Monologu i Belulit: Nëse dyshoni, nuk më besoni, kërkoni, zbuloni do më gjeni, aty më keni

27 Dhjetor 2020, 13:02Sport TEMA

Pjesë nga libri satirik, “Unë, Belul megalomani i sportit”, nga Uvil Zajmi

Beluliani 

Quhem Belul një emër artistik, se origjinalin e kam ndryshe, aktual në kohët moderne, një përcaktim autentik, tejet fantastik.

I njëjtë me aktorë, këngëtarë të kulturës shqiptare, hollivudianë e botërorë, të tejskajshëm për famë e shumë popullorë.

Belul, një plagjiatim nga ai i realizmit, ku kam qenë protagonist, të godet në shqiptim, shpreh bukur e dukshëm identitetin e karakterin tim. Dhe nuk kam gabuar, më ka shërbyer, jam krenar më ka bërë mediatik të njohur, universal, në vendim tim, Itali, Spanjë, në Francë e Angli.

Mbiemri e kam Megaloman (Mega&Man), se i vërteti është Fodulli. Megaloman, më përshtatet, në harmoni me emrin se i tillë jam.

Si Hozelito, një “Burrë me pantallona të shkurtëra” kam qenë një pionier shëmbullor, spikaste talenti, pasioni për t’u bërë një karrierist në atë moshë, por me perspektivë për një gjigant më vonë. Pastaj gjimnazist, isha i pashëm, me cullufe, vajzat mi hidhnin fshehurazi sytë, pyesnin për mua, kishte xhelozi, unë, pak fodull, një virtut natyral, që më jepte siguri.

Të ardhmen time e zbuluan njerëz të njohur, më morrën, më mbështetën më thanë se do bëhem kolos, një “shok” dikushi në një fushë e terren të pa shkelur nga askush.

Më sollën në qytetin e dritave, të artit, kulturës e fiskulturës. Më besuan organin, ja ku ke, ndryshoja faqen, bëjë të njohur, jepi emër sic je vetë. Me një formim absorbues deri tejkalues, iu futa punës, me vite e dekada arriti maja u bë një media organ i famshëm e them me modesti më dha shumë krekosje-krenari.

Me individualitet te spikatur, parime, korrektësi asnjëherë nuk kam gënjyer në jetë e shoqëri. Kam thënë të vërtetën e të pavërtetës, mbetem i ashpër ndaj rrenave e rrencakëve duke përgënjeshtruar me faktet, se ato flasin, jo përrallat e barcoletat anadollake.

Më pëlqen shumë Uni, se Un di gjithcka, një kapadai që vetlavdohem, me shpirt sportisti, dhe karrieristi. Jam cinik, lustraxhi, dashakeqës, inatci? Cfarë pyetje akuzuese, sa cudi! E vërtetë pak arrogant, pak prepotent, dhe delirant jam me shumë talent.

Jam hulumtues, kam “Zonën time” të historisë, statistikës, u fute brenda, e shpreh hapur nuk kam dëshirë, të pashë aty, egërsohem, të urrej nuk të fal, të dënoj, godas pa mëshirë.

Një plotësi e tanësisë vetjake, një kapacitet, plot kulturë, i beshëm, me kokën plot, cka më bën thellësisht bashkëkohor. Një Belul i realizmit, një vetjak “Un-ik”, një shkrues i dashur i regjimit, në vite i shërbeva natë e ditë, sot e urrej i jam versulur keqas sistemit dikur idealist I tij.

E mbyll këtu monologun, do të takohemi në fund me “Belul epilogun”. Kur gërmën “D” do gjeni në ndonjë rrallë, mos tentoni ta zbuloni, janë simbole, sinonime, identifikime të karakterit tim belulian.

(vijon……)

1 komente në “Monologu i Belulit: Nëse dyshoni, nuk më besoni, kërkoni, zbuloni do më gjeni, aty më keni”

  1. pjeter says:

    Belulit i paskan besu organin!!!!si duket gjithe Belulat kane “afinitet” me organe.Sipas “batheve” edhe Beluli i selise blu,ka per te ngel me organin ne dore ne 25 prill.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje