Rama: Me dritën në sytë e 2000 gjyshërve që do kenë një Vit të Ri të gëzuar falë ‘Lenteve Falas’

29 Dhjetor 2020, 08:45Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama shpërndau foton e disa të moshuarve të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në sy.

Ai shkruan se afërsisht 2000 të moshuar do të kenë një Vit të Ri të gëzuar falë programit të lenteve falas.

Vendosja e lentes ose kataraktit është një shërbim falas që garanton qeveria shqiptare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila më parë i kushtonte çdo qytetari që kishte nevojë për këtë shërbim, 700 dollarë.

Mirëmëngjes dhe me dritën në sytë e afro 2000 gjyshërve që do të kenë një Vit të Ri të gëzuar, falë programit të lenteve FALAS, ju uroj një ditë të mbarë” – shkruan Rama.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje