VIDEO/ Veliaj publikon pamjet e ndërtimit të shkollës “Kristo Frashëri” dhe “Vaçe Zela”: I përfundojmë brenda vitit, mësimi në ambiente moderne

2 Janar 2021, 16:36Sociale TEMA

Ky vit që sapo ka trokitur do të shënojë për Tiranën një revolucion të vërtetë në infrastrukturën arsimore, me godina moderne, mjedise e hapësira të bollshme për nxënësit, terrene sportive e laboratorë të mirëpajisur për zhvillimin normal të lëndëve arsimore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në këto ditë të para të janarit pamje nga kantieri i ndërtimit të vetëm dy prej xhevahireve që do t’i shtohen Tiranës, një shkollë e mesme dhe një 9-vjeçare, të integruara me kopësht, në Don Bosko, të cilat do t’i japin fund mësimit me dy turne për nxënësit në atë zonë.

“Viti i Ri 2021 na gjen në vijim të punimeve intensive për ndërtimin e shkollës së mesme “Kristo Frashëri” dhe shkollës 9- vjeçare “Vaçe Zela” në Don Bosko, që t’i përfundojmë brenda vitit dhe nxënësit të mësojnë në ambiente të reja e modern”, shkruan Veliaj.

Përveçse do të zgjidhin për herë të parë problemin 27-vjeçar të mësimit me dy turne, siç edhe u premtua nga kryebashkiaku Erion Veliaj në zgjedhjet e 2015-ës, shkollat e reja të Tiranës do të jenë një mjedis i hapur për të gjithë, sipas konceptit të ri si “qendra komunitare”, që do mund të shfrytëzohen edhe gjatë pasditeve nga nxënësit dhe komuniteti rreth saj, për aktivitete të ndryshme social-kulturore, duke i dhënë asaj një dimension tjetër.

Shkollat janë planifikuar të kenë të gjitha ambientet e nevojshme akademike (klasat mësimore, duke përfshirë laboratorët e fizikës, kimisë, biologjisë, informatikës etj), palestër me ambientet ndihmëse të saj, hapësirat administrative, hapësirat shoqërore, etj. Për të përballuar ndryshimet klimaterike, godinat do të pajisen me sisteme të ngrohjes qendrore. Një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe sistemimit të mjediseve të jashtme, me terrene sportive, gjelbërim dhe ndriçim të jashtëm.

Dy shkollat në Don Bosko janë pjesë e programit për 17 institucione të reja arsimore me standardet më të larta në kryeqytet, ndërkohë që  vijon puna dhe për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti, ku përfshihet edhe shkolla e mesme “Sami Frashëri”.

2 komente në “VIDEO/ Veliaj publikon pamjet e ndërtimit të shkollës “Kristo Frashëri” dhe “Vaçe Zela”: I përfundojmë brenda vitit, mësimi në ambiente moderne”

  1. Nuk harojme kure o K....A. says:

    Krye mafiozi i bashkise se Tiranes po behet alkapone po perpiqet dhe ky njeri me dy fytyra me bandit punon per ta pare populli dhe Edi Rama dhe nga ana tjeter nuk po le gje te pa ligjshme pa bere per interesin e tij personale. Ky skuthi po i bie ne qafe qytetareve te Tiranes. Ky virusi kvit 19 na ka rene per pjese per te na veshtiresuar jeten prandaj mos e votoni kur te behen zgjedhjet per kryetar bashkie. Nuk jam me asnje parti sepse jane e keqja me e madhe qe na kane rene per pjese. …

  2. Tironsi says:

    Ky k….i eshte bere i rezikshem nuk le njeri pa i bere si gangster murin e avllise po te luesh te sjell policine e bashkise ose po vure nje tende qe te ruhesh nga shiu te vjen e ta prish. Kaq rop q…e eshte .Eshte njeri i keq dhe anti Shqiptar. I duket vetja sikur eshte mbreti i Tiranes k…..s

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje