Pas vdekjes së një mjekeje me ngjyrë, e cila ishte ankuar për trajtim joadekuat gjatë shtrimit në spital me Covid-19, zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris shkroi në Twitter se vendi “duhet të bëjë më të mirën” kur bëhet fjalë për pabarazitë racore në vend ndaj kujdesit shëndetësor.
“Kjo tragjedi është shumë e zakonshme për gratë me ngjyrë në kombin tonë, shqetësimet dhe pikëllimet e të cilave shpesh nënçmohen ose injorohen në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor”, shkroi Harris.
“Ne duhet të bëjmë më të mirën. Administrata jonë është e përkushtuar të adresojë këto pabarazi të dukshme të shëndetit racor”, shtoi Harris.
Komentet e Harris u botuan së bashku me një artikull të revistës ”Essence” në lidhje me mjeken Susan Moore, e cila vdiq më 20 dhjetor në shtetin e Indianas, dy javë pasi postoi në median sociale komente dhe foto nga shtrati i saj në spital.
Moore tha se ajo duhej të “kërkonte” një skanim CT dhe iu tha se ajo nuk kualifikohej për trajtimin me Remdesivir.