PSG prezanton një ish si trajnerin e ri

2 Janar 2021, 17:46Sport TEMA

Nuk ka më kohë për të humbur dhe PSG-ja ka zgjidhur çështjen e trajnerit.

Stoli i nënkampionëve të Europës është dhurata që Poçetini ka marrë në këtë vit të ri

. Argjentinasi është përfolur që në momentin kur Tuhel u shkarkua nga detyra, por parisienët kanë pritur ditët e para të këtij 2021-shi për të bërë gjithçka zyrtare.

PSG-ja ka prezantuar Poçetinon përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale.

Ish-trajneri i Totenhemit ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur në kryeqytetin francez deri në qershorin e vitit 2022 me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit.

Kështu kampionët e Francës e gjejnë zgjidhjen te një ish i tyre, pasi Poçetino ka mbajtur veshur fanellën e PSG-së në kohën kur ka qenë aktiv si lojtar në futboll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje