Albin Kurtit i ndalohet kandidimi në zgjedhje, Kushtetuesja: Kush është dënuar 3 vitet e fundit nuk lejohet

6 Janar 2021, 15:41Rajoni TEMA

Kryetari i LVV, Albin Kurti rrezikon mos të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Në aktgjykimin e plotë të publikuar nga Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti dhe zgjedhjet e reja në Kosovë, ka dhe një përfundim lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimeve.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, kushdo person që në 3 vitet e fundit është dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë me një ose më shumë vite burgim, atëhere nuk kandidon dot.

Albin Kurti së bashku me deputetë të tjerë, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu u dënuan në 2018, ose më shumë se 2 vite më parë me burg për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Pikërisht qeveria Hoti u rrëzua nga vota e pavlefshme e një deputeti, Etem Arifi i cili ishte dënuar më parë me 1.3 vite burg për mashtrim me subvencionet.

PJESË NGA AKTGJYKIMI I GJYKATËS KUSHTETUES

291.Për sa i përket dispozitave kushtetuese dhe ligjore në Republikën e Kosovës, që i japin përgjigje çështjeve të ngritura nga kjo kërkesë, Gjykata gjeti se: – Neni 71.1 i Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 29.1(q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përcakton se asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhjet për Kuvend nëse është dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit; – neni 70.3 (6) i Kushtetutës përcakton se mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai/ajo dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë, me një ose më shumë vite burgim.

Ky përcaktim kushtetues përforcohet edhe me nenin 8.1.6 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, nenin 112.1.a të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nenin 25.1.d të Rregullores së Kuvendit;

16 komente në “Albin Kurtit i ndalohet kandidimi në zgjedhje, Kushtetuesja: Kush është dënuar 3 vitet e fundit nuk lejohet”

  1. ana says:

    Ligji eshte ligj dhe si i tille duhet respektuar. Albini i ri eshte, le te prese dhe 4 vjet te tjera se i ben mire.

  2. qytetar says:

    Mos ! Fatekeqesi mbare kombetare. !!!!????

  3. Ceni says:

    Seanca te kuvendit pa lot sjelles? Mos! Nuk ka kuptim. Ky ne Kosove dhe Berisha ne Tirane Jane mjeshtra per zjarrvenie. E mbajne barutin ne xhep.

  4. Babale says:

    Bo bo cna gjeti ……po tani !!!!!???????

  5. xx says:

    MUND te mos jete deputet por a mund te jete k/minister? Me duket se po. Nga ana tjeter nga 2018 deri 2021 behen tre vjet por sjam i sigurt se permbushen plot 3 vjet.

    1. Mesuesi says:

      Kryeministër mund të bëhet, po më parë duhet të fitojë zgjedhjet. Nëse i fiton ato, atëhere hallall!

  6. Shkezen Haxhia says:

    Sa qef ka klani i te korruptuareve ne Shqiperi dh Kosove qe te mos kandidoje Albin Kurti, qe eshte politikani me i pakorruptueshem. I merrni te keqen,Albini do te jete kryeministri i ardhshem i Kosoves, dhe do tu fuse drithmen edhe oligarkeve dhe atyre qe i mbrojne ata ketu ne Shqiperi.Asnje nen i Kushtetutes nuk e ndalon Albinin te kandidoje,pasi ai eshte zgjedhur deputet dhe kryeminister edhe pas burgosjes.Keshtu cdo interpretim i Kushtetueses per Albinin bie. Eshte krejt ndryshe rasti i Etem Arifit. Ai votoi si deputet i shitur,ne kohen qe ishte i denuar,por e kishte fshehur denimin.

    1. Sy Hapuri! says:

      @Shkezen Haxhia
      Ti mund te kesh te drejte qe Albini nuk eshte i kurruptuar ne parra. Kete fakt mund ta spjegosh si ty, se ai eshte i pakorrupteshem. Ti ke te drejte po te ishte se Albini nuk eshte spiun i Serbit. Ai vertet do ishte kandidature e pershtateshme per Kosoven. Ne rastin e Albinit spjegimi eshte pak me ndryshe. Shpesh spiunet jane te orjentur qe te mos korruptohen ne para, qe te ngrihen ne pushtet. Shume bukur Albini merr para nga Vuciqi dhe asnje nuk i di keto shuma. Ai ka detyre qe te ngrihet ne detyre dhe per anen financiare kujdeset UDBA.
      Ne thelb Albini eshte njeruiu me i kurruptuar ne Kosove ne aspektet e tjera. Ai ka punuar me zell per te mbrojtur Serbine ne Rrambuje, qe te mos sulmohej nga Amerika. Ai donte te bente “revolucion” ne Shqiperi por nuk i ndezi, qe ne thelb do ishte sherbim I pallogaritur per Serbine. Ai dogji parlamentin e Kosoves sipas platformes Serbe qe shqiptaret “nuk dine te qeverisin”. Ne fund ai ndihmoi Vuciqin te dilte nga bisedimet. Ai na beri armik me Ameriken dhe Evropen, sepse kjo ishte ne interes te Serbise. Per Albinin dhe veprimtarine e tij agjenturore, mund te flitet shume, por ne Kosove nuk ju ben pershtypje veprimtaria e Albinit. Per ty dhe shoket e tu ben pershtypje vetem fakti se Albini nuk eshte i korruptuar, sikur kjo te ishte e vetmja kerkese per nje politikan. Ky eshte naivitet.
      Albini eshte aq i korruptuar sa ka shkeputur gjithe lidhjet me Kosoven. Ai u martua me nje te huaj, e cila nuk ka nenshtyetesi Kosovare. Vendet skandinave nuk lejojne dy nenshtetesite. Pra Albini ka tradhetuar Kosoven dhe e ka mbjelle faren e tij ne dhe te huaj. Ndoshta edhe per te fshehur “honoraret” qe merr na UDBA. Femijet e tij nuk jane me shqiptare, per te njejten arsye sepse vendet skandinave nuk lejojne dyneshtetesine. Ti naiv mendon se Albini punon per Kosoven. Albini e ka prere bileten kunder Kosoves qe diten qe u fut ne burgun Serb. Duhet kohe e gjate te flitet per “bemat’ e Albinit, por nuk nuk ja vlen. Ty dhe shokeve te tu nuk ju intereson veprimtaria agjenture e tij, sepse urreni UCK. Serbi me mjeshteri ju ka bere armik me UCK sepse shume prej lidereve te saj u kurruptuan. Kjo per mua nuk eshte arsyeja qe ne krye te Kosoves te vihet spiuni i Serbit, qe Serbia te hakmeret me clirimtaret. Keni humbur llogjiken, miku im dhe me vjen keq te te them se po e humbisni Kosoven perseri!

  7. Roberto says:

    Persona si Albin Kurti duhen zhdukur nga politika. Jane persona qe vetem demtojne dhe nuk bejne asnje gje te vlefshme per Kosoven. Po te duash te organizosh ndonje proteste me shashka,molotove apo c’do gje tjeter mund te therasesh ne ndihme Vetvendosjen e Albin Kurtit dhe c’do gje shkon ashtu sic e doni ju por qe ne fakt ju eshte cjerre maska si me protestat e sudenteve me Shqiperi ashtu edhe me rremujat e dhunshme per vrasjen nje te riu disa dite me pare nga nje polic patrulle. Nuk e kuptoj c’fare kerkon ky cope MUTI (me falni per fjalorin por ky nuk durohet) qe fut hundet ne Shqiperi????

    1. hajt me shnet says:

      ..sa shume mut hake ti mor halldup..

  8. Korabi says:

    Dy zjarevenes,nje ne Tirane dhe nje ne Prishtine,nje i vjeter dhe nje i ri, njeri Sali dhe tjetri Albin,mut njeri dhe kake tjetri.

  9. Loni says:

    Cudira Kosove. eshte si te besh zgjedhje njepartiake pa Albinin. Ata me nje kembe ne varr e nje ne shkop e gjejne menyren per te shkaterruar Kosoven, Turp.

  10. Armendi Gllogjan says:

    Ktij “frajerit” duhet me ja ndalue me ligj me kalue nga kuvendi i Kosoves

    1. ramush cari says:

      Kulla,zhlepi,cakorri bertiste nji hajvan gllogjani,nji mercenar kar,hajdut,i pa’karakter dhe shume legen.Tash do i dalin dhe pislleqet dhe vrasjet e antarve te Ldk-se dhe do shkoje ti beje shoqeri thacit dhe veselit ne hage edhe nja 15 vite të tjera si mut-kriminel dhe bandit qe eshte.Muuuuuuuuuu kah po shkon moj zaneeeee,o asht nise per ne hage lopa…. muuuuuuuuuuuu

  11. Populli says:

    Fiks si Pepe Grillo ne Itali dhe ky komunisti grgrgr i shqiptaris se Kosoves, turp se ai ishte humorist po ky si mr.bean

  12. ymer janulla says:

    Të gjithë ata ,me bazen në krye,që kundërshtojnë kurtin,kanë një shkak të përbashkët që nuk e thonë hapur!
    Nuk duan një shtet më të madh e më të fuqishëm shqiptar në ballkan.
    Kurti, për momentin, ështe i vetmi që mbështet hapur bashkimin e trojeve shqiptare me shqipërinë.
    Të tjerët duan vilajete me komb serbo-kosovar.
    Populli,nga ana tjetër,mbështet kurtin sepse mbështet shqipërinë e bashkuar.
    Duke parë se përpjekja për baltosje ,e shtypit të blerë ndaj kurtit dështoi,dhe propaganda nuk ja uli besimin në popull, po përpiqen me dredhira ligjore ta mënjanojnë.
    Kot lodhesh mero,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje