“Ministria e Jashtme duhet të shkëlqejë”, Xhaçka: Do reformoj shërbimin në konsullata, do bëj detyrën me përgjegjshmëri maksimale

5 Janar 2021, 08:50Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për media, së bashku me ministren e re të Jashtme Olta Xhaçka dhe ministrin e dorëhequr, Gent Cakaj.

Xhaçka, në fjalën e saj si ministre, tha se Ministria e Jashtme duhet të shkëlqejë, pasi është pasqyrë e shtetit shqiptar në sytë e botës.

“Ky ishte një vit dramatik. Dua të falënderoj kryeministrin Rama dhe kam respekt edhe për Cakaj, për profesionalizmin që ta treguar në detyrë.

Jam e privilegjuar që do të kem këshilltarë juve të dy (Rama e Cakaj). Puna juaj e bën punën time shumë më të lehtë.

Nuk më duhet të shpik rrotën, përkundrazi. Por, unë nuk do mjaftohem me atë që kanë bërë ministrat më herët, por të punoj sa më shumë për vendin tonë.

Do reformoj shërbimin tonë diplomatik. Kjo ministri duhet të shkëlqejë në çdo drejtim, sepse është Shqipëria në dytë e botës. Vendi ynë duhet të shkëlqejë edhe në Këshillin e Sigurimit”, tha Xhaçka.

Olta Xhaçka nënvizoi se është nder i madh për të, fakti që i është besuar posti i ministres së Jashtme të Shqipërisë, duke shtuar se do përpiqet ta shlyejë me punë detyrën.

 

 

“Për mua është një nder shumë i madh që jam besuar në këtë detyrë, jam falënderues ndaj kryeministrit dhe parlamentit. Këtë borxh që kam ndaj kryeministrit dhe parlamentit të vendit tim, do përpiqem që ta shlyej me punë.

Do të jem objektive që të mos ketë asnjë problem në këtë ministri. I suksesshëm qoftë ky vit, edhe në diplomaci. Do bëj maksimumin për të çuar përpara atë që Cakaj e kryeministri kanë arritur.”, deklaroi Xhaçka.

3 komente në ““Ministria e Jashtme duhet të shkëlqejë”, Xhaçka: Do reformoj shërbimin në konsullata, do bëj detyrën me përgjegjshmëri maksimale”

  1. tropoja says:

    me shkelqye duhet tana ministrit jo vetem ajo e jashtme por edhe e brendshme edhe e mbrojtjes por i ka nxi edvini zi si gjith shqipnin zi e ka bo vransina 24 ore edvin bajlozi

  2. Arbeni says:

    Puna mbare Znj.Xhacka,uroj me vertete te besh nje ndryshim te domosdoshem ne konsullata dhe ambasada shqiptare,se per sherbimin qe ofrojne as vendeve afrikane nuk u vijme anash.
    Hapi tjeter,te jesh kryeministrja e ardhshme,vetem me nje kryeministre femer do n’a pranoje Europa ne Europe.
    Uroj gjithashtu te mbledhesh mbas vetes njerez te afte e punetore,JO militante e kalamaj miqsh socialista,por njerez intelektuale pa dallim partish,as politiksa,thjesht shqiptare qe e Duan vendin e tyre.Pune do kesh shume po do ja
    vleje barra qerane.Ju vafte mbare.

  3. Sqepari says:

    Do reformoj… duhet kuptuar, hiqen ata qe jane dhe vijne nipotet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje