Triangolarja me ekipet e kryeqytetit: Tirana fiton turneun e ish-yjeve të derbeve

28 Dhjetor 2020, 13:38Sport TEMA

Këtë të hënë në ambientet e “Football Republic” në kryeqytet, u zhvillua turneu i ish-yjeve dhe legjendave të skuadrave të kryeqytetit, Partizani, Dinamo dhe Tirana.

Në total u zhvilluan 3 ndeshje, ku skuadrat e përballën të gjitha mes tyre dhe fituesja e këtij turneu ishte Tirana, që grumbulloi 4 pikë, ndërsa Dinamo e Partizani e mbyllën me 3 pikë.

Bardheblutë triumfuan me rezultatin 4-1 ndaj Partizanit, teksa u mposhtën me penallti nga Dinamo, me ndeshjen që ishte mbyllur 2-2.

Ndërkohë Partizani mposhti Dinamon pas penalltive 10-9.

Tirana-Partizani 4-1

Merkoçi 1′, Memelli 8′, 12′,13′ / Shehi 17’

Dinamo Tirana 2-2 (6-4 pas penalltive)

Ferraj 9′, Jupi 18′ / Patushi 22′, Bulku 24′

Partizani Dinamo 1-1 (10-9 pas penalltive)

Bogdani 10′, Ferraj 22′

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje