“Shqipëria plotësoi kushtet”, Zef Mazi: Tani pret BE-në të japë rezultat, premtimet vënë në pikëpyetje kredibilitetin

2 Janar 2021, 11:39Politika TEMA

Zef Mazi, kryenegociator i Shqipërisë për në BE i ka uruar suksese Portugalisë, e cila dje mori presidencën e gjashtëmujore të BE-së.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Mazi shkruan se Shqipëria ka dhënë rezultate dhe plotësoi kushtet për Konferencën e parë ndër-qeveritare dhe se tani pret që BE të japë rezultate konktere për 2021 dhe jo më premtime që vënë në pikëpyetje besueshmërinë e saj.

Gëzuar Vitin e Ri! Mirësevjen dhe suksese Portugalisë në presidencën e BE. Shqipëria dha rezultate, plotësoi gjithë kushtet për Konferencës e parë Ndërqeveritare, pret dhe BE të japë rezultat. Premtimet vetëm vejnë në pikëpyetje kredibilitetin. Viti 2021 provë për strategjinë e zgjerimit. Optimizëm, jo zhgënjim tjetër,” shkruan Mazi në postimin e tij.

Shqipëria bëri funksionale brenda dhjetorit 2020 Gjykatën Kushtetuese, një nga kushtet kryesore për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e bisedimeve me BE për proceset integruese.

4 komente në ““Shqipëria plotësoi kushtet”, Zef Mazi: Tani pret BE-në të japë rezultat, premtimet vënë në pikëpyetje kredibilitetin”

  1. Poko says:

    Bravo Zoteri,Burre Shteti e jo shaka,qart,sakt e me kurajo .

  2. SON says:

    O Zef po ckusht plotesoi a derebardhe? ….na e thuaj…Apo se vuri 3 notere e 3 avokate pjese e rrethit Politik ne kushtetuese…..nderkohe qe kushtetuesja e vjeter ishte 100 here me e mire ….njerez Patriote e serioze…..qe i rrezuan marreveshjen Lulushit

  3. k says:

    Cilat kushte keni plotësuar more teveqel me rrogë të majme.
    Keni gjykatat më të korruptuara në rruzull,prokurorët shërbëtorë të krimit dhe drogës,gjykatësit shitet si prostitutat ke semafori,
    pronat e grabitura me dokumente të fallsifikuara,zaptuesit të pronave dhe ndërtimet e pa ligjshme i legalizoni me dekret kriminal,
    kurse pronarët i shanatazhoni me lemosha dhe “de facto” keni ligjëruar vjedhjen e pronës private ,vepër legjizlative e paimagjinueshme
    për Evropën e përparuar.
    Jeni shtet i degjeneruar dhe degraduar në çdo qelizë dhe do jem i pari që do protestoj para Parlamentit Evropian nëse pranohet
    per bisedime me shtetin mafjoz që do jetë fatkqesi e paimagjinueshme per BE.
    Nuk po flasim për drogen,krimin dhe prostitucionin se mjaftojnë ato qe thashë.

  4. Kim été says:

    Zef Këlyshi bën mir ta qepën halen se s’ja kemi ngenë. S’do ti kërkojm Portugalis konferenc të parë ndërqeveritare BE-Tiranë gjatë presidencës rrotulluese të tyre. Po na thirrën do paraqitemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje