“Kolegët bënë çmos të mos dilja kampion”, Emmanuel Egbo shpërthen ndaj kritikëve: Donin të më zinin vendin

2 Janar 2021, 14:42Sport TEMA

Emmanuel Egbo, ish-trajneri i Tiranës rikthehet të flasë edhe një herë për eksperiencën e parë në stolin bardheblu.

Nigeriani erdhi nga trajneri i harruar i portierit në ballë të skuadrës, duke thyer paragjykimet.

Rezultatet erdhën breshëri, me një seri fitoresh të papara, që e katapultuan skuadrën kryeqytetase në vendin e parë me diferencë nga ndjekësit. 20 ndeshje, dy barazime e një humbje i vendosën fatet me titullin kampion.

Në një intervistë të dhënë për FAX Sport, Egbo ka treguar pjesë të kësaj aventure, por nuk ka munguar edhe kritika ndaj atyre që e penguan në këtë rrugëtim.

“Ndryshimet te Tirana? Nuk jam unë që duhet të shpjegojë e të japë përgjigje, duhet ta japin pronarët e admnistratorët e klubit, thuhet në futboll që ekipi fitues nuk ndërrohet.

Ata duhet të japin përgjigje për ndryshimet. Ndoshta ata që kanë lëvizur nuk kanë dashur të ishin pjesë e klubit dhe ndoshta nuk ishin të kënaqur me çfarë po ndodhte dhe kanë vendosur të largohen. nga ata që kanë bërë çmos që të mos dalë Tirana kampion e Egbo si trajner i Tiranës, nuk mund ta them se kush janë.

Mendoj se është shumë e dukshme, e shihni nga komentet, nga analizat që janë bërë e gjërat që janë thënë. Jo Egbo nuk është trajneri, a ka licencë, është trajner portierësh, etj.

Unë arrita t’ua tregoja atyre dhe ndaj them që nuk jam njeri që kam bërë polemika, kur janë bërë sulme unë kam qenë i qetë.” tha ndër të tjera Egbo i cili tregoi gjithashtu se po bënte një libër me historinë e tij në Shqipëri.

4 komente në ““Kolegët bënë çmos të mos dilja kampion”, Emmanuel Egbo shpërthen ndaj kritikëve: Donin të më zinin vendin”

  1. Zana says:

    Djalë i mbarë duhet ta mësosh që në Shqipëri kur nuk punon të kritikojnë e shajnë si ju vjen ,kur punon mirë apo je në krye të shlyejnë nga xhelozia.Prandaj mos u mërzit se nu e kanë me ty për me vehten .

  2. Roberto says:

    Shqiptaret jane mosmirenjohes dhe raciste. Emanuel Egbo i dha kampjonatin Tiranes dhe Refik Halili e hodhi ne rruge. Gjynah. Ishte trajner i mire. Bravo i qofte. Mund ta kesh inat dike por mos ja ha hakun apo i erdhi mire Refik Halilit kur mori parate e daljes kampjon??

  3. ....pse e beni tragjedi duke i mare intervista, shihni ne bote si ilin traiberet... says:

    ….boll me evgjitin , punoi mori rogen … ne te semes …Avanti il prosimo.

    1. Na myten says:

      Nuk mori rrogen o rraca ariane qe fshin bythen me gisht. Nxorri Tironen kampion dhe hyri ne histori. Tani nuk e nxjerrin dot nga historia.
      Halil beu mund ta shkarkonte vetem ne fund te sezonit nese nuk do arrinte te dilte kampion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje