Humb jetën nga Covid-19 inspektori i antidrogës, Klodian Shevroja

28 Dhjetor 2020, 20:14Sociale TEMA

Koronavirusi i merr jetën inspektorit të antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Klodian Shevroja.

Klodian Shevroja ishte prekur nga Covid-19, por për shkak të agravimit të situatës së tij shëndetësore u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku qëndroi rreth 2 javë në oksigjenim.

Ditët e fundit, gjendja shëndetësore e inspektorit Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan.

Ai nuk e mposhti dot betejën me virusin dhe për fat të keq pas dy ditësh që ka qëndruar në intubim ka ndërruar jetë ditën e sotme.

38-vjeçari Klodian Shevroja, punonte që prej muajit Prill si inspektor antidroge në DPV Berat.

3 komente në “Humb jetën nga Covid-19 inspektori i antidrogës, Klodian Shevroja”

  1. lani says:

    Kete intubimin e bejne haptazi kot. Duket nje paaftesi uleritese e reanimatoreve. Me te drejte. Ne fakultetin e mjekesise per dhjetra vite me radhe, specialitetin e reanimatorit e merrnin ata qe s’merrnin dot specializim tjeter per arsye nga me te ndryshmet. Kur operohet dikush ndersa shume leke i japin kirurgut qe operon, reanimatori merr qindarka krahasuar me mjekun kirurg. Ndaj dhe nuk e kane dashur ate specialitet. Ja qe kjo eshte arsye pse intubimet dalin thuajse 100% pa sukses mbijetese.

    1. armand says:

      Intubimi eshte kritikuar nga shume mjeke ne Itali. Profesor Montanari e shume mjeke te tjere mbas autopsise se kryer mbi viktimat e covid 19 kane nxjerre si shkaktare te vdekjes embolin polmonare. Gjaku nuk arin ne mushkeri per tu pasuruar me oksigjen dhe brenda 2/3 ditesh nga momenti qe intubohet pacienti humbet jeten. Duke e intubuar thjesht i oksidoni mushkerite , thene shqip , ja digjni. Duhet rishikuar protokolli se po’ i vdisni njerezit. Ne Itali te afermit e viktimave ne Bergamo kane hedhur qeverine ne gjyq per vrasje dhe cuditerisht ky lajm nuk jepet nga asnje TV apo gazete.

  2. Publius_Varus says:

    U prehte ne paqe.

    Zoti qofte me te dhe familjen dhe miqte e ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje