VMRO-ja paralajmëron se mund të mos e njohë regjistrimin e popullsisë: Shqiptarët janë më pak se shifra zyrtare

2 Janar 2021, 20:34Rajoni TEMA

Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar të shtunën se mund të mos e njoh rezultatin e regjistrimit të popullsisë, që është paraparë të mbahet në prill të këtij viti.

“Tri pika, përkatësisht tre kushte, janë të paqarta për ne.

Së pari, pse të mos publikohet metodologjia e regjistrimit që supozohej të ishte një pjesë e integruar e Ligjit të regjistrimit, për të parë të gjithë?

E dyta, pse LSDM-ja është kundër që regjistrimi apo evidentimi i qytetarëve të bëhen me shenjat e gishtave, ngjashëm sikur që përdoren edhe për dokumentet personale dhe e treta, pse LSDM po përpiqet të bëjë një regjistrim në të cilin njerëzit nuk do të kenë besim, qytetarët nuk do të kenë besim dhe institucionet nuk do të kenë besim.

Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE do të kryejë një regjistrim të besueshëm sipas të gjitha standardeve të Eurostat-it”, tha Stefan Andonovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Dyshimet e opozitës maqedonase kanë të bëjnë në veçanti me numrin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ajo në vazhdimësi ka ngritur dilemën se shqiptarët janë në numër më pak 25.17 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë 2 milionëshe, bazuar në regjistrimin e zhvilluar në vitin 2002.

Paralajmërimi i VMRO-DPMNE-së për mosnjohjen e regjistrimit ka bërë që Lidhja Socialdemokrate (LSDM) në pushtet e akuzoi partinë më të madhe të opozitës për “sjellje anti-shtetërore, të papërgjegjshme dhe shkatërruese, në kundërshtim me interesat kombëtare”.

“VMRO-DPMNE nuk dëshiron të kuptojë se regjistrimi është një operacion statistikor, jo politik, një proces i rëndësishëm për të pasur të dhëna të plota që janë të rëndësishme për krijimin e politikave dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekuilibruar të të gjitha sferave në vend. Regjistrimi do të kryhet në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret e Eurostat-it, në përputhje me praktikat ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Vërejtje lidhur me regjistrimin paraprakisht kanë paraqitur edhe partitë opozitare shqiptare duke kërkuar garanci se ky proces nuk do të keqpërdoret në dëm të interesave të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Në Kushtetutë, shqiptarët definohen si popull që flet gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja dhe që përbën mbi 20 për qind të popullatës dhe mbi bazë të kësaj janë përcaktuar të drejtat e tyre gjuhësore, të simboleve, të punësimit, përfaqësimit, të drejtat kulturore e kështu me radhë.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet që brenda janarit të votojë ndryshimet në ligjin me organizimin e referendumit, me çka edhe nisin përgatitjet për realizimin e këtij procesi statistikor, që do të mbahet 19 vjet pas atij të realizuar në vitin 2002./ Rel

7 komente në “VMRO-ja paralajmëron se mund të mos e njohë regjistrimin e popullsisë: Shqiptarët janë më pak se shifra zyrtare”

  1. Publius_Varus says:

    O vemje jevgo vlleho bastarde sqe flet bullgariasht, Shqiptaret jane goxha me shume se 25.2% dhe jo me.pak o kelysh kurvickash sllavo vllehe.

    Shqiptaret ne fyrom jane te pakten 30%.

    Vetem 5,000 Shqiptare nga Tetova e shkupi me kallashanikov i japin fund fyromit brenda dites, pa qene nevoja per nderhyrjen e Shqiperise dhe Kosoves fare.

  2. mikomi says:

    sikur qytetaret te delaroheshin pa hile, ne Maqedoni do dilnin gjysma shqiptare pa frike. por shume kane frike, e te tjere jane trushpelare.

    1. Publius_Varus says:

      Nga kush kane frike e kush jane tru shpelare???

      Nga FYROMi qe eshte nje shtet qe Shqiptaret e pushtojne brenda dites???

      Tru shpelare jane Shqiptare ortodokse te sllavizuar ,por edhe me ata nuk behen Shqiptaret gjysma e popullise ne fyrom.

      Nuk duhen ekzagjeruar gjerat.

  3. Kim été says:

    Nëse ju ndihmon të antarsoheni në BE, keni bekimin tonë.

  4. Marrja e gjurmeve te gishtave behet nga ekspertet kriminaliste ndaj te dyshuarve per vepra penale. Eshte shkelje e lirise dhe te drejtave te njeriut marrja dhe administrimi i kartelave te gjurmeve te gishtave per ghitbe popullsine. Parti me drejtues te poshter.

  5. Partia nuk eshte organ hetimi, prokurori, gjykate, as .ministri e brendshme. Parti te poshtra, pa alternativa per garantimin e mireqenies se popullit, etj

  6. Ka te drejte says:

    Islamqenerit e maqedonise nuk jane shqiptare por mbetje otomane qe flasin shqip .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje