Me nisjen e vaksinimit në BE dhe SHBA, themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka folur për atë që na pret në vitin 2021, në të cilin do të hyjmë pas pak ditësh.
Në një postim në blogun e tij personal, Gates tha se “ka dy arsye për të pasur shpresë”, por paralajmëron se jemi ende herët për t’iu kthyer jetës normale, pasi “nuk jemi jashtë rrezikut”.
Ai theksoi se lajmi i keq i ditëve të fundit është varianti i ri i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar: “Pandemia mund të përkeqësohet në muajin e ardhshëm. Duhet të mësojmë më shumë mbi variantin e ri që është shfaqur, që duket se transmetohet më shpejt”.
“Shpresa e madhe” e vitit të ri, sipas Gates, janë vaksinat dhe trajtimet.
“Vaksinat dhe trajtimet për të cilat kam lexuar do të kenë impakt global. Numri i rasteve të reja dhe viktimave do të zvogëlohet shumë, sidomos në vendet e pasura, dhe jeta do t’i afrohet shumë normalitetit”, mbyll postimin e tij Bill Gates.
Sic duket nuk i dolen llogarite mire me virusin e pare po fusin variant tjeter virusi qe kompanite farmaciotike dhe profeti Bill Gate te sigurojne fitumet e tyre. Si sh po e ekspozon vehten si epidemiolog ..!!!! Ky po jep me sh parashikime se dr. Fauci..!!!
O i semuri, pse jeni kaq injorantë o lala?!
Me këto teoritë konspirative tregoni sa të varfër jeni mendërisht!
Shkruaje dhe fol pak më bukur gjuhen Shqipe në rradhë të parë pastaj fillo të komentosh.