Sa vlejti bojkoti i futbollit/ Presidenti i ligës: Duhet të vazhdojmë, por jo më me bojkot

4 Janar 2021, 18:42Sport TEMA

Fillimi i sezonit të ri futbollistik 2020/2021 u shoqërua nga një ngjarje e pazakontë siç ishte bojktoi për mëse dy muaj në shenjë proteste për mosreagimin e qeverisë ndaj kërkesave emergjente të sportit jo vetëm futbollit, për një paketë ligjore financiare funksionale.

U duk se çështja u zgjidh pas premtimit të kryeministrit Edi Rama në takimin me presidentin e federatës shqiptare të futbollit Armand Duka, por deri në këto ditë të para të 2021 pak gjëra ndryshuan. Në një intervistë për Top Channel presidenti i Ligës Edvin Libohova tregon këndvështrimin e tij nëse bojkoti ishte diçka që dha rezultat apo jo.

“Vetsakrifikimi i ligës e kreu funksionin pasi qeveria më në fund kuptoi nevojat e sportit. Disa u gjëra u bën por jo ligji i sponsorizimit që ishte më kryesori”.

Po çfarë do të ndodh, përderisa një nga kërkesat kryesore të komunitetit të futbollit nuk u realizua?

“Nuk e do të vazhdojmë por jo me bojkot pasi edhe bojkoti ka pasojat e veta. Këtu nuk bëhet fjalë për të zgjidhur problemet e një sezoni, por për të ardhmen”.

Gjithashtu Liga Profesioniste tentoi të shesë emrin e kampionatit në edicionin e kaluar, por procesi nuk arriti objektivin gjë që bëri drejtuesit e saj të ndryshojnë formën e ofertës ndaj bizneseve.

“U bë gjithçka me nxitim, tani do të fillojmë procedurat që në mars për sezonin e ardhshëm në shtator. Atëherë ishte një çmim 10.000 milion lekësh por tani  që do të jetë më afatgjate oferta do të ndryshojë edhe çmimi”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje