Skuadra e Dinamos që prej disa vitesh militon në Kategorinë e Parë, këtë sezon është pretendetja kryesore për tu ngjitur në Superiore.
Dinamovitët kanë formuar një grup mjaft të mirë lojtarësh dhe udhëheqin të vetëm kampionatin.
Ditën e sotme, klubi nga kryeqyteti ka bërë të ditur afrimin e dy emrave mjaft të njohur të futbollit Italian që do të jenë pjesë e stafit teknik të Dinamoës.
Francesco Moriero, ish-kampion i Interit, Romës dhe Napolit me një CV të pasur do të jetë trajneri i ri.
Ndërkohë, ish-kampioni i Juventus, Fabrizio Miccoli do të ketë një rol të dyfishtë në ekipin 18 herë kampion, si ndihmës trajner dhe përgjegjës për sektorin e të rinjve, detyrë që e ka poseduar edhe në akdeminë e Romës.
POSTIMI I DINAMOS
Presidenti ynë Marco Pontrelli, në heshtje të plotë pas ditësh pune intensive dhe konsultime ndryshon marrsh!
Ai ka arritur marrëveshjen dy-vjeçare me trajnerin e ri të Dinamos, Francesco Moriero, ish-kampion i Interit, Romës dhe Napolit me një CV të pasur si trajner, i cili prezantohet më 3 Janar përpara mediave sëbashku me projektin e lancimit të skuadrës në rang ndërkombëtar.
Presidenti me një përzgjedhje të kujdesshme, sjell në shtëpi një goditje të dytë, gjithmonë me prestigj të madh ndërkombëtar, ish-kampionin e Juventus, Fabrizio Miccoli për një periudhë dy vjeçare. Ai do të ketë një rol të dyfishtë në ekipin 18 herë kampion, si ndihmës trajner dhe përgjegjës për sektorin e të rinjve, detyrë që e ka poseduar edhe në akdeminë e Romës. Z. Miccoli zotëron edhe një nga akademitë më të mira në Itali.
Presidenti përfiton nga rasti të falenderojë zotin Cammarata, fillimisht nga ana njerëzore, që ka krijuar një miqësi të fortë jashtë fushe dhe më pas si një profesionist. -“Fabrizio është një profesionist i vërtetë që do të bëjë mirë në këtë detyrë të cilën ne e mbështesim dhe do të jemi tifozët i tij të parë. Gjithashtu, gjejmë rastin të falenderojmë edhe ndihmësin Dario Dian për kontributin e dhënë në këto muaj për skuadrën blu.”
Përsa i përket merkatos së Janarit, skuadra do të afrojë lojtarë ‘me peshë’, për të mos e diskutuar në asnjë çast rrugën drejt objektivit madhor.
Ermal Barushi,
Administrator FK Dinamo
(TemA)
I urojme suksese ekipit Dinamovit. Nje nga ekipet elite te futbollut shqiptar ekip te cilin e shkaterroi politika e qelbur demokratike qe erdhi ne pushtet ku pervec shkaterrimeve,djegjeve apo vjedhjeve ne mase shkateroi edhe artin,kulturen dhe sportet ne te gjithe vendin. “DINAMO” do hyje perseri ne ekipet Elitare te Shqiperise.??⚽️.
Forca dinamo bukuria e futbollit ton …pa dinamon ne superipre nuk ka kuptim kampionati….posht sali krimineli …