Hapet merkato e janarit, skuadrat e Superiores në kërkim të përforcimeve

1 Janar 2021, 18:26Sport TEMA

Me nisjen e Vitit të Ri, 1 janari shënon dhe hapjen e merkatos së dimërit për skuadrat e Kategorisë Superiore.

Të gjitha ekipet do nisin menjëherë punën për të piketuar disa lojtarë për të përforcuar repartet ku kanë mangësi.

Afati i kryerjes së merkatos do të jetë deri më 31 janar, ku do të raportojnë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në FIFA, për afrimet e reja.

Nga të 10 ekipet e Kategorisë Superiore, 9 prej tyre kanë të drejtë të kryejnë merkato, ndërsa vetëm Partizani ende nuk mund të afrojë lojtarë.

Kjo pasi të kuqtë janë të pezulluar dhe presin konfirmimin e CAS për zhbllokimin e merkatos. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje