritën në Albacetë në janar.

Shqipëria me 800.000 banorë përbënte në atë kohë vetëm 4 përqind te popullsisë së Spanjës. Në vend ekzistonte një klimë e tillë ku monarkia e Ahmet Zogut eliminonte me dhunë çdo përpjekje të forcave republikane. Sapo kishte dështuar revolta e Fierit dhe qeveria zogiste kishte vendosur një censurë të ashpër, duke penguar deri edhe njerëz të veçantë të dilnin jashtë vendit.

Por pati edhe nga ata që arritën të gjenin mënyrën për të kaluar ilegalisht kufirin. Vullnetarët shqiptarë nuk vinin vetëm nga Shqipëria, por edhe nga SFIBA, Kosova, Çamëria, Franca, Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllovakia. Sipas dëshmive të vetë pjesëmarrësve, në tokën spanjolle arritën 60 shqiptarë, por u mundën të evidentoheshin vetëm 41 prej tyre.

“U nisa nga Shqipëria për në Spanjë më 12 dhjetor 1936”, tregon Skënder Luarasi në librin e tij “Në Brigadat Internacionale në Spanjë”. “Shkova për në Follorinë më 14 dhjetor ku viza greke mu vonua një javë. Pas Pashkëve të vogla u nisa për në Marsejë”. Aty pasi takon Ymer Dishnicën dhe merr prej tij një letër rekomandimi, Luarasi merr kontakt me shqiptarë të tjerë, të cilët jo të gjithë ishin të gatshëm të shkonin në Spanjë.

Në ditët e para të janarit 1937, pasi vihet në krye të rreth 200 vullnetarëve të mbledhur në Paris, Skënder Luarasi niset me grupe të vogla dhe në mënyrë të fshehtë drejt Madrid- it. Kalojnë kufirin franko-spanjoll me këmbë në kodrat jugore të Pirenejve. Në qytetin Figureas bashkohen me shumë vullnetarë të tjerë që kishin arritur aty që më përpara. Pasi çlodhen disa ditë në kështjellën mesjetare, zgjedhin një komandant dhe një komisar politik dhe nisen me tren drejt Barcelonës.

Në qytetin katalanas, vullnetarët u gjendën mes një pritjeje entuziaste nga ana e popullit, dhe anarkistëve te cilët kishin stolisur ballkonet e shtëpive me flamurin e tyre me breza kuq e zi, i ngjashëm me atë të flotës shqiptare. Një italian e fton Skënder Luarasin në zyrën e Radios që të japë një intervistë në shqip për t’ia transmetuar shqiptarëve nga kryeqytetin i Katalonjës.

“Unë fola për shkaqet që na detyronin edhe ne, të një vendi të vogël dhe të largët, që të vraponim në ndihmë të Republikës Spanjolle”, kujton Luarasi. “Ne shqiptarët vinim aty si vullnetarë për të përmbushur një detyrë patriotike, se kështu do të kishte sy e faqe kombi ynë të kërkonte ndihmën e popujve të tjerë liridashës në rast të një agresioni fashist kundër atdheut tonë”.

Pas një pushimi të shkurtër në Valencia, udhëtimi i shqiptarëve, vazhdoi me tren për në Albaceta, një qytet ndërmjet Valencias dhe Madridit. Albaceta ishte caktuar si baza e Brigadave Internacionale. Edhe pse në mes të dimrit, ngjyrat e bregdetit mesdhetar me ullinjtë, agrumet dhe kaltërsinë e detit, i jepnin një pamje të mrekullueshme natyrës. Kësaj i shtoheshin edhe kështjellat e moçme, tek ngjiteshin drejt Mançës, vendit të Kalorësit fytyrëvrenjtur, Don Kishotit të famshëm. Përfytyrimet e shqiptarëve ndërpriteshin herë pas here nga bombardimet e junkerëve dhe kapronëve.

Gjatë tre ditëve qëndrim në Albacetë, shqiptarët u takuan edhe me Andre Marty, komandanti i brigadave internacionale. “Pasi na dhanë rroba ushtarake, na pyetën se në cilën brigadë donim të merrnim pjesë. Unë kërkova të më dërgonin në çdo njësi ku qenë ballkanasit”, thotë Luarasi.

Ndërkaq në maj të 1937 në Spanjë kishin arritur shqiptarë të tjerë: Oficeri kosovar Asim Vokshi dhc Teni Konomi me profesion artizan. Emisionet në shqip të radios nga Barcelona dhe Valencia e kishin bërë punën e tyre. Duke udhëtuar me anije nga Marseja për në Barcelonë, vapori i tyre silurohet nga flota fashiste spanjolle dhe Konomi vritet pa arritur akoma në tokën spanjolle. Asim Vokshi mezi arrin në Albacetë ku u tregon të tjerëve për ngjarjen tragjike. Vokshi sjell me vetë edhe dëshirën e shqiptarëve për të dëgjuar më shumë minutazh në emisionet nga toka spanjolle.

“Shpresoja që me ndihmën e Asimit të realizohej kjo gjë, por si oficer karriere që ishte ai shkoi drejt e në front, në brigadën Garibaldi, në të cilën shërbeu si komandant kompanie dhe ra hero në Fuente del Firo më. 4 tetor 1937”, shkruan në kujtimet e tij Luarasi.

Shqiptari i parë që u vra në tokën spanjolle ishte 30 vjeçari Zef Hoti nga Malësia e Shkodrës. Ai ra në frontin e Haramës për mbrojtjen e Madridit në janar l937. Pas tij humbi jetën po duke luftuar edhe 23 vjeçari Urfi Agolli nga Dibra e Madhe.

Më 28 shtator, batalioni ku bënin pjesë edhe shumica e shqiptarëve bëri një nga betejat më të ashpra në brigjet e lumit Ebro. Aty u vranë më shumë se 10 shqiptarë, mes të cilëve dhe Musa Fratari. Pas këtyre luftimeve ky batalion u riorganizua përsëri dhe shqiptarët ndihmuan në drejtimin e njësive të tij. Deri më 23 mars kur Madridi, qendra më e madhe e rezistencës spanjolle, ra në duart e Frankos. Një luftë që i kushtoi spanjollëve dy milion të vrarë.

Gjatë një udhëtimi të shpejtë që Skënder Luarasi bën në ato ditë. Në Paris, ai njihet me Justina Shkupin. Ajo ishte një femër që ishte nisur nga Shqipëria për të luftuar si vullnetare në Spanjë, por që disa të emigracionit shqiptar në Francë e kishin ndaluar. Duke qenë infermiere, ajo dha ndihmën e saj në spitalet spanjjolle, duke mjekuar të plagosurit e shumtë.

Që në fillim shqiptarët u treguan ushtarakë të zotë, edhe sepse shumë prej tyre vinin nga bankat e Akademive Ushtarake. Për këtë ata preferoheshin të viheshin në krye të njësive luftarake. Por shqiptarët pranuan më shumë të luftonin në vijën e parë se sa të urdhëronin të tjerët për të bërë luftë. Një nga këta ishte dhe Mehmet Shehu, i cili pas çlirimit të Shqipërisë arriti të bëhet Nr. 2, pas Enver Hoxhës. Ai arriti në postin e lartë Kryeministrit, deri kur vrau veten, të paktën sipas versionit zyrtar. Edhe për Shehun shkruan Luarasi në kujtimet e tij. “Ata të shtabit “Linkoln” do të formonin një batalion të ri dhe kërkuan për komandant një oficer shqiptar që të fliste anglisht. Ne atë behar erdhi në Spanjë si me porosi Mehmet Shehu. E nxita që ta bisedonte këtë gjë vetë me komisarin amerikan. Mehmeti nuk e pranoi postin. Ai shkoi direkt në front me brigadën “Garibaldi”, ku u dallua si një luftëtarët më trima të saj.

Botimi i “Vullnetarit të Lirisë”, organ i shqiptarëve të Brigadave Internacionale, erdhi si një nevojë për të informuar në gjuhen shqipe’ atë që ndodhte në Spanjë. Këtë ide, e përkrahën edhe anëtarët e tjerë të komitetit ballkanas. Në atë kohë në Albacete vjen Petro Marko, i cili do të bëhej më vonë edhe një shkrimtar i njohur, sidomos për romanin “Hasta la vista”, që tregon pikërisht aventurën e tij në Luftën e Spanjës. Petro Markoja kishte mbaruar shkollën tregtare të Vlorës dhe që ishte dalluar më pas në 1 i- ranë si një publicist përparimtar. Ai kontribuoi fuqishëm në përgatitjen e revistës, e cila u vendos të botohej me rastin e 28 nëntorit 1937. Dhe meqenëse Petro Marko dinte italisht, ai mund të shkonte fare mirë në Barcelonë tek vullnetarët italianë të radios. Por edhe shkrimtari i ri shkoi të luftonte me armë në dorë.

Ndërkaq “Vullnetari i Lirisë” u përgatit në një kthinë gjysmë të shkatërruar nga predhat e aviacionit fashist dhe tipografia në të cilën u shtyp ajo, nuk qe veçse nja 200 hapa nga llogoret e luftës. Numri i parë i revistës u shpërnda në të gjitha vendet ku kishte shqiptarë: Francë, Austri, Egjipt, Rumani, Itali dhe SHBA. Letrat përshëndetëse filluan të vinin nga të gjitha këto vende. “Në një prej tyre – thotë Luarasi në librin e tij – që vinte nga Filadelfia nga njerëz të panjohur, gjetëm një letër dhe një çek 50 dollarësh. Në letër shkruhej: “Të ‘dashur shokë, pranoni këtë dhuratë të vogël nga punëtorë që ju duan dhe u dridhet zemra për jetën tuaj”.

Numri i dytë i “Vullnetarit të Lirisë” nuk shkoi dot tek lexuesit. Ajo mbeti nën gërmadhat e tipografisë Diana Larra 6, në Madrid.

Përgatiti: Mendrit Shehu, gazeta Si

34 komente në ““No pasaran”, shqiptarët që luftuan në tokën spanjolle”

  1. Pedro i ri says:

    Heronj largepames qe e kuptuan rrezikun e fashizmit shume kohe perpara Mbretit anadollak

    1. aaaaa says:

      Nderim dhe respekte per heronjte shqiptar,por historia tregoje qe po te mos ishin forcat e ekstremit te djathte bota sot ende do te ishte pothuajse e tera komunizem ekstrem stalinist,eksperiment i krijuar nga klasa e pasur hebrenjeve te cileve u doli nga kontrolli.Nga shkrimi rezultonte qe 45 % e popullsise zoteronte 14% te tokes,pra te majtet ne Spanje donin qe me dhune ti merrnin 55 perqindeshit te popullsise token dhe pronen legjitime te sanksionuar prej shekujsh. Pamvarsisht viktimave te shumta te luftes,Franco me politikat ekstreme te djathta ,te cilat ishin te debatueshme dhe disa here te kontestuara nga demokracia perendimore,stabilizoje nga kaosi dhe modernizoje Spanjen,e cila sot eshte nje nga shtetet me te zhvilluara te Europes.

    2. Publius_Varus says:

      Kokrra cari si puna jote dhe e te tjerve qe komentojne ketu.

      Qe nuk ju ha mortja o budallenj qe i thurrni lavde disa te pabeseve qe merrnin bursa nga shteti shqiptar do sshkonin benin xhihadistin komunist ne vend te huaj, kush eshte ndryshimi midis ketyre dhe atyre te Isis???

      Po Spanja per cfare duhet ti vlersoje keta , qe donin me sjell komunizmin ne Spanje???

      Pastaj vertet e ke kete koment ti o vemje???

      Vertet kujton ti se keta shkuan te luftojne ne Spanje per Shqiperine?????

      Pse o idiot, nese Komunistet do kishin fituar ne Spanje, kjo do kishte ndaluar Musolinin te sulmonte Shqiptaret ne 1939???

  2. Brezi i djegur says:

    Dhe si mirenjohje qeveria Spanjolle akordoi 500$ per termetin.. Nje tallje bythe e papare, po nejse kur del me lyp ske ca bo, duhet me i thene flm. Lavdi deshmoreve!!

  3. Bashkatdhetari says:

    O Mendrit ; po Xhemal Kaden perse nuk e permen gjekundi, ai ka qene se bashku me Ramiz Varvaricen e Urfi Agollin biles ka qene xhenjer dhe eshte vrare ne luften e Spanjes.

    1. Shenjestra says:

      Mire e ka BASHKATDHETARI,Xhemal Kada eshte edhe personazhi kryesot ne romanin te Ptro Markos,gjithashtu edhe Varvarica,te cilet duhej te permendeshin ne kete shkrim.
      Per mendimin tim kini bere shume mire qe kini botuar sot kete shkrim, pasi eshte me vlera te medha historike dhe shume te vlefshem qe duhet te dihet e te mesohet si histori brilante per shume shqipetar.Ndihma dhe pjesmarja e shqipetreve ne luften civile te Spanjes eshte nje nga veprimet e medha patriotike dhe qe me te vertet historia i permend pozitivisht.

  4. BASHKEATDHETARI says:

    sa per dieni te foto 4 eshet i dyti pas Asim Vokshit dhe mban ne koke kapele berreta.

  5. Uau says:

    Vdekje fashizmit, liri popolit

  6. Korabi says:

    Xhihadistet bolshevik eshte e njejta gje skur me xhihadistete ISIS ne Siri shum e thjeshte .. Keta spurdhjaket bolshevik qe me burs te shtettit shqiptar ne studime jasht shkune dhe lane kockat per. demokratien staliiste dhe mjerisht u instalu Edhe ne shqiperi….. o sikur ta Kishim ne shqipot e ballkanit. nje gjeneral Franko per ti rrjepur ato kerma si kecat…

    1. Lexues says:

      Ishin te rinj idealiste qe luftuan ne emer te ideve socialiste qe ishin me te perparuarat per kohen. Shkuan te mbrojne nje qeveri te zgjedhur ne menyre demokratike qe po permbysej me force nga gjenerale rebele. Duhet te jesh i mete nga trute te shohesh paralelizma me mjekroshet e Sirise qe enderrojne te jetojne si ne mesjeten e hershme.
      Ne vitet 30-te krimet e Stalinit nuk njiheshin keshtu qe nuk kishin si ta dinin si do rridhnin ngjarjet me vone. Ne Spanje vrane ca plehra fashiste, si puna jote, qe therrisnin: “Rrofte Vdekja”, edhe shume mire bene qe i vrane.

      1. jon says:

        Lexues. Me idet e tuat te ceketa se kuptoj pse perpiqesh ti paraqesesh idete e tua si fakte historike. Per mjekeroshet ti se kupton se qellimi i rrezimit te qeverive legjitime eshte i njejti , metoda ndryshon. Por kur thua se idete socialiste ishin modern per kohen injoranca jote ja ben muuuu. Ku ishte progresiviteti I ketyre ideve ne bote? Ne Shqiperi 10-15 familje qe jetonin ne bllok ne emer te proletariatit ishte progresivitet ? A jetonin keta ne baze te ideve te tua progresive ? Thua krimet e Stalinit s’njiheshin ne ate kohe. Muuuu. Qe pa filluar apo me sakte qe ditet e para te Revolucionit Francez me emerin Terrorri i Madh ( Geat Terror) Edmund Burke apo Abbe Barruel ua nxorren te palarat. Keta jane vetem 2 qe une kam lexuar. A ke degjuar ti keto gjera ? Jooooo. Bota njihte qe diten e pare krimet e Terrorrit te Madh( nga edhe emeri terrorriste vjen) dhe ti thua per Stalinin? I palexuar.

    2. Shenjestra says:

      Nuk mund te çuditemi se ka injorant si KORABI.Ajo ishte nje lufte herokie qe e nderon e gjithe bota.

    3. Perandoret Ilire te Romes dhe Konstandinopoli qe ndryshuan historine boterore says:

      Nje pjese te ketyre bastardeve i ke ketu edhe e komente o Korab si ky komentuesi me poshte ” Lexuesi”.

      Jane kaq injorante sa nuk e dine qe nuk eshte fare e vertete qe komunistet fituan zgkedhjet dhe qe ushtria me gjysmen e Spanjes nuk ishte fare me komunistet.

  7. Tajari says:

    Humbje,dhe Spanja tani nuk njeh Kosoven te pa varur.????

    1. AC/DC says:

      Po albanistanasit e “çamerise” nuk i pame gjekundi….
      .E kane pasur hallin te baba.

      1. Publius_Varus says:

        Ishin duke qi..re kurva neo greke si gjyshja jote.

        Tere romejne dhe vllehet si puna jote argate te Cameve ishin.

  8. Shqiperi-Etnike says:

    Respekt per keta Burra te Vertet,si dhe te vetmes Vajze Shqipetare me principe,dhe sakrifica per Popujt e tjere….keta jane Heronje qe nuik Vdesin..

  9. Skrapaliu i ndershem, jo Likja says:

    Kam pasur fatin dhe nderin te takoj Mane Nishova luftetar i Spanjes. Patriot Skrapari e njeri me kulture te gjere as qe behet fjale me bastardin Likja I Mones qe thote jam nga Skrapari.
    Si mik I familjes thoshte gjithmone e sic thote e né shkrim Skender Luarasi.
    Sot nuk ka burra te mbrojne vendin e jo vullnetare.

  10. jon says:

    Lufta ne Spanje ishte identike me luften ne Siri. Terrorristet ne Spanje vajten ne emer te komunismit te financuar direkt nga bankieret dhe logjistiken e bente Stalini. Ne Siri perseri luften e financojne bankaret kurse llogjistiken e bejne vendet sunite arabe me ne krye Turqine. Gjithashtu krimet qe bene terrorristet komuniste ne Spanje ishin me te shumta se ne Siri. Qe nga Terrorri i Madh ( revolucioni francez) qe eshte origjina e te gjithe terrorristeve , quaji terrorriste apo komuniste fillojne gjithashtu ti han koken njeri tjetrit. Ligj i natyres. E mira shumfishohet nga e mira e keqja i ha koken se keqes.
    .

    1. Perandoret Ilire te Romes dhe Konstandinopoli qe ndryshuan historine boterore says:

      Jon, e mbeshtes komentin tend ne themel, sepse ka shume vlere krahaismi midis kelysheve bolshevike te bere lavazh truri dhe halldupeve te Isis. Te dy jane bastarde dhe te 2 luftojne per ide internacionale qe nuk i vlejne kombete te tyre.

      Vecse 2 korigjime

      Ata bankieret per te cilet flet ti nuk jane thjesht disa bankiere por jane cifute. Jane cifute qe jane ne krye te finances nderkombetare dhe politikave perendimore.

      Llogjistika nga ana tjeter drejtohet nga Washingtoni dhe Mosadi cifut.

      Ka fakte pa fund te financimit te ISIS nga Amerika dhe izraeli.

      1. jon says:

        100% me ato qe thua. Me qellim se perdor emerin cifut. E kam perdorur shpesh me emer tjeter. Arsyeja eshte se keta me emerin cifute jane ne te vertete atheiste por perseri rigjenerimin e marrin nga cifutet ne te gjithe boten. Kur te sundojne boten sdo bejne perjashtim mendoj. Kejo eshte arsyeja se vuajtjet e cifuteve te varfer jane shume here me te medha se fantazia 6 mijonshe e Hitlerit. Terrorrizmi qe ne jetojme sot u eksperimentua per vite ne Izrahell. Edhe sot per here te trete cifutet jane mbyllur brenda( te gjithe ne burg) ne emer te pandemise. Jahua le te derdhi lote per ta jo une.

  11. Nik says:

    Jam shumè kurioz tè di pèr luftèn e spanjès nga ana e shqiptarève sepse èshtè folur shumè pakè.Doja tè njihja mardhniet midis M,Shehut dhe shkrimtarit Petro Marko,si ka reaguar M,Shehu kur dènuan P,Markon.Lufta dhe bashkèpunimi midis shqiptarève nè spanjè èshtè njè nder i madh pèr kombin shqiptarEdhe libri i P,Markos Hasta La Vista nuk ekzistonte nè qarkullim pèr tu njohur mè nga afèr me idealet e kètyre internacionalistave shqiptarè.

  12. Albani says:

    Shembull tipik patriotik,kete shembull duet ta dine te rinjte per te ditur se sa aktive kane qene shqipetaret edhe per tu sakrifikuare per vendet e tjara ,me qellim qe sipas ides se tyre te hepnin nje rruge komunikimi me te tjeret ne se shqiperia rrezikohej nga pushtimi fashist. E kjo nuk eshte pak per nje shqiptar te vertete.Lavdi te gjithe atyre qe muarren pjese ne luften e Spanjes ne vitin 1937 . Te pa harruare qofshin ne jete te jeteve.

  13. Tuk Tuk says:

    Luftuan fashizmin dakort,,,,por na sollet nje diktature te Proletariatit sllav…I shkreti Petro Marko u talandis burgjeve dhe Mehmet Pasha vrau shume njerez….luftuan per Spanjen qe kurre nuk e ka mbeshtetur as e mbeshtet Shqiperine…Frankua ishte me liberal se Enveri dhe e rregulloi Spanjen …

    1. Publius_Varus says:

      E ke thene bukuk o tuk tuk.

      Ne kete gazete jane mbledh tere vemjet e komunizmit dhe cfare la mbetur ende.

      Keta idiote shkuan luftuan ne nje vend te huaj ne te cilin kishin 0 lidhje per nje ide internacionaliste qe as i vlente fwre Shqiptareve.

      Kush jane keta vemje qe gjykojne Frankon qe ndertoi bazat e ekonomise ne Spanje me Stalinin qe vrau 40 million njerez.

      Keta vemje kane degjuar disa fjale per Fashizmin ne kohen e Enverit dhe kaq dine.

  14. Shenjestra says:

    Do ishte me mire te dilte edhe historia e kollones se peste dhe veprimi i saj sabotues ne kete lufte gjigande qe u be mes forcave perparimtare dhe atyre konservatore te fashizmit.

  15. Publius_Varus says:

    E ke thene bukur komentuesi tuk tuk me siper

    Po cti besh qe Ne kete gazete jane mbledh tere vemjet e komunizmit dhe cfare la mbetur ende.

    Keta idiote shkuan luftuan ne nje vend te huaj ne te cilin kishin 0 lidhje per nje ide internacionaliste qe as i vlente fwre Shqiptareve.

    Kush jane keta vemje qe gjykojne Frankon qe ndertoi bazat e ekonomise ne Spanje me Stalinin qe vrau 40 million njerez.

    Keta vemje kane degjuar disa fjale per Fashizmin ne kohen e Enverit dhe kaq dine.

    Vetem nje korrigjim te vogel ” tuk tuk”, komunizmi dhe bolshevizmi nuk ishin ide dhe regjime sllave.

    Ishin ide cifute dhe te financuara nga cifute

    1. Titi says:

      Ku i gjete 40 milion viktima te Stalinit ,debil.

      1. Publius_Varus says:

        Mjafton te besh disa klikime ne google dhe i gjen faktet.

        Aq injorant je.

        Ke degjuar ndonjehere per Holdomorin dhe zine e bukes ne Ukraine ne 1930???

        Sa miliona vdiqen?

  16. Lili linda says:

    Keta djem ishin rritur nga Mbretnia edhe ishte plot Atdhedashuri e plot endra per progress, kurse pastaj patem ata te rritur nga Enveri e sot nga bijte e tyre , atdheshitese pa asnje ideal e asnje Atdhedashuri !

  17. taso kume says:

    TAMAM si thote njeri me larte idealista ne kerkim te ndryshimeve ,sot te gjithe dalin teoricjen duke vene epitete e fondamentalisteve mysliman e kristjan si te SIRISE dhe te BOSNJES qe shfarosen 8000 BOSHNJAK, ,ku e parashikonin dot trasformimin e komunizmit ku nje kaste politike dhe nje sekretar i pare behej diktator me te njejtat atributet e mbretit duke mbajtur nje popull ne nje kamp te madhe pune,bravo u qofte qe dolen nga kuadri rethor mreteror me bursat qe kishin mare nga ZOGU, lavdi dhe nje here ketyre patriote idealiste SHQIPTARE.

  18. Xh.Papi. says:

    Kot lodheni per te diskriminuar figuren e Enverit. Historia sa do qe te shtremberohet nuk zbehet. Koha qe kalon me shume e forcon. Enveri e kishte bere tè qarte. Rruga eshte nje per te gjithe. Kush devijon, vepron ligji. Ç’do njeri e kishte koken mbi shpatulla. Kush nuk bindej me ligjet ne fuqi e paguante. Sot kemi droge e prostuticion sheshit e mbi te gjitha nuk kemi jeten te sigurte.

  19. Perandoret Ilire te Romes dhe Konstandinopoli qe ndryshuan historine boterore says:

    Ku komentet?

  20. nord.al says:

    Vdekje komunizmit_- liri popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. P
    Petrol

    Skënder Luarasi: ''Edhe unë qeshë në Brigadat Internacionale!'' ‘’Zemra e njerëzimit, e asaj pjese të tij që e nxjerr bukën e përditshme me djersën e ballit, gjithmonë ka rrahur për një rrojtje të qetë e paqësore, me dhimsuri për fëmijët e vet e për gjithë ata njerëz e popuj, të ndershëm e punëtorë, por që hasin vështirësira në jetë. Që të zhduken vështirësitë e të bëhet jeta e njerëzve dhe e popujve më e bukur dhe më e dashur, njerëzit e mirë, ata që njohin vlerën e nderit, të lirisë e të drejtësisë, punojnë e luftojnë sa bëjnë theror edhe jetën e vet. Spanjollët patriotë u përpoqën ta kthenin Eldoradon e tyre në pronë të popullit. dhe Spanjën e shpallën Republikë. Porse kjo nuk u pëlqeu diktatorëve fashistë, Hitlerit e Musolinit, që po pregatiteshin të skllavëronin të gjithë botën. Prandaj për ata Republika Spanjolle duhej të shkatërrohej. Me sulmin barbar kundër Republikës Spanjolle, diktatorët fashistë bënë një provë të fuqisë së tyre për luftën që do t’i shpallnin gjithë njerëzimit. Dhe Frankoja simbas shembullit të Herostratit, i vuri zjarrin mëmëdheut. Në krye të mercenarëve marokenë të këmishëzinjve italianë dhe të hordhive naziste, gjeneralët tradhëtarë iu vërsulën Madridit. Lufta rreth kryeqytetit të republikës spanjolle qe prova në do të fitonte fashizmi apo demokraciaja. Mercenarët që u sjellin vdekjen popujve, luftuan në rradhët e fashizmit. Porse bijtë më të mirë të botës, ata që donin lirinë e jetën, rendën vullnetarë në ndihmë të Republikës, duke u rradhitur në Brigadat Internacionale… Le t'ia lemë Historisë çdo të thotë për epopenë e Madridit Pasi ne sot do të përsëritim: ’’Që kulçedra fashiste të mos ngrerë më krye, dhe njerëzimit të mos i shohin më sytë një katastrofë si atë të luftës së dytë botërore, popujt e botës tua mësojnë mirë dritëshkurtëve ngjarjen e hidhur të Spanjës. Dhe kurrë të mos harojnë a të heshtin Të moçmit mburreshin duke thënë: ’’Et in Arkadia ego!’’ (Unë kaam qenë në Arkadia!) Të sotmit mburren duke thënë: ’’Edhe unë qeshë në Brigadat Internacionale!’’ Në botën demokratike tashmë lartohen monumente në nderim të Bijve të Lirisë që u vranë në Spanjë përballë kualicionit fashist. Shpresojmë edhe në Shqipëri…

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje