‘Kush ta ka ushqyer tifozllëkun për Juven, Edi apo Olsi’? Braçe-Bogdanit: Më sill bluzën e Ramës

29 Dhjetor 2020, 08:50Sport TEMA

Erion Braçe, zëvendës kryeministër është vënë në një zgjedhje të vështirë.

I ftuar në “Procesi Sportiv”, përmes një lidhjeje me Skype, Braçe u pyet nga Erion Bogdani se cili nga dy vëllezërit Rama ia kanë ushqyer tifozllëkun për Juventuesin, pasi e simpatizojnë të dy.

Zv/kryeministri mohoi që t’ia kenë ushqyer ata dashurinë për këtë ekip futbolli. Ndërsa kur u pyet se çfarë bluzeje do të donte të merrte, Braçe kërkoi atë të ‘shefit’ të tij, të kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Erion Bogdani: Kush ta ka ushqyer tifozllëkun për Juventusin, Edi Rama apo Olsi Rama?

Erion Braçe: Me thënë as njëri e as tjetri…i kam njohur ata shumë kohë pasi kam qenë tifoz të Juventusit me thënë të drejtën

Erion Bogdani: E di pse? Sepse edhe Olsi e simpatizon shumë Juventusin dhe e kam njohur atëherë kur i dhurova një bluzë të Dybala-s.

Edi Manushi: Po Braçes çfarë bluzeje do t’i sjellës? Zoti Braçe të kujt e do bluzën se i ka shok Erion Bogdani ata e ta sjell

Erion Braçe: Edi Ramës

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje