Interi e nis vitin me goleadë ndaj Crotones

3 Janar 2021, 14:36Sport TEMA

Interi ka marrë një fitore të thellë ndaj Crotones me rezultatin 6-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Serie A.

Nerazzurrët e kanë nisur vitin 2021 me fitore, duke u bërë lider i përkohshëm i kampionatit.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte mjaft e bukur nga të dyja skuadrat, të cilët krijuan shumë raste dhe shënuan nga dy gola.

Të parët në epërsi kaloi Crotone, të cilët arritën të shënojnë me anë të Niccolo Zanellato.

Megjithatë, Interi arriti të kthehet në lojë në minutën e 20-të duke shënuar me anë të Lautaro Martinez për 1-1, ndërsa argjentinasi ishte vendimtar edhe tek goli i minutës së 31-të për 2-1.

Kur pritej që ekipet të shkonin në pushim me epërsi të Interit, në skenë doli Arturo Vidal, i cili bëri një penallti të panevojshme në minutën e 36-të dhe kjo i shërbeu miq⅜v3 të barazojnë rezultatin në 2-2 me anë të Vladimir Golemic.

Në pjesën e dytë, Interi rriti nivelin e lojës duke arritur të krijojë shumë raste dhe të shënojë edhe plot katër gola.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 57-të dhe ishte Lautaro që shënoi për 3-2, ndërsa Romelu Lukaku (64’) shënoi për 4-2.

Në minutën e 78-të, sulmuesi argjentinas Martinez kompletoi het-trikun duke shënuar për 5-2, ndërsa Achraf Hakimi (88’) vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 6-2.

Pas kësaj fitore, Interi ngjitet në vendin e parë me 36 pikë, dy më shumë se Milani i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Crotone zë vendin e 19-të me nëntë pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje