BioNTech do të rrisë prodhimin e vaksinës anti-COVID-19

1 Janar 2021, 21:30Bota TEMA

Kompania farmaceutike gjermane, BioNTech, tha se do të rrisë prodhimin e vaksinës anti-COVID-19, për të kompensuar faktin se pak vaksina të tjera janë miratuar për përdorim.

“Situata aktuale nuk është rozë”, tha bashkëthemeluesi i BioNTech-ut, Ugur Sahin, për gazetën gjermane Der Spiegel.

“Ka një vrimë, sepse ka mungesë të vaksinave të tjera të miratuara dhe neve na duhet ta plotësojmë këtë boshllëk me vaksinat tona”, tha Sahin.

Kompania BioNTech zhvilloi vaksinën e saj në partneritet me firmën amerikane Pfizer.

Vaksina u miratua nga Bashkimi Evropian në fund të muajit të kaluar dhe është po ashtu në përdorim në Britani, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Bashkëthemeluesja tjetër e BioNTech-ut, Ozlem Tureci, e cila është gruaja e Sahinit, tha për Der Spiegel se Bashkimi Evropian ka supozuar se do të kishte “një shportë me furnizues të ndryshëm” të vaksinave.

“Por, pastaj, në një moment, është bërë e qartë se shumë nuk do të jenë në gjendje të bëjnë furnizime të shpejta”, tha Tureci.

BioNTech planifikon të hapë një strukturë të re prodhimi në Marburg të Gjermanisë, muajin e ardhshëm, që do t’i mundësojë kompanisë të prodhojë 250 milionë doza shtesë të vaksinës, në gjysmën e parë të këtij viti.

Më herët, BioNTech dhe Pfizer kanë planifikuar prodhimin e 1.3 miliard dozave të vaksinës në vitin 2021 – të mjaftueshme për të vaksinuar 650 milionë njerëz.

3 komente në “BioNTech do të rrisë prodhimin e vaksinës anti-COVID-19”

  1. Kim été says:

    Nëse PS para 25 prillit 2021 do arrijë të vaksinoj 500 000 vetë, i fiton zgjedhjet si në 2017-ën.

  2. k says:

    Shqipëria duhet të presi rradhën se nëpër kafe do rrinë.
    Perëndimi ka investuar për të vetët,pastaj tjerët ,dhe jo për fajin e kryeministrit.
    Duhet ti japin vetëm për personelin mjekësor,që të punojnë të sigurtë,edhe për drogaxhijtë e bllokut
    se na ngeli droga nëpër magazina dhe sblejnë dot foristradat e reja.

  3. erdogani apo doganier.. says:

    po nëse vaksina nuk jep efekt do te kthehen zghedhjet?
    un doja qe rama te mos behej bashke me salen
    me salen behem vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje