Daçiç: S’do lejojmë që Bosnja e Hercegovina të njohë Kosovën

2 Janar 2021, 15:04Rajoni TEMA

Ivica Daçiç,  kryetari i Kuvendit të Serbisë tha se gjatë ditës së sotme se nuk do të lejonte që të hiqet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina. Në fjalën e tij ai theksoi se nuk do të lejojë që Bosnja dhe Hercegovina të njohin Kosovën.

“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republika Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që BeH të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”, ka thënë  Daçiç në një intervistë për Srna.

Deklarata të tilla nga Daçiç janë dhënë vazhdimisht dhe në kohën kur ai ka shërbyer si Ministër i Punëve të Jashtme ka lobuar vazhdimisht që të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

6 komente në “Daçiç: S’do lejojmë që Bosnja e Hercegovina të njohë Kosovën”

  1. Shqipe says:

    Ramush Haradinaj:Ku je bre “Rambo”????Shiko se ku jane Serbet???KUr se ti kerkon te Behesh President??Dhe jo vetem Ti??Kurti…dhe Udbashet e LDK-se thone se Presidenti kalon nga Zyrat e LDK-se???Pse nuk ju Ha Mortja,themi ne MIleti??????????Po i nxirrni syte njeri tjetrit..kur se Serbia…i ka gati “THonjte” per ta Mbytur perseri “Foshnjen Kosove”…Beni shtet dhe mos degjoni Berishen ne Shqiperi..me Hadutin Basha….!!!!!!!!!!

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Or zotni ‘shqipe’ ..Ramushi dhe familja e tij kanë qenë në ballë të UÇK-së dhe kanë derdhur gjak për çlirimin e Kosovës. .ku është habia këtu nëse Ramushi kërkon të bëhet president? Si nuk ju vjen turp që hidhni baltë në çdo drejtim ?apo ju dhëmb ngaqë ata nuk e përfillin atë ‘gjigantin’ tuaj?

  2. 360° says:

    Shoh vetem ca politikane te trashe, me limite dhe tapa intelektive kulturore qe ju ka ngelur koka ne mesjete. Akoma nuk po kuptojne qe Serbia per boten vlen aq sa Kosova, Maqedonia, Mali i Zi apo Bosnja.
    Ushqejne veten me lluce dhe folklor ballkanik, por jane thjesht nje nga shume shtetet qe linden nga hiri i Jugosllavise. Dhe Serbia bazat e rithemelimit te saj modern, i ka fatekeqsisht mbi kufomat, masakrat, varret massive, perdhunimet dhe genocidin mbi popujt e tjere te ishJugsllavise.
    Trashegimia kriminale, idjotesia, mistreclleku dhe bullizmi, nuk jane argumenta qe mund te ndryshojne historine. Perkundrazi, vene ne dyshim aftesine e Serbise te lindur nga pluhuri i ishjugosllavise, per tu pershtatur me kohen dhe evolucjonin. Historia, nuk i fal shtetet budallenj! Serbet me kete, mund tju japin leksjone te gjitheve. Por si duket, skane kuptuar asgje deri tani. Duhet te vazhdoje akoma shperberja e Jugosllavise se mbetur ne Serbi, deri sa te kuptojne se budallalleku ka cmim te larte. Gjithmone, nese e kuptojne para se Beogradi te jete katandisur shteti i ri i serbeve.

  3. Kim été says:

    Sërbia i sugjeroj Gjermanis të antarsoj vetëm bosnjën me besim mysliman. Cënim në punët e brëndëshme tonat, ku e thellon dhe me shume me Kosovën.

  4. Lindja e prapambetur says:

    Muter jane keta serbet. Shtet ne sherr me gjithe fqinjet. Keshtu jane vendet ortodokse, sherrxhi. Rusia, bullgaria, greqia, maqedonia, mali zi, te gjithe njelloj jane. Sherrin e kane ne kulturen e tyre, qe mesa duket vjen nga feja. Nuk thote me kot George Orwell, 1984.

    Orthodoxy is unconsciousness.

  5. emigranti says:

    Prandaj nuk duhet njohur as nga Kosova marreveshja skandaloze me Serbine ne shtepine e bardhe.
    Vetem reciprociteti eshte rruga e vetme per te fituar respektin e kujtdo dhe jo leshimi e peruljet e turpshme qe rrisin gjthnje e me shume oreksin e pales serbe e cila ka zbatuar dhe vazhdon gjithnje nje politike agresive ndaj shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje